Kalaja e Prezës: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketa: përpunim burimi 2017
vNo edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:Prezë Castle 2.jpg|parapamje|Xhamia e Prezës]]
'''Kalaja e Prezës''' është ndërtuar mbi një shkëmb i cili zgjatet duke u ulur në drejtim të veri-jugut. Ana lindore e kalasë është e mbrojtur nga vetë terreni, kurse ana perëndimore përbën një territor të sheshtë, prandaj dhe fortifikimi është përqendruar pikërisht në këtë pjesë.
 
[[FileSkeda:2013Planimetry-10of-10 Prezë -Castle, -Albania 8978.jpgpng|thumbparapamje|Planimetria e Kalasë së Prezës]]
[[File:Planimetry-of-Prezë-Castle,-Albania.png|thumb|Planimetria e Kalasë së Prezës]]
Kalaja ka planimetri katërkëndore me brinjë 80 x 50 m. Ajo përforcohet nëpër qoshe me katër kulla që kanë planimetri rrethore. Në murin perëndimor për të përforcuar më tepër sistemin fortifikues të kalasë, pasi kjo pjesë është me e ekspozuar dhe më pak e mbrojtur ndaj sulmeve si dhe ka një largësi të konsiderueshme midis kullave, është ndërtuar një kullë katërkëndëshe e dalë nga muri. Në faqen jugore është ndërtuar një kullë tjetër katërkëndëshe për të mbrojtur hyrjen e vetme të kalasë. Kjo kullë përforcohet dhe nga oborri që ndodhet në përbërje të saj. Në kala kemi katër faza të ndryshme ndërtimi. Periudha e parë lidhet me fortifikim e kalasë, e dyta lidhet me rindërtimin e mureve rrethuese, e treta ka të bëjë me ndërtimet që janë bërë brenda mureve rrethuese, kurse faza e katër lidhet me ndërtimin e një kulle sahati që nuk ka të bëjë me sistemin fortifikues, por i përket një periudhe të mëvonshme. Periudhës së parë i përkasin vetëm muret rrethuese, të cilat ruhen në lartësi të ndryshme. Mbi mur në trashësinë e tij është vendosur një platformë drusore që shërben të për lëvizjen e luftëtarëve. Për mbrojtjen e kalasë shërbenin frëngjitë të cilat janë të pranishme në të gjitha kullat. Me anë të tyre kontrolloheshin të gjitha muret e kalasë si dhe hyrja e saj. Kalaja ka pasur vetëm një hyrje. Ajo ndodhet në mes të faqes jugore të murit rrethues, midis kullave 1 dhe 2. Për të bërë sa më të sigurt hyrjen, ajo është e mbrojtur nga një kullë katërkëndëshe. Porta e kalasë mbyllet nga sipër me qemer cilindrik të shtrirë. Duke u nisur nga sipërfaqja e vogël e kalasë autorët mendojnë se ajo nuk duhet të ketë shërbyer për banim, por ka pasur vetëm funksion ushtarak.