[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:Coal anthracite.jpg|thumb||250px|Qymyri]]
[[Skeda:Struktura chemiczna węgla kamiennego.svg|thumb||250px|Një shembull nga struktura kimike e thëngjillit.]]
'''Thëngjilli''' apo '''qymyri''' është burim i energjisë që nuk rigjenerohet. Supozohet se thëngjilli është formuar para qindra miliona vjetësh nga mbetjet e bimëve të depozituara nën sipërfaqen e dheut dhe pjesërisht në ujërat e kënetave. Si çdo organizëm tjetër i gjallë edhe bimët kalojnë nëpër disa faza zhvillimi dhe më në fund vdesin. Shtresat e bimëve të vdekura në fund të kënetave janë mbuluar me ujë dhe lym, që nuk lejojnë depërtimin e oksigjenit nga ajri. Temperatura dhe shtypja e ushtruar nga lart e shtresave të limit, të dheut, në mungesë të oksigjenit ndihmojne procesin që mbetjet e bimëve të shndërrohen në ato që sot quhen thëngjill. Gjatë procesit të karbonizimit gradual të bimëve, u lirua [[hidrogjeni]] dhe [[oksigjeni]] si dhe është rritur përqindja e karbonit. Sa më e gjatë të jetë koha e karbonizimit aq më cilësor është thëngjilli.