Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2021/20: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Faqe e re: {{Fshat në Shqipëri | Emri = Fterra | Emri (Rasa dhanore) = Fterrës | Figura = Fshati Fterrë.jpeg | Shteti = Shqipëria | Rrethi...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 18 maj 2021 12:25

Stampa:Fshat në Shqipëri Fterra është një fshatkomunën Lukovërrethin e SarandësShqipërisë.

Gjeografia

 
Pamje e Fterrës nga Bërda

Fterra shtrihet në jug-jug-perëndim të Kurveleshit. Gjatësia maksimale e territorit të saj është rreth 11 km me orientim VP-JL dhe gjerësia maksimale 4,4 km, me gjerësi mesatare rreth 3,6 km. Sipërfaqja e përgjithshme e territorit të fshatit Fterrë është rreth 37 km².

Territori i Fterrës, sipas morfologjisë, shtrihet në dy lugina : ajo e Fterrës në perëndim dhe ajo e Galishtit në lindje. Territori është malor dhe më pak kodrinor. Kuota më e lartë është maja e Lëpjetës në lindje 1596 m mbi nivelin e detit dhe më e ulët në jug-perëndim në bashkimin e përroit të Langadhës me lumin e Fterrës 130 m mbi nivelin e detit. Fshati ndodhet rreth kuotave 350 deri 400 m. mbi nivelin e detit.

Gjeologjia

Formacionet kryesore gjeologjike në territorin e Fterrës janë ato të kretakut, jurasikut, të triasit e të paloeogenit. Në të parët mbizotërojnë gëlqerorët, ndërsa tek paloeogeni mbizotërojnë formacionet flishore. Formacionet e kuaternarit janë të pakta.

Historia

 
Fterra në defterin osman,të ashtëquajturin arvanit të shekullit të 1431
 
Pamje e përgjithshme:Fterra

Të përgjithshme

 
Pjesë nga Fterra

Në fillim lugina e Fterrës, me kodrat e faqet e maleve që e rrethojnë, ka qenë shfrytëzuar si kullotë e zonë e pasur në gjueti. Vizitorët e parë që vinin herë pas here, kishin populluar bregdetin e detit Jon shumë herët. Ata vinin nga kalaja e Badhrës (midis Borshit e Piqerasit), nga kalaja e Sopotit ose Kalaja e Borshit , nga kalaja e Qeparoit, kala që, siç dëshmojnë të dhënat arkeologjike, kanë qenë banuar qysh në kohën e bronzit (rreth 3000 vjet më parë).

Për lashtësinë e fshatit na vijnë në ndihmë të dhënat gjuhësore, emrat e vendeve, shumica e të cilave janë emra të mirëfillte shqip. Qafa e Qishës, lidhet me ekzistencën e një lagjeje në |Qafë të Qishës. Atje ka mure shtëpish që i takojnë shekullit IX-X të erës sonë. Një grup tjetër emrash si lxuar-lxor (burim), Bërda-kodër e vogël, varre-tog me gurë të vegjël etj., lidhen me ardhjen e një popullsie me origjinë sllave, ose për të qenë më të saktë, me përfshirjen e fshatit tonë nën pushtimin administrativ të shtetit Bullgar. Të tjera emra vendesh shpjegohen me ndikimin e gjuhës turke e greke, si derven, foti, hon, perivol e shumë të tjera.

Edhe toponimet Galile, |Kikë, apo emrat e njerëzve |Avrec-Jevrej, |Rahile etj., janë me prejardhje hebreje dhe pa mëdyshje duhet të lidhen me vendosjen e ndonjë familjeje hebre në shekullin XVII.

Dokumentimi

Dokumenti i parë i shkruar për ekzistencën e fshatit është Defteri Osman i vitit 1431 i njohur me emrin deftri i sanxhakut shqiptar(Sûreti defter-i sancak-i Arvanid), i cili na bën të njohur se Efteran-Ifteran-Fterra, bënte pjesë në nahijen e Sopotit, kazaja e Gjirokastrës Gjirokastra, dhe kishte në atë kohë 12 hane, familje me kryefamiljar, si dhe familje të tjera që paguanin taksa më të vogla.[1]

 
Fterra ne defterin osman,të ashtëquajturin arvanit të vitit 1431
 
Faqe nga defteri osman,i ashtëquajturi arvanit

Në defetrin e vitit 1583, d.m.th. pas 150 vitesh, del përsëri emri i fshatit Ifteran me 24 zjarre (shtëpi). Fshat me 60 burra. Me 30 shtëpi të krishtera. Një familje muslimane me tokë. Një familje muslimane pa tokë.Kjo tregon që myslimanizmi në Fterrë ka rrënjë më të hershme se koha e Ali Pashës. Katër beqarë. Në këtë kohë fshati i Kuçit kishte gjithsejt 20 shtëpi. Borshi 75 shtëpi. Çorraj 116 shtëpi. Emrat e familjeve që gjenden në Fterrë dhe paguajnë taksa:

  • Kokë Gjini
  • Zhupa Brati
  • Gjon Brati
  • Pogë Gjoni
  • Gjok Nika
  • Nik Mërtiri
  • Gjira Dhima
  • Brat Kosta
  • Marin Andrea
  • Gjokë Mëhilli
  • Marin Duka
  • Gjok Marini
  • Mëhill Marini
  • Gjin Kosta
  • Niko Dhima
  • Dhimë Mëhilli
  • Llesh Gjin Mato
  • Gjoka Gjini
  • Ded Gjini
  • Gjin Hila
  • Zhupë Hila
  • Hasan Gjoni (familje pa tokë.Duhet të jetë i ardhur)
  • Zhupë Deda(familje pa tokë)
  • Sinan Deda (familje pa tokë)
  • Iliaz Deda
  • Sinan Aliu
  • Memi Aliu
  • Thoma Gjoni
  • Gjok Marini
  • Gjonëm Gjoni
  • Gjikë Andrea
  • Marin Gjoni
  • Ali Nika
  • Hasan Toja (pa tokë)
  • Po kështu na këtë listë ka edhe emra të tjerë si :
  • Hysen Marini,
  • Marin Duka,
  • Andrea Mëhilli.
  • Golem Gjoni etj.

Nga këto mbiemra në Fterrë ka gjurmë vendesh,trojesh dhe tokash si: Prroi i Dedegjinit, Gjihile, Dukhila, Gjipogë, GjonFterra,Gjonëme. Në Toje,(në të Toje janë shtëpia dhe koshtrat e Korkute) Në troje të Nike janë Matajt. Disa nga këto mbiemra i gjen në fshatrat arbëreshe si përshëmbëll: Toja, Marini, Mëhilli,etj.

Më pas, sipas një burimi tjetër, me 45 zjarre (shtëpi).

Ne letren e dyte, ne shkurt te 1581, drejtuar papes Gregori XIII nga popullia e krahines se Himares fshati del me emrin ne formen 'Terna'

Në shekujt që vijojnë (shek.16 deri në shek.19) nuk kemi dokumente të shkruara, por historinë e fshatit do ta gjejmë në ngjarje historike të Labërisë e më gjerë, ku merr pjesë aktive në luftrat për liri e pavarësi.

Konsulli freng i Janinës (fillimi i shekullit XIX) shënonte: “Një lidhkë (milje) në lindje Borshit, gjendet Fterra, fshat shqiptar…”

Periudha bizantine

Fshatrat perreth heraherës përmenden në dokumnete si pjesë në Despotatin e Epirit.Ende ku ka një dokument që të jete publikuar dhe te jete përmendur Fterra si emërtim.

Duhet të shkojmë deri në vitin 1581, kur mësojmë shtrirjen e saj si peshkopatë me 38 fshatra: Emrat e fshatrave janë: Duchates (Dukati), Brocoto (Brataj), Kaloierates (Kallarati), Trumbazei (Tërbaçi), Sotiriane, Balassa (Palasa), Panglades (Vagalati), Drimades (Dhërmiu), Heliates (Gjata?), Bunae (Vunoi), Chaperas (Qeparo), Kidissei (Kudhësi), Pilure (Piluri), Kuzei (Kuçi), Progonates (Progonati), Lupesei (Lopësi), Castelli, Niviza ( Nivica), Picernates (Piqeras), Benezze ( Buneci), Turnechei-Bubarei ( Nivicë-Bubarei?), Opreste (Borshi), Bajades (Vakaj), Terma (Ftera), Zagorizza (Çorraj), Caminizza (Kamenica), Fenecae (Finiqi), Damisei ( Damësi), Lecheti ( Lekli), Dragotes (Dragoti), Carianea (Karjani), Chunehiza, Pestanea (Peshtani), Bernachus, Ceproita, Aiobasileus (Shën -Vasili) dhe Zhulates108,

Periudha osmane

Afër Fterrës

Gjatë muajit gusht të vitit 1481 në viset perëndimore të Shqipërisë së Poshtme, sidomos në rajonin e Bregdetit, u zhvilluan luftime të ashpra ndërmjet shqiptarëve dhe trupave osmane. Nën drejtimin e Muzakës shqiptarët rrethuan dhe sulmuan kështjellën e Himarës dhe të Sopotit.

Për të sistemuar situaten nga pala osmane u dergua Sulejman Pasha vetë me 3 mijë ushtarëve. Rrugës u sulmuan dhe u shpartalluan prej shqiptarëve dhe lanë mbi 1 mijë të vrarë e robër, midis tyre ishte edhe bejlerbeu i Rumelisë, Sulejman Pasha. Ky iu dhanë si trofe lufte Gjon Kastriotit, shprehje kjo e ndjenjave të tyre të thella për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, si dhe të respektit që ata tregonin për veprimtarinë e djalit të tij. Me tej për të tërhequr vëmendjen e përkrahjen e shteteve evropiane për luftën e shqiptarëve, Gjoni i dërgoi mbretit të Napolit si trofe bejlerbeun e Rumelisë.

Pas fitores mbi trupat e Sinan Pashës, në viset bregdetare të Shqipërisë së Poshtme u çliruan kështjella e Himarës më 31 gusht 1481 dhe më pas ajo e Sopotit.

Në Fterrë

Në “Defterin” osman të vitit 1583 për Fterrën veç të tjerave shënohen edhe këto të dhëna dhe emra të kryefamiljarëve. “…Fshat me 60 burra. Me 30 shtëpi të krishtera. Një familje myslimane me tokë. Një familje myslimane pa tokë… Emrat e familjeve që gjendeshin në Fterrë dhe paguanin taksa ishin: 1.Kokë Gjini, 2.Zhupa Brati, 3.Poge Gjoni, 4.Gjok Nika, 5.Nik Mërtiri, 6.Gjira Dhima, 7.Brat Kosta, 8.Marina Andrea, 9.Gjok Mëhilli, 10.Gjon Brati, 11.Gjok Marini, 12.Gjin Kosta, 13.Niko Dhima, 14.Dhime Mëhilli, 15.Llesh Gjin Mato, 16.Gjoka Gjini, 17.Ded Gjini, 18.Gjin Hila, 19.Zhupe Hila, 20.Hasan Gjoni (familje pa tokë), 21.Zhupe Deda,(familje pa tokë), 22.Sinan Deda (familje pa tokë), 23.Iliaz Deda, 24.Sinan Aliu, 25.Memi Aliu, 26.Thoma Gjoni, 27.Gonëm Gjoni, 28.Gjik Andrea, 29.Marin Gjonio, 30.Ali Nika, 31.Hasan Toja (pa tokë), 32.Hysen Marini, 33.Marin Duka, 34.Andrea Mëhilli, 35.Golem Gjoni, 36.Mëhill Marini

Tanzimati

Në kryengritjen e vitit 1833-1834 kundër zbatimit të Reformave të Tanzimatit, fteriotet kane qene pjesemarres me arme ne dore. Në ballë të kryengritjeve labe ishte Tafil Buzi, Zenel Gjoleka, kurse Lazo Kofina (i parë) ishte komandant i çetës së Fterrës dhe këshilltar i Zenel Gjolekës. Ne 1847 sipas nje kenge popullore te kenduar ne te zone dokumentohen se ne kryengritjen e vitit 1847 në Shqipërinë e Jugut ka tre te vrare.(kenga 774 per Kabo Kabaj nga Borshi) Ne vitet 1910 Nuredin Kofina me Shaqo e Neki Mitën, Xhafer e Jashar Maton, Haxhi Gjonin, në luftime të ashpra në Delvinë, vranë komandantin e bandës andarte greke dhe e shpartalluan fare atë.

Pavarësia e Shqipërisë

Shpallja e Pavarësisë më 28 nëntor 1912 gëzoi dhe fterjotët. Për këtë është kuptimplote festa që bënë burrat e Fterrës dhe disa gra, duke u mbledhur sëbashku në qendër te fshatit, pranë ish-xhamisë, te Ulliri. Vetëm një javë më vonë, më 4 dhjetor 1912, për këtë flasin dhe vargjet e kënduara:

Fterjotë seç u mblodhë,
Te Kadrëmi, te Ulliri,
Shpallën bashkimin me Vlorë,
Flamuri, ditë gëzimi.

Gjurmë të pashlyera në historinë e fshatit kanë lënë ngjarjet e viteve 1913-1916. Pa u konsoliduar shteti i porsaformuar më 28 nëntor 1912Vlorë, filloi lufta Ballkanike, e cila preku drejtpërdrejtë edhe Fterrën.

Lufta për trojet 1913-1914

Kështu cilësohet në të folmen e Fterrës, lufta në vitet 1913-1914, kundër andartëve grekë, që ishin njerëz të paguar, të drejtuar nga i keqnjohuri Spiro Milo, të cilët pushtuan dhe bënë masakra dhe në Fterrë

Në këtë sektor u vendosën kryesisht shtatë çeta me luftëtarë nga Golëmi dhe çeta e Nivicës dhe e Kolonjës. Mes tyre, dhe luftëtarë nga krahina të tjera.

Këto forca bashkërenditnin veprimet luftarake me çetat e Kurveleshit të poshtëm. Pozicionet e luftëtarëve të kësaj krahine zinin fill përpara malit Papadhi në rrethet e Fterrës, binte në qafën e Dërrasës në afërsi të fshatit Kuç dhe shtrihej në malet e Çikës për të shkuar pastaj në Qafën e Llogorasë, në malet e Dukatit deri ën detin Jon. Në krahun tjetër vija e luftës shtrihej në brezat përpara fshatit Picar, vazhdonte në drejtim të Shtëpëzit të Ujit të Ftohtë në grykën e Tepelenës deri buzë lumit [[

  1. ^ 'Regjistri sanxhakut të arvanidit i vitit 1431' f.54, Akad e Stud Alb Inst. Hist. Tirane 2007