[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 51:
==Nëndialekte==
Gegërishtja në vetvete ka 2 nëndialekte, që gjeografikisht ndahen te [[lumi i Matit|lumi i shkumbin]]. [[Gegerishtja veriore]] shtrihet në të djathtë të Matit: në Mirditë, në Pukë, në Lumë, në Has, në malesinë e Gjakoves, në Kosove, në Maqedonin Veriperendimore, në Dukagjin, në Malesi të Madhe (në të dy anet e kufirit), në Shkodër e në rrethinat e saj, në krahinën e Krajes dhe të Ulqinit; ndërsa [[gegerishtja jugor]]e shtrihet në të majtë të Matit: në zonat e Elbasanit, të Durresit, të Tiranës, të Krujës, të Matit, të Lurës, të Peshkopisë e të Maqedonise Perendimore, prej Dibre deri në Shkup e Kumanove.
"Kufiri natyror" në mes të gegërishtes dhe [[toskë]]rishtes është [[Lumi Shkumbin]] në Shqipëri, që përshkon Shqipërinë e mesme nga lindja në perëndim.Duke vazhduar më tej me ndarjen dialektore të dialektit gegë, vihen re grupe të mëdha të folmesh që kanë karakteristikat e mëposhtme:
 
1 Gegërishtja verilindore:
 
Grupet e vjetra kl,gl janë reduktuar në k,g: klumsht-kumsht, gluni-guni.
 
Emrat mashkullorë që mbarojnë me k,g,h kur shquhen marrin mbaresën-i: mik-miki, zog-zogi,krah-krahi.
 
Koha e pakryer formohet me mbaresën -shna (ardhshna) për vetën e parë dhe -ke (ijke) për vetën e tretë njëjës
 
(vrajke).
 
2 Gegërishtja veriperëndimore:
 
Grupet e vjetra kl,gl kanë dhënë përkatësisht kj,gj. klumsht-kjumsht, gluni-gjuni.
 
Grupi fsh është thjeshtuar në sh:kjofsha-kjosha.
 
Rrjedhorja e emrave femërorë njëjës të shquar del me -et: mish lopet.
 
Veta e parë shumës e foljeve, koha e kryer e thjeshtë, del me -me, kurse veta e tretë me -ne: dulme, dulne.
 
3 Gegërishtja qendrore:
 
Zanorja i e theksuar ka dhënë ej,aj,oj: shpi-shpaj.
 
Zanoren y, në këto të folme, e gjejmë i dhe e: gjymës-gjims: krypë-kripë
 
Bashkëtingëllorja g është kthyer në gj: gur-gjur; giuha-gjuha
 
4 Gegërishtja e Shqipërisë së Mesme:
 
ka si veçori karakteristike përdorimin e përemrave pronorë:im,ime,tat,tate: çuni im, çunin tat, goca ime, gocën tate;
 
forma të rasës vendore: n malt.
 
==Gegë si klasifikim nënetnik ==