Vinçens Prennushi: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Ndreqje të vogla
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 1 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0
Rreshti 46:
 
== Vepra ==
Në vitin 1911 boton me ndihmën e arkeologut dhe historianit [[Carl Patsch]] në [[Sarajeva|Sarajevë]] “''Visaret e Kombit, Kangë gegnishte''”, folklor i mbledhur dhe i rreshtuar prej tij<ref>Vozga R., ''"Libri Shqip 1555-1915"'', Biblioteka Kombëtare, Tiranë, 2010 fq. 296 ─ ISBN 978-99927-731-7-8. </ref>. Më 1918 botoi “''Fjala e Zotit''” si dhe romancën në vargje “''Grueja shqyptare''”, e para vepër letrare e tij e botuar në shtypshkronjën françeskane. Më 1919, botoi dhe shfaqi në Shkodër dramën “''E tradhtuemja''”, përshtatje në shqip të T. A. Rolando. Në 1921, botoi përmbledhjen e njohur poetike: “''Gjeth’ e Lule''”, përmbledhje të cilën kritika e gjeti të bukur e delikate. [[Eqrem Çabej|Çabej]] e quajti "Poet i qytetit të Shkodrës"<ref name=":0">[[Lazër Radi|Radi L]]., ''Prennushi simbol i pastërtisë dhe i virtyteve shqiptare,'' Rilindja e Kosovës, 15 maj 1993.</ref>. Më 1931 boton dramën me pesë akte “Prej robnije në liri”<ref name=":1">Gjinaj M.; Mele M.; Elmazi M., [http://www.bksh.al/LibriShqip1913.pdf%7C ''"Bibliografi e librit shqip në fondet e Bibliotekës Kombëtare''"] {{Webarchive|url=https://web.archive.org/web/20160322145506/http://www.bksh.al/LibriShqip1913.pdf%7C |date=22 mars 2016 }}, Biblioteka Kombëtare, Tiranë, 2010 fq. 488 ─ ISBN 978-99927-731-8-5.</ref>. Më 1939 poezitë “Kuq e Zi” dhe “Ushtari i vogël” i përzgjidhet në një antologji arsimore për shkollën e mesme. Më 1941 i shkruan parathënien përkthimit të veprës së Manzonit, “Të fejuemt”, nga At [[Mark Harapi]].
 
Qe pendë letrare dhe shkencore ndër fletoret me zë të klerit, ishte një drejtues i “[[Hylli i Dritës|Hyllit të Dritës]]”, ”Lajmtari i Zemrës së Krishtit”, “Zani i Shna Ndout” dhe ka lënë një kontribut të madh me broshura e letra baritore për moralin e shëndoshë fetar<ref name=":1" />.