[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketa: përpunim burimi 2017
vNo edit summary
Rreshti 6:
Në mesin e shekullit XIV, [[osmanët]] filluan të bashkojnë [[Azia e Vogël|Anadollin]] dhe të krijojnë një perandori që do të përfshinte shumicën e [[Evropa juglindore|Evropës juglindore]], Azisë perëndimore dhe [[Afrika veriore|Afrikës veriore]], duke u bërë kështu një fuqi e madhe në Euroazi dhe Afrikë gjatë fillimit të kohës së re. [[Perandoria Osmane]] arriti kulmin e fuqisë së saj në shekullin XVI, veçanërisht gjatë sundimi (1520–1566) të [[Sulltani|sulltan]] [[Sylejmani I|Sylejmanit të Madhërishëm]]. Ajo mbeti e fuqishme dhe me ndikim të madh për dy shekuj, derisa dështime të rëndësishme si Lufta e madhe turke (1683–99) dhe Lufta ruso-turke (1768–74) e detyruan të heq dorë nga territore strategjike në Evropë, duke sinjalizuar kështu humbjen e fuqisë ushtarake dhe pasurisë së dikurshme. Reforma e [[Tanzimati]]t e shekullit XIX, që kishte për qëllim modernizimin e shtetit osman, dëshmoi të jetë e papërshtatshme në shumicën e fushave, dhe dëshoi të ndaloj shpërbërjen e perandorisë.<ref name="OttoTurkVis">{{cite web|title=Ottoman/Turkish Visions of the Nation, 1860–1950|url=Ottoman/Turkish Visions of the Nation, 1860–1950|accessdate=18 February 2015}}</ref> Në vitin 1876 u miratua kushtetuta osmane dhe u themelua parlamenti, të cilët u pezulluan nga sulltan [[Abdyl Hamiti II|Abdylhamidi II]] në vitin 1878, për tu rikthyer nga [[xhonturqit]] në vitin 1908. Po në atë vit, [[Bullgaria]] shpalli pavarësinë dhe [[Austro-Hungaria]] aneksoi [[Bosnja dhe Hercegovina|Bosnjën dhe Hercegovinën]]. Lufta italo-turke (1911–1912) nxiti Lidhjen e Ballkanit që të filloi [[Luftërat Ballkanike]] (1912–1913), të cilat i shkaktuan Perandorisë Osmane humbjen e shumicës së [[Rumelia|territoreve të mbetura në Evropë]] dhe shkaktoi fillimin e pastrimit etnik më të madh ndaj [[Myslimani|myslimanëve]] osmanë në [[Gadishulli Ballkanik|gadishullin Ballkanik]] që nga [[Lufta Ruso-Turke (1877-1878)|Lufta ruso-turke (1877-1878)]], duke rezultuar në shpërngulje masive të myslimanëve në drejtim të Azisë së Vogël. Zhgënjimet nga këto humbje sollën në grushtshtetin osman të viti 1913, ku vendi u vendos nën kontrollin e tre pashallarëve, që vendosën t'i bashkohen Fuqive qendrore në [[Lufta e Parë Botërore|Luftën e Parë Botërore]] (1914–1918), të cilët në fund të fundit u mundën nga Fuqitë aleate. Pas luftës, konglomerati i territoreve dhe popujve që formonin Perandorinë Osmane u shpëbë në disa shtete të reja.<ref>[[Roderic H. Davison]]; Review "From Paris to Sèvres: The Partition of the Ottoman Empire at the Peace Conference of 1919–1920" by Paul C. Helmreich in ''[[Slavic Review]]'', Vol. 34, No. 1 (Mar. 1975), pp. 186–187</ref>
 
Lufta turke për pavarësi (1919–1922), e nisur nga [[Mustafa Qemal Atatürk|Mustafa Qemal Ataturku]] dhe kolegët e tij kundra Fuqive pushtuese aleate, rezultoi në heqjen e monarkisë në vitin 1922 dhe themelimin e Republikës së Turqisë në vitin 1923, ku si kryetar i parë u zgjodh Ataturku.<ref name="Britannica">{{cite web|publisher=Encyclopædia Britannica|url=http://www.britannica.com/eb/article-44425/Turkey|title=Turkey, Mustafa Kemal and the Turkish War of Independence, 1919–23|accessdate=29 October 2007|year=2007}}</ref> Gjuha zyrtare e Turqisë është [[Gjuha turke|turqishtja]], një gjuhë turkike e cila është gjuha amtare e 84.5% të popullsisë së Turqisë.<ref name="konda">{{cite web|url=http://www.konda.com.tr/tr/raporlar/2006_09_KONDA_Toplumsal_Yapi.pdf|title=Toplumsal Yapı Araştırması 2006|publisher=[[KONDA Research and Consultancy]]|date=2006|accessdate=21 February 2015}}</ref> Sipas disa sondazheve, mes 78.1% dhe 81.3% e popullsisë së vendit indentifikohen si [[Turqit|turq]].<ref name="konda" /> Grupe të tjera etnike përfshijnë grupe të njohura ligjërisht ([[Armenët|armenë]], [[Ortodoksët greqishtfolës|ortodoksët greqishtfolësit]], [[HebrenjtëÇifutët sefardikë|hebrejë]]) dhe të panjohura ligjërisht ([[Kurdët|kurdë]], çerkezë, [[Arabët|arabë]], [[Shqiptarët|shqiptarë]], [[Boshnjakët|boshnjakë]], gjeorgjezë dhe të tjerë).<ref name="konda" /> Kurdët janë pakica më e madhe etnike, duke përfshirë rreth 18% të popullsisë.<ref name="cia2"/> Shumica e banorëve të Turqisë janë [[Myslimanët|myslimanë]] [[Synitët|synitë]], ndërsa [[alevitët]] janë pakica më e madhe fetare, e ndjekur nga [[Krishterimi|të krishterët]] dhe [[JahudizmiJehudizmi|hebrenjtë]].<ref name="cia2" />
 
Turqia është anëtare e [[Organizata e Kombeve të Bashkuara|Organizatës së Kombeve të Bashkuara]], një anëtare e hershme e [[NATO]]-s dhe anëtare themeluese e [[OECD]]-ës, [[Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë|OSCE]]-së, G-20-ës dhe [[Organizata e Bashkëpunimit Islam|Organizatës së Bashkëpunimit Islam]]. Pasi u bë një nga anëtaret e para të [[Këshilli i Evropës|Këshillit të Evropës]] në vitin 1949, Turqia u bë një anëtare e asociuar e [[Bashkësia Evropiane|Bashkësisë Evropiane Ekonomike]] në vitin 1963, u anëtarësua në Bashkimin Doganor të Bashkimit Evropian në vitin 1995 dhe filloi negociatat e anëtarësimit me [[Bashkimi Evropian|Bashkimin Evropian]] në vitin 2005.<ref name="TR_EUChrono">{{cite web|url=http://www.abgs.gov.tr/en/tur-eu_relations_dosyalar/chronology.htm|archiveurl=https://web.archive.org/web/20070515022203/http://www.abgs.gov.tr/en/tur-eu_relations_dosyalar/chronology.htm|archivedate=15 May 2007|title=Chronology of Turkey-EU relations|publisher=Turkish Secretariat of European Union Affairs|accessdate=30 October 2006}}</ref> Ekonomia në rritje e Turqisë dhe nismat diplomatike të saj kanë çuar në njohjen e saj si fuqi rajonale.<ref name="giga-hamburg.de1">{{cite web|title=The Political Economy of Regional Power: Turkey|url=http://www.giga-hamburg.de/de/system/files/publications/wp204_bank-karadag.pdf|website=giga-hamburg.de|accessdate=18 February 2015}}</ref><ref name="dw.de1">{{cite web|title=Turkey: From regional to global player|url=http://www.dw.de/turkey-from-regional-to-global-player/a-16036132|website=dw.de|accessdate=18 February 2015}}</ref><ref name="ministryofforeign9">{{cite web|title=International Organisations|url=http://www.mfa.gov.tr/sub.en.mfa?7cafe2ef-78bd-4d88-b326-3916451364f3|website=mfa.gov.tr|accessdate=10 September 2014}}</ref>