[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga 185.171.61.19) dhe riktheu rishikimin 2019396 nga Klein Muçi: ty
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 0 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 1) #IABot (v2.0.1
Rreshti 6:
 
== Hinduizmi ==
Është përfaqësuesi më shumëngjyrësh i besimeve politeiste<ref>http://www.skofia.org/images/files/historia_e_feve_-_dr._ekrem_sarikciogllu.pdf{{Lidhje e thyer}}</ref> (në shumë zotra) në kohën e sotme. Tërheq vëmendje me idhujt, të cilët në disa raste
janë me qindra, të vendosur në tempujt e fshatrave. Ata jetojnë bashkë me myslimanët dhe numri i tyre është deri 200 milionë. Hindu është emër persisht me të cilin myslimanët i emërtojnë popujt që jetojnë rreth e përqark lumit Indus. Ky emërtim është një shprehje gjeografike. Termi “hinduizëm” përdoret për të shprehur sistemin e mendimit dhe besimin e këtij populli. Ndërsa termi brahmanizëm, nuk rrjedh nga Zoti Brahman, por nga klasa brahmane e priftërinjve indianë. Ne nga shprehjet hinduizëm dhe brahmanizëm kuptojmë mënyrën e përshtypjeve (ndijimit), mendimit, besimit dhe jetesës së indianëve, duke filluar nga periudha më e lashtë e Vedave e deri më sot. Ndërsa indianët për të shpjeguar fenë e tyre përdorin shprehjen “Sanatana Dharma” (rregull i përhershëm). Rol të rëndësishëm në formimin e gjendjes së sotme të hinduizmit, në këtë apo në atë formë, kanë luajtur shërbimet e popujve të ndryshëm të racës së bardhë, të verdhë dhe të zezë. Banorët më të vjetër të Indisë, duke u përzier me popujt e ardhur nga veriu janë zhdukur, ka mundësi që ata të jenë të zinjtë (negrit) me gjenezë afrikanë dhe malenezë. Racën e verdhë e përfaqësojnë popujt Mon-Khmer të Indisë Veriore. Ndërsa raca e bardhë mendohen të jenë dravidët e sotëm, të cilët mijëra vjet përpara janë shpërngulur nga veriu. Ndoshta kanë dhe një afërsi me popujt e vjetër të Pellgut të Mesdheut. Arianët me përkatësi të grupit gjuhësor Indo-Evropian, të afërt me persianët, janë shpërngulur për në Indi në vitin 1500 para erës sonë. Edhe pse në fillim të shekullit të XX u hodhën disa hipoteza se arianët janë themeluesit e kulturës indiane, gjurmimet në rajonin [[Harapa]] (në jug të Panxhabit) dhe [[Mahenjo-daro]] (në Sind) në vitin 1921-1922 tregojnë se, para shpërnguljes së arianëve, në vitin 2500 para erës sonë, në Indi ka ekzistuar një kulturë shumë e zhvilluar qytetare në rajonin indus dhe se dikur kur kanë ardhur aty janë ballafaquar me një kulturë shumë të zhvilluar. Vetëm se për fat të keq, për shkak të moszgjidhjes së mjaftueshme të burimeve arkeologjike, nuk mund të dimë se cili popull e ka themeluar kulturën induse dhe çfarë gjuhe ka folur ai popull. Por, s’ka dyshim se ajo ka pasur lidhje me kulturën e Anadollit. Kjo cilësohet si një kulturë botërore internacionale e zhvilluar në atë kohë. Veprat artistike që gjenden atje, vulat dhe nuskat tregojnë se populli indus ka poseduar edhe kulturën e vizatimit (një përshkrim i zotit përkujton Shivanë të ulur si Joga), e cila u ngjan indianëve të sotëm; gjithashtu tregojnë se u kanë besuar kafshëve të shenjta si krokodilit, gjarprit dhe kaut dhe materieve si drurit të fikut dhe gurit allus (linga) ; po ashtu tregojnë se, si simbol kanë përdorur edhe svastikën. Me sa duket arianët, të cilët në vitin 1500 dhe 1250 para erës sonë janë shpërngulur prej ngushticave të verilindjes për në Panxhab, e kanë shkatërruar këtë kulturë të vjetër dhe kanë lëvizur drejt lindjes; dhe në masë të madhe janë ndikuar nga kultura vendase. Kështu që hinduizmi, duhet të jetë një sintezë e përzierjes së besimit të arianëve dhe popujve vendas.