[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 5:
Zorrët e holla rrethohen si në një kornizë nga zorra e trashë dhe mbulohen përgjithsisht nga omenum majus.
Vaskularizimi i duodenit bëhet nga aa.pancreaticoduodenalis superior et inferior. Jejunumi dhe ileumi furnizohen nga arteriet me të njëjtin emër, degë të arteries mezenterike superiore.
 
Histologjia
 
Muri i zorrës së hollë përbëhet nga katër shtresa:
 
Tunica mucosa, përbëhet kryesisht nga epitel cilindrik, që proliferon shpejt dhe ka një jetë pesë ditore.
 
Mukoza bashkë me submukozën, formojnë plika cirkulare, të cilat mungojnë në pjesën fillestare të duodenit dhe rrallohen, deri në zhdukje, në pjesën e fundit të ileumit.
 
Vilet intestinale, janë zgjatime të imta të mukozës, që mbulohen me epitel dhe kanë në qendër vazat e nervat. Palat dhe vilet e mikrovilet e rrisin sipërfaqen përthithëse të zorrës së hollë deri në 500 m2.
 
Në duoden gjenden gjendrat e Brunner-it, që prodhojnë mukus alkalin.
 
Tunica submukosa, përmban ind elastik fibroz, vazat e gjakut, nervat, pleksusin e Meissnerit. Është një shtresë kompakte, që siguron qepje të qëndrueshme gjatë anastomozave intestinale.
 
Tunica muscularis e përbërë nga muskulaturë e lëmuar, në dy shtresa, cirkulare e brendshme dhe longitudinale e jashtme. Kontraksionet e tyre, kur alternohen me njëra-tjetrën japin lëvizjet peristaltike, karakteristike për tubin tretës.
Tunica serosa është cipa peritoneale, që mbështjell gjithë zorrët e holla, me përjashtim të margos mezenteriale, ku futen vazat dhe nervat. Nga Florian Nurcellari
 
 
[[Kategoria:Anatomi]]