Shqipëria Osmane: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
No edit summary
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 21 qershor 2006 16:15

Zgjerimi i Perandorisë Osmane, pas pushtimeve të realizuara në shek. XV, bëri të nevojshëm ndryshimin e organizimit të saj shtetëror. Për ta vënë atë mbi baza më të qëndrueshme administrative e juridike, gjatë mbretërimit të sulltan Sulejmanit II Ligjvënësi (1520-1566), u krye një organizim i ri i shtetit dhe u rishikuan e u plotësuan ligjet ekzistuese me urdhëresa të tjera në përshtatje me kushtet e reja, me synim që të arrihej në radhë të parë centralizimi i pushtetit në duart e sulltanit. Në përfundim të këtij riorganizimi, territoret e gjithë perandorisë u ndanë në 32 ejalete, që ishin njësi më të vogla administrative. Në krye të çdo ejaleti kishte një bejlerbej. Krahinat e Ballkani|Gadishullit Ballkanik u përfshinë në tri ejalete: ejaleti i Bosnjës në veri të gadishullit, ejaleti i Rumelisë në qendër dhe ejaleti i Detit në ishujt e detit Egje dhe në një pjesë të bregdetit jugor. Çdo ejalet u nda në një numër sanxhakësh.Territoret e Shqipërisë bënin pjesë në ejaletin e Rumelisë.