Hidrocentralet e Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 1:
<blockquote>Pozita gjeografike e Shqipërisë (vendit tone) bën të mundur që rrjedhja e lumenjëve që burojnë në Kosovë të akumulohenë dhe nga potenciali i tyre të prodhohet energjia e ripërtritshme elektrike, si rrjedhojë ne fundvitet e 60-ta dhe fillimivitet e 70-ta u paraqit nevoja për ndërtimin e hidrocentraleve, të cilat përbëjnë bazën e prodhimit të energjisë në vendin tonë.
Harta e hidrocentraleve në Shqipëri përbëhet nga Kaskada e Drinit, ajo e Devollit, Fanit dhe Hidrocentrali i KalivacitKalivaçit,etj.</blockquote>
 
==Kaskada e Drinit==
[[File:2013-10-03 Fierza Hydroelectric Power Station, Albania 0640.jpg|thumb|Kaskada e Drinit (Fierza)]]
Në shtratin e [http://sq.wikipedia.org/wiki/Drini[Lumi i Drinit|lumit Drin]] janë të ndërtuara hidrocentralet e Fierzës, Komanit, Vaut të Dejës dhe Bushatit me kapacitet të prodhimit mbi 1200MW. Hidrocentrali i Fierzës filloi punën më 1978 i njohur si “Drita e Partisë”, u ndërtua me paisje të ardhura nga [http://en.wikipedia.org/wiki/Kina [Kina]] por mbi konceptet e inxhinierëve shqiptarë ka kapacitete prodhuese 500 MW punon me katër gjeneratorë të kapacitetit 125 MW është i ndërtuar nga diga të larta me turbina të tipit Frencis dhe rezervat e ujit kapin shifrën 2.7 miliardë m<sup>3</sup>. Hidrocentrali i Komanit u vu në shfrytëzim të plotë në vitin 1986 me kapacitet 600 MW me 4 gjeneratorë 150 megavatësh dhe me nivel maksimal të liqenit 176m i ndërtuar poashtu nga turbinat e llojit Frencis. Hidrocentrali i Vaut të Dejës po ashtu ka kapacitete të larta prodhuese me 5 gjeneratorë 50 megavatësh arrinë prodhimin vjetorë në 1000 GW ndërsa ai i Bushatit ka kapacitete më të ulëta dhe shërben për furnizimin e zonave pranë hidrocentralit.
Në anën tjetër gjithë kjo sasi e ujit të mbledhur po del të ketë ndikim negativ gjatë kohës kur prurjet e ujit në Drin rriten në kohën kur ka të reshura me shi apo shkrirje të borës uji i këtyre hidrocentraleve sjellë dëme materiale zonës së Shkodrës duke pamundësuar zhvillimin e kulturave bujqësore dhe duke vështirësuar qarkullimin në kohë krize.
 
Rreshti 10:
 
[[File:Banja Dam.jpg|thumb|Vendi ku do të ndërtohet kaskada e Devollit (2010)]]
Në fillim të vitit 2013 u nënshkrua kontrata për ndërtimin e Kaskadës së Devollit, kryeministri Sali Berisha e shpalli si investimin më të rëndësishëm të qeverisë së tij dhe njoftoi se punët do t'i kryej kompania norvegjeze Starcraft, Kaskada e Devollit parashikohet të ketë 362 hidrocentrale dhe në ndërtimin e saj të marrin pjesë mbi 30 mijë punëtorë, teknikë e inxhinierë me kapacitet prodhues mbi 280 MW është i paraparë të përfundojë në vitin 2017. Ndër hidrocentralet më të rëndësishme do të jenë ato të Banjës e cila do të zë sipërfaqe prej 14 km<sup>2</sup> dhe prodhim mbi 65MW, Hidrocentrali i Moglicës do të ndërtohet në rrethin e [http://en.wikipedia.org/wiki/Kor%C3%A7%C3%AB [Korça|Korçës]] dhe do të prodhojë energji me 2 turbina Frencis me kapacitet total 40 MW. Hidrocentrali në Kokël që do të përfshijë kanionin e ngushtë të mes Luginës së Devollit dhe Fushës së Kodovajtit.<ref name="Devolli">[http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsdetail.aspx?haberkodu=c2743a34-ef0c-4537-b01b-46dcf2690bb5 TRT Shqip],Kaskada e Drinit.</ref>
<ref name="Devolli">[http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsdetail.aspx?haberkodu=c2743a34-ef0c-4537-b01b-46dcf2690bb5 TRT Shqip],Kaskada e Drinit.</ref>
 
==Kaskada mbi lumin Fan==
 
Është investimi me i ri që do të bëhet në energjinë ujore në vend në fillim të qershorit të vitit 2013 u bë shpërthimi i zonës mbi të cilën do të ndërtohet Kaskada e [[Lumi i Fanit|Fanit]] e cila do të përbëhet nga 5 hidrocentrale dhe do të prodhojë 131 MW dhe do të mbulojë 7% të konsumit aktual të vendit. Hidrocentralet do të ndërtohen në fshatërat e rrethit të Mirditës ndërtimi i tyre do të kushtojë 146 milionë euro dhe punimet do të kryhen nga kompania turke "Aydiner".
 
==Hidrocentrali i Kalivaçit==
 
Për t’iu ikur problemeve në furnizimin e zonave jugore të qarkut të Gjirokastrës planifikohet ndërtimi i [[Hidrocentrali i Kalivaçit|Hidrocentralit të Kalivaçit]] me ç’rast do të vihej në shfrytëzim uji lumit Vjosa dhe do të mbuloheshin nevojat e qarkut, kapaciteti i prodhimit pritet të jetë reth 95 MW, Hidrocentrali i Kalivaçit është projekt në letër që nga viti 1997 kur iu dha me koncesion firmës italiane "Becchetti" e cila asnjëherë nuk filloi punimet madje as kur listës së investitorëve iu shtua edhe [https://www.db.com/index_e.htm Banka Gjermane] gjithë këto mashtrime kanë çuar në humbjen e besimit të banorëve te zonës se hidrocentrali do të ndëtohet ndonjëherë.<ref name="Kalivac">[http://www.kesh.com.al/content.aspx?id=22&idd=64 Korporata Elektroenergjitike Shqiptare sh.a.] {{Webarchive|url=https://web.archive.org/web/20130129010649/http://www.kesh.com.al/content.aspx?id=22&idd=64 |date=29 janar 2013 }},Kaskada e Kalivacit</ref>
 
==Referimet==