Shqipëria në Luftën e Dytë Botërore: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Shpëtim i burimeve 2 dhe etiketim 0 si të vdekura.) #IABot (v2.0
Rreshti 81:
Luftimet që zunë vend me komandantin e përgjithshëm Hysni Lepenica gjatë gushtit të 1942 në Dukat, Mavrovë, Vadicë, Drashovicë dhe Llakatund me ndihmën e forcave ajrore të Aleatëve përfunduan me fitore. Pas kapitullimit italian, komunistët dhe ballistët kërkuan dorëzimin e të gjitha forcave italiane të mbetura në paqe. Megjithatë Hysni Lepenica i udhëzuar prej komitetit qendror të Ballit shkoi në Gërhot ku divizioni italian "Ferrara" ndodhej për të marrë armët e tyre siç ishte rënë dakord me gjeneralin e divizionit, por pas ndërhyrjes së Tilmanit, gjenerali i divizionit sulmoi grupin e Lepenicës.<ref>{{Cite web|url=https://sq.wikipedia.org/wiki/Shkrime_p%C3%ABr_historin%C3%AB_e_Shqip%C3%ABris%C3%AB|title=Ali Kelcyra. Albania. ISBN 978-99956-87-81-6.}}</ref> Në [[Beteja e Gjormit|betejën e Gjormit]] që rezultoi në fitore për shqiptarët dhe vdekjen e kolonelit italian Clementi, Lepenica kreu vetvrasje kur dëgjoi se përplasjet midis komunistëve dhe ballistëve kishin filluar.<ref>{{Cite web|url=https://books.google.com/books?id=dfcMAQAAMAAJ|title=Frashëri, Xhemil. Lufta e armatosur e popullit shqiptar. ISBN 978-99943-949-9-9.}}</ref> Në vjeshtën e vitit 1943, Gjermania Naziste pushtoi të gjithë Shqipërinë pasi Italia u mposht. Duke iu frikësuar reprezaljeve prej forcave më të mëdha, Balli Kombëtar bëri një marrëveshje me gjermanët dhe krijoi një [[Shqipëria nën pushtimin gjerman|"qeveri neutrale"]] në Tiranë e cila vazhdoi luftën kundër LNÇ dhe partizanëve jugosllavë.<ref>{{Cite web|url=https://books.google.com/books?ei=EE6STKnBCsvDswaq59T6CQ&ct=result&hl=el&id=dkRoAAAAMAAJ&dq=winnifrith%2Bballe&q=%22balle+Kombetar%2C+strongly+Albanian+nationalist%2C+Muslim+and+at+times+pro-German%22#search_anchor|title=Badlands, borderlands: a history of Northern Epirus/Southern Albania "Balle Kombetar, strongly Albanian nationalist, Muslim and at times pro-German. ISBN 978-0-7156-3201-7.}}</ref><ref>{{Cite web|url=https://books.google.com/books?id=z1CNJitx5RkC&pg=PA27&dq=kombetar%2Bcollaborationist&hl=el&ei=Jj2RTIGzDY_KjAeSobXoDA&sa=X&oi=book_result&ct=result&resnum=6&ved=0CD4Q6AEwBQ#v=snippet&q=%22Balli%20Kombetar%2C%20however%2C%20preferred%20German%20rule%20to%20Italian%20and%2C%20believing%20that%20only%20the%20Germans%20would%20allow%20Kosovo%20to%20remain%20Albanian%20after%20the%20war%2C%20began%20to%20collaborate.%22&f=false|title=Serbia's Secret War: Propaganda and the Deceit of History. ISBN 978-0-89096-760-7.}}</ref>
 
Balli Kombëtar ishte aktiv edhe në Kosovë dhe Maqedoni. Forcat e tyre ishin kryesisht të përqendruara në Mitrovicë, Drenicë dhe Tetovë. Megjithatë u vu re se Balli Kombëtar në këto rajone ishte më agresiv se ballistët e Shqipërisë.<ref name=":5">{{Cite web|url=https://books.google.com/books?id=FTw3lEqi2-oC&pg=PA141&dq=balli+kombetar&hl=en&ei=c2Q5ToPoGsnfmAWO8cC4Bw&sa=X&oi=book_result&ct=result&resnum=2&ved=0CC0Q6AEwAQ#v=onepage&q=balli%20kombetar&f=false|title=P. Ramet, Sabrina. The Three Yugoslavias: State-building and Legitimation, 1918–2005.}}</ref> Me gjermanët e larguar prej partizanëve jugosllavë dhe komunistët shqiptarë që shpallën fitoren në Shqipëri, udhëheqësi jugosllav [[Josip Broz Tito]] urdhëroi mbledhjen e armëve në Kosovë dhe arrestimin e shqiptarëve të spikatur.<ref name=":5" /> Kjo nuk u prit mirë midis shqiptarëve dhe e kombinuar me pasionet që ndiheshin për Kosovën shpërtheu një kryengritje. Më 2 dhjetor 1944, ballistët nga rajoni i Drenicës sulmuan [[Miniera e Trepçës|minierën e Trepçës]] dhe shënjestra të tjera.<ref name=":5" /> Në mënyrë të njëjtë në Kërçovë, Gostivar dhe Tetovë, ballistët e mbetur u përpoqën të qendronin nën kontroll të rajonit pasi partizanët jugosllavë shpallën fitoren.<ref>{{Cite web|url=http://www.zemrashqiptare.net/article/Personalitete/11309/?highlight=Mefail+Shehu&match=|title="Zemra Shqiptare". www.zemrashqiptare.net. Retrieved 2015-10-31.|accessdate=23 gusht 2019|archiveurl=https://web.archive.org/web/20111005172145/http://www.zemrashqiptare.net/article/Personalitete/11309/?highlight=Mefail+Shehu&match=|archivedate=5 tetor 2011|url-status=dead}}</ref> Kryengritja më vonë u shtyp dhe udhëheqësit ballistë u burgosën, dëbuan ose u vranë për shkak të bashkëpunimit me nazistët. Ballistët ishin aktivë edhe në Mal të Zi dhe [[Sanxhaku (krahinë)|Sanxhak]] duke luftuar [[çetnikët]] në zonë.
 
=== Midis dorëzimit të Italisë dhe pushtimit gjerman ===
Rreshti 126:
Shumë forca italiane u dorëzuan ndaj ushtrisë gjermane që po përparonte. Një pjesë e madhe e tyre u dërguan në kampe përqendrimi ose në punë të detyruar në Shqipëri në shërbim të ushtrisë gjermane, ndërsa kishte dhe vrasje masive të oficerëve italianë, shumica prej divizionit ''Perugia'' të përqendruar në Gjirokastër. Gjenerali i divizionit, Ernesto Chiminello, bashkë me 150 oficerë u ekzekutuan në Sarandë. 32 oficerë të tjerë u ekzekutuan tre ditë më vonë në zonën e Kuçit.<ref>La guerra più lunga: Albania 1943–1948 Volume 14 of Testimonianze fra cronaca e storia Author Franco Benanti Publisher U. Mursia, 1966 p. 81-83.</ref>
 
Disa italianë gjetën strehim në malet shqiptare, ndërsa rreth 15,000 ushtarë italianë u dorëzuan ndaj partizanëve shqiptarë. Disa trupa italiane të udhëhequra prej Arnaldo Azzi, ish komandant i divizionit Firenze, krijoi '''CITM''', ''Comando Italiano Truppe alla Montagna'' (Komanda Italiane e Trupave në Male). Objektivi i saj ishte për t'i rezistuar trupave gjermane me ndihmën e partizanëve shqiptarë. Ata arritën të krijojnë disa njësi me ushtarë italianë nën komandën e tyre, por këto trupa u shpërbënë gjatë muajve tetor-nëntor 1943, gjatë sulmit dimëror gjerman. Oficerët e kësaj komande ishin të lidhur me misionet britanike në Shqipëri dhe u riatdhesuan në Itali në gusht 1944.<ref>{{Cite web|url=http://www.secondorisorgimento.it/fondazione/convegni/gdf2007coltrinari.htm|title=secondorisorgimento.it|accessdate=25 gusht 2019|archiveurl=https://web.archive.org/web/20110722053134/http://www.secondorisorgimento.it/fondazione/convegni/gdf2007coltrinari.htm|archivedate=22 korrik 2011|url-status=dead}}</ref>
 
Kishte edhe 2150 italianë të cilët shprehën dëshirën për të vazhduar luftën të shpërndarë nëpër njësitë partizane shqiptare. 472 italianë u shpërndanë nëpër brigadat sulmuese partizane. Këtu kishte një grup prej 137 burrash të cilët krijuan [[Batalioni Antonio Gramshi|Batalionin Antonio Gramshi]] të ngjitur me Brigadën e Parë Sulmuese dhe njësiti ''Matteotti'' u ngjit me Brigadën e Tretë Sulmuese.<ref>History of 3rd Shock Brigade p. 17-18 (Historiku i Brigadës III Sulmuese, f. 17–18.)</ref> 401 vetë ishin të angazhuar me logjistikën dhe 1,277 të tjerë u ngjitën me komandat vendore.<ref name=":8" /> Gjatë periudhës 1943-1945 kishte dhe njësi të tjera luftëtarësh italianë midis partizanëve shqiptarë, siç ishte batalioni i 6-të i Brigadës së Pestë Sulmuese i përbërë prej rreth 200 italianësh.<ref>History of 5th Shock Brigade p. 364 (Historiku i Brigadës V Sulmuese, f. 364)</ref>