[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e 109.69.162.206 (diskutimet) në versionin e fundit nga 79.171.50.46.
Etiketa: Rollback
vNo edit summary
Rreshti 94:
Vlen të përmendet se fshati Lubinjë shquhet si fshati me popullsinë më punëtore të këtij rrethi. Pothuajse çdo shtëpi është ndërtuar nga fillimi dhe aktualisht gjenden në gjendje shumë të mirë. Çdo familje fshatare në Gramsh ka në pronësi 0,97ha tokë arë ose 0.2 ha për frymë,sasi kjo e pamjaftueshme për zhvillimin e një ekonomie bujqësore me kërkesat e ekonomisë së tregut.
Ndër kulturat e drithërave gruri zë peshën specifike më të madhe. Ai zë aktualisht 46% të sipërfaqes së mbjellë me bimë arësh dhe 72% të prodhimit të drithërave të bukës
Me misër mbillet 21% e sipërfaqes që zënë drithërat e kjo kulturë jep 27% të prodhimit të drithërave. Pesha specifike e misrit për për prodhim buke po vjen duke rënë çdo vit. Ai më gjërë përdoret si ushqim për blegtorinë.
Gramshi është i njohur për prodhimin e duhanit. Sot sipërfaqja e mbjellë me duhan ka rënë, po kështu edhe rendimenti. Çmimi që ofrohet për blerjen e prodhimit të duhanit nuk i nxit fermerët të meren me kultivimin e tij.
Me mikroklimat që ka Gramshi është rreth që kultivohen një numër i konsiderueshëm perimesh, rreth 20 lloje, si patatja, fasulja, domatja, qepa, preshi , trangulli(kastraveci), speci, hudhra, bamja, patëllxhani, bostani, shalqini, sallata, mashurka, panxhari i kuq, karrota, kungulli, lakra, spinaqi e deri tek erëzat e ndryshme. Perimet që kultivohen masivisht në këtë rreth janë patatja, fasulja, domatja, trangulli, qepa, preshi, hudhra e lakra.