[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 1 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0.8.1
Rreshti 9:
Pjetër Budi u lind në [[Guri i Bardhë]], [[Rrethi i Matit|Mat]] më 1566<ref name="Hamiti33"/><ref name="Early Albania: A Reader of Historical Texts, 11th-17th Centuries" /> në familjen e dëgjuar dhe të vjetër të Budëve.<ref name="Hamiti33">{{Harvnb|Hamiti|1995|p=33}}</ref> Mësimet e para dhe formimin e tij intelektual e mori në vend, pranë disa ipeshkëvet të ndryshëm, më pas u shkollua në [[Kolegji Ilirik|Kolegjin Ilirik]] të [[Loreto]]s<ref name="Early Albania: A Reader of Historical Texts, 11th-17th Centuries" /> Më [[1587]], në moshën 21 vjeç u caktua meshtar dhe shërbeu si famulltar i thjeshtë për 12 vjet në [[Kosova|Kosovë]] dhe [[Maqedoni]], nën jurisdiksionin kishtar të Arqipeshkvisë së Tivarit, më vonë 17 vjet të tjerë si zëvendës i përgjithshëm i dioqezave të Serbisë.<ref>''Gjuha Shqipe - Për të huaj dhe shqiptarët jashtë atdheut'' nga [[Gjovalin shkurtaj]] dhe [[Enver Hysa]], botues Toena, Tiranë 2001 ISBN 99927-1-454-9</ref><ref name="Early Albania: A Reader of Historical Texts, 11th-17th Centuries" /><ref name="Hamiti33"/>.
 
Në Kosovë ra në kontakt me françeskanët e Bosnies, kontakt që vite më vonë i shërbeu sprovave të tij politike për të mbështetur kryengritje shqiptare ndaj [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]]. Ra në kontakt me domenikanin dhe hospitalierin Franjo Antun Brtučević, si dhe me kryengritësit shqiptarë. Petku fetar i tij nuk ishte gjë tjetër përpos një mbuloje për synimet politike që kishte ndaj gjendjes gjeopolitike të viseve shqiptare.<ref name="Early Albania: A Reader of Historical Texts, 11th-17th Centuries">{{Cite book|last=Elsie|first=Robert|title=Early Albania: A Reader of Historical Texts, 11th-17th Centuries|publisher=Harrassowitz Verlag|year=2003|isbn=3-447-04783-6|location=Olzheim/Eifel, Germany|pages=170 - 174|language=en}}</ref> Në një letër të shkruar në shqip ai ankohet për varfërinë dhe mungesën e dijeve të popullit dhe shpreh keqardhjen e tij që këtu nuk ekzistojnë shkolla shqipe.<ref>{{Cite web |url=http://www.marinajpublishing.com/kp.html |title=Kopje e arkivuar |accessdate=21 nëntor 2006 |archiveurl=https://web.archive.org/web/20070930083100/http://www.marinajpublishing.com/kp.html |archivedate=30 shtator 2007 |url-status=dead |access-date=21 nëntor 2006 |archive-date=30 shtator 2007 |archive-url=https://web.archive.org/web/20070930083100/http://www.marinajpublishing.com/kp.html }}</ref> Më pas vendeste në [[Roma|Romë]].
 
Më 1616 shkoi në [[Romë]], ku qëndroi deri më 1621. Atje u mor me organizmimin e kryengritjeve kundërosmane dhe me shtypjen e disa librave shqip.<ref name="Hamiti33"/> Në vitin 1618 botoi veprën e tij të parë "''Doktrina e Kërshtenë''", një përkthim në gjuhën shqipe i katekizmit nga Roberto Bellarmino, botuar në Romë më 1618.<ref>{{Cite web|title=Dottrina Christiana - Pjeter Budi|url=http://www.bibliotekashkoder.com/digital/dott_christiana/|access-date=2020-11-11|website=www.bibliotekashkoder.com}}</ref> Gjatë viteve [[1616]]-[[1622]] bëri disa udhëtime në [[Italia|Itali]], kryesisht për qëllime atdhetare si dhe për të botuar veprat e tij. Kthehet përsëri në [[Shqipëria|Shqipëri]] ku emërohet peshkop i [[Sapa|Sapës]] dhe i [[Shurdhahu|Sardës]]. Ai këmbëngulte që ''ceremonitë fetare të zhvilloheshin në gjuhën shqipe''. Pengesë serioze për zhvillimin dhe përparimin e vendit dhe të kulturës kombëtare, përveç pushtuesit osman, Budi, shikonte edhe klerikët e huaj, që shërbenin në famullitë shqiptare. Këta, duke shpifur e duke përçmuar vlerat kombëtare të popullit tonë, cenonin sedrën e shqiptarëve, mundoheshin t'i përçanin ata dhe të dëmtonin përpjekjet e tyre për çlirim. Në këto rrethana, Budit iu desh të luftonte në disa fronte: edhe kundër pushtimit të huaj, edhe kundër [[Vatikani]]t e të dërguarve të tij në Shqipëri. Prandaj më [[1622]] organizoi një mbledhje të të gjithë klerikëve shqiptarë të zonës së [[Shkodra|Shkodrës]], [[Zadrima|Zadrimës]], e [[Lezha|Lezhës]] dhe i bëri të betoheshin e të nënshkruanin një vendim se nuk do të pranonin kurrë klerikë të huaj. Në [[dhjetori|dhjetor]] [[1622]] mbytet duke kaluar lumin [[Drini|Drin]]. Mendohet se vdekja e tij nuk ishte aksidentale; atë e shkaktuan qarqet anti shqiptare, që shikonin tek Budi një atdhetar të flaktë dhe një nga organizatorët e luftës së popullit për çlirim nga zgjedha e huaj. Këtë e vërteton më së miri aktakuza me të cilën hidhet në gjyq personi që thuhet se e shkaktoi këtë vdekje dhe aktet e gjyqit përkatës. Në këtë mënyrë Budi është një nga martirët e parë të kulturës shqiptare. Gjatë 29 vjetëve që shërbeu në vise të ndryshme, i veshur me petkun e klerikut, Pjetër Budi u shqua edhe për një veprimtari të dendur atdhetare. Ai gjithë jetën dhe energjitë e tij ia kushtoi çlirimit të vendit. Hartoi plane për dëbimin e pushtuesit dhe u përpoq të siguronte edhe ndihma nga Vatikani e nga vende të tjera. Ai bënte pjesë në atë shtresë të klerikëve, që u lidhën me krerët e fiseve shqiptare dhe iu kundërvunë jo vetëm sundimit të egër osman, por edhe Vatikanit, kur ishte fjala për çlirimin e vendit nga zgjedha e huaj dhe ruajtjen e vetëdijes kombëtare të popullit shqiptar. Çlirimin dhe shpëtimin e vendit Budi, e shikonte te fshatarësia e lirë, sidomos te malësorët, të cilët nuk u pajtuan asnjëherë me pushtimin dhe e vazhduan me ngulm qëndresën e tyre.<ref>[http://letersia.zemrashqiptare.net/archive/view/2986/ Letersia Shqiptare<!-- Roboti_gjeneroi_titull -->]</ref>