[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e 31.22.50.125 (diskutimet) në versionin e fundit nga Astronomi06.
Etiketa: Rollback
v Rregullim sintakse
Rreshti 100:
! Viti !! 1950 !! 1960 !! 1980 !! 1985 !! 1990 !! 1996 !! 2001
|-
! PerqindjaPërqindja !! 8% !! 17.10% !! 27.20% !! 27.60% !! 28% !! 40% !! 48%
|-
|}
 
== Ekonomia ==
RethiRrethi i Fierit është ekonomikisht një nga rrethet më të zhvilluara të Shqipërisë. Në këtë zhvillim veçojmë tre periudha të rëndësishme kohore : paraçlirimit, vitet 45-90-të dhe pas vitit 1990.
 
Në periudhën paraçlirimit Fieri ka qenë një zone e prapambetur bujqësore, që vuante nga kënetëzimi masiv dhe malaria. Shumica e popullsisë jetonte në fshat ku ruheshin akoma disa karakteristika të feudalizmit. Një pjesë e fshatarësisë kishte tokë, ndërsa pjesa tjetër punonte në çifligjet e shtetit dhe në ato private. Ne vitin 1925 shoqëria anglo-persiane OIL Company mori për ta shfrytëzuar për kërkimin e vendburimeve të naftës një sipërfaqe prej 250.000 ha. Pas largimit të kësaj kompanie, vjen shoqëria AIPA që morri për shfrytëzim një sipërfaqe prej 164.000 ha. Në vitin 1938 ekzistonin magazina të mëdha mallrash dhe një rrjet i dendur tregtar. Degët kryesore të ekonomisë në këto vite përfaqësoheshin me disa fabrika të industrisë së lehtë dhe ushqimore. Në 1937 dhoma e tregetisë së qytetit numëronte 309 zejtarë, tregtarë dhe industrialistë. Pas pushtimit italian vërshuan shumë sipërmarrës, punëtore , fermerë , nënpunës, njerëz të profesioneve të ndryshme dhe bashkë me ta dhe prodhimet e industrisë italiane. Ky fenomen u shoqerua me pasoja negative për prodhuesit vendas, kryesisht artizanë, duke i rrenuar ekonomikisht dhe duke i detyruar të mbyllnin punishtet e tyre, gjë qe solli keqësimin e gjendjes ekonomike të familjeve të tyre. Pas kapitullimit të Italisë, pronat e shoqerisë AIPA i morri në dorë shoqëria gjermane Continental Oil.