Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier (filmi): Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Etiketa: përpunim burimi 2017
No edit summary
Etiketa: përpunim burimi 2017
Rreshti 8:
Princi Gjakpërzier pati shumë kritika pozitive përgjatë një suksesi të menjëhershëm tregtar, duke thyer rekordin e fitimeve më të mëdha bruto të të gjitha kohërave gjatë një dite. Për 5 ditë, filmi grumbulloi 394 milionë dollarë, duke thyer edhe rekordin e fitimeve më të mëdha bruto të të gjitha kohërave gjatë 5 ditëve.
Me një fitim bruto prej 934 milionë dollarësh, është filmi i tetë me fitim bruto më të madh dhe filmi i dytë për vitin 2009 (pas Avatarit). Është filmi i 48-të me fitim bruto në të gjithë botën i parregulluar për inflacion. Filmi ka marrë një mori çmimesh dhe nominimesh, duke përfshirë dhe një njohje nga edicioni i 82-të të Academy Awards për kinematografinë më të mirë dhe në British Academy Film Awards e 63-të për efektet më të mira vizuale dhe produksioni më i mirë i dizajnit.
 
Princi Gjakpërzier mbetet një nga filmat me vlerësimet më të larta pozitive në të gjithë serinë prej kritikëve të filmit; gjatë kohës së shfaqjes u shpall filmi i tretë nw sagwn e Harry Potter me vlerësim më të lartë nga Rotten Tomatoes dhe Metacritic. Kritikët e përgëzuan historinë "emocionalisht të kënaqshme",  regjinw, kinematografinë, efektet vizuale dhe kolonën zanore.
 
== Përmbajtja ==
 
Lordi Fluronvdekje është duke vendosur pushtetin e tij mbi Botën Magjike, si dhe Botën e Babanacëve dhe ka zgjedhur Drako Mallfoin për të kryer një mision sekret. Severus Pitoni bën Një Betim të Pathyeshëm me të ëmën e Drakos, Narcisën që do ta mbrojë Drakon dhe do të kryejë detyrën e tij nëse ai dështon.
 
Harri shoqëron Albus Urtimorin për të vizituar mësuesin e dikurshëm të Shurupeve, Horac Brikërmillin, i cili tani qëndron në fshehtësi. Brikërmilli bie dakord që të kthehet për të dhënë mësim në Hogwarts. Më pas Urtimori e shoqëron Harrin tek Shtrofka, ku Harri bashkohet me dy miqtë e tij më të mirë Ron Uezlin dhe Hermionë Granxherin. Harri beson se Fluronvdekja e ka bërë Drakon një Hamort, por Roni dhe Hermiona janë skeptikë. Në Hogwarts, Harri dhe Roni duhet të huajnë librat e nevojshëm për orën e Shurupeve të Brikërmillit sepse nuk i kanë ende të tyret. Kopja e Harrit është e nënshkruar nga “Princi Gjakpërzier”. Ky përdorues ka shënuar në libër instruksione të tjera, shorti dhe rekomandime që e ndihmojnë Harrin të shquhet në klasë. Roni bëhet Portier i skuadrës së Kuidiçit të Grifartit dhe krijon një lidhje romantike me Levanda Braunin, duke e lënë Hermionën të dëshpëruar. Harri ngushëllon Hermionën dhe i tregon se ai tashmë ndjen për motrën e vogël të Ronit, Xhini Uezlin.
 
Harri i kalon pushimet e Krishtlindjeve me Uezlit. Në vigjilje të Krishtlindjeve, Belatriks Lestrejnxhi dhe Fenrir Grejbeku i vënë zjarrin Shtrofkës. Pas kthimit në shkollë, Roni thuajse vdes prej një shisheje vere të helmuar që në fakt kishte për qëllim të arrinte tek Urtimori. Duke u shëruar Roni murmurit emrin e Hermionës duke shkaktuar kështu ndarjen e tij me Levandën. Harri përballet me Drakon dhe e plagos atë ashpër me një shorti Sectumsempra të marrë nga libri i Princit Gjakpërzier. Pitoni hyn dhe me shpejtësi shëron plagën e Drakos. Duke u druajtur se libri mund të jetë i mbushur me më tepër Magji të Errta, Xhini dhe Harri e fshehin atë në Dhomën e Nevojave dhe puthen për herë të parë.
 
Urtimori i tregon Harrit kujtime të Tom Ridëllit të ri dhe i thotë se Brikërmilli ruan një kujtim të rëndësishëm që mund të ndihmojë në mundjen e Fluronvdekjes. Harri arrin ta marrë kujtimin dhe zbulon se Fluronvdekja kërkonte informacion për të krijuar shtatë Horkrukse. Dy prej këtyre Horkrukseve janë shkatërruar tashmë: ditari i Tom Ridëllit dhe unaza e plakut Marvolo. Pas zbulimit të një vendndodhjeje të mundshme të një Horkruksi tjetër, Harri dhe Urtimori udhëtojnë drejt një shpelle në breg të detit ku Harri është i shtrënguar ta bëjë Urtimorin të pijë një shurup që i shkakton atij dhimbje e që fsheh Horkruksin, një medalion. Një Urtimor i dobët i mbron ata prej trupave të vdekur dhe bën të mundur që ata të duken në Hogwarts, ku Belatriks Lestrejnxhi, Fenrir Grejbeku dhe Hamortë të tjerë kanë hyrë me ndihmën e Drakos përmes një Dollapi Zhdukjeje.
 
Urtimori e udhëzon Harrin të fshihet ndërsa Drako arrin duke zbuluar se ai është caktuar nga Fluronvdekja për të vrarë Urtimorin. Sidoqoftë ai e ka të pamundur ta bëjë këtë dhe Pitoni vret Urtimorin përmes shortisë Avada Kedavra. Harri mundohet t’i bëjë shorti Pitonit por ai nuk e lejon dhe i zbulon se ai është pikërisht Princi Gjakpërzier. Harri kthehet ne Hogwarts ku gjen stafin dhe studentët duke qarë për Urtimorin. Harri u tregon Ronit dhe Hermionës që medalioni në fakt ishte fallco, jo një Horkruks i vërtetë. Medalioni mbante një mesazh nga R.A.B., ku thoshte se ai e kishte vjedhur Horkruksin e vërtetë me qëllim për ta shkatërruar atë. Në vend që të kthehen për vitin tyre të fundit në Hogwarts, Harri, Roni dhe Hermiona kanë për qëllim të kërkojnë dhe shkatërrojnë Horkrukset e mbetur.
 
== Aktorët ==
 
* Daniel Radcliffe si Harri Potter.
 
* Rupert Grint si Ron Uezli, shoku më i mirë i Harrit.
 
* Emma Watson si Hermionë Granxheri, shoqja më e mirë e Harrit.
 
* Helena Bonham Carter si Belatriks Lestrejnxh, një nga Hamortet kryesore të Fluronvdekjes dhe tezja e Drako Malfoit.
 
* Jim Broadbent si Horas Brikërmilli, profesori i sapoemëruar i Shurupeve që e kishte pasur më përpara këtë post.
 
* Robbie Coltrane si Rubeus Hagrid, rojtari i pyllit të Hoguortsit dhe profesori i Kujdesit për Krijesat Magjike në Hoguorts.
 
* Warwick Davis si Filius Flituik, mjeshtri i shortive dhe drejtuesi i shtëpisë së Korbziut.
 
* Tom Felton si Drako Malfoi, rivali i Harrit dhe marrësi i misionit sekret të Fluronvdekjes.
 
* Michael Gambon si Albus Urtimori, drejtori i Hoguortsit.
 
* Alan Rickman si Severus Pitoni, mjeshtri i shurupe dhe profesori I Mbrojtjes Kundër Arteve Të Errëta.
 
* Maggie Smith si Minerva MekGur, mësuesja e Shndërrimeve në Hoguorts,zv/drejtore dhe drejtuese e shtëpisë së Grifindorit.
 
* Timothy Spall si Piter Petigrju, hamorti që tradhëtoi prindërit e Harrit tek Fluronvdekja. Spall nuk ka rreshta në film.
 
* David Thewlis si Remus Lupini, anëtar i Urdhërit të Feniksit dhe ish-profesori i Harrit në Mbrojtjen Kundër Arteve të Errëta.
 
* Julie Walters si Moli Uezli, mamaja e familjes Uezli dhe një figurë amësore për Harrin.
 
* Bonnie Wright si Xhini Uezli, më e vogla e familjes Uezli dhe e dashura e Harrit.