[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:Simonrrota.jpg|thumb|Simon Rrota]]
Simon Rrota lindi në [[Shkodra|Shkodër]] me 23 tetor [[1887]] ku edhe mori mësimet e para nga [[Kolë Idromeno]]<ref>http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=78508</ref>. I jati, Gjush Rrota, i kushtoi vëmendje shkollimit të fëmijëve. Nga djemtë, i pari, Kola punoi si profesor në Katedrën e gjuhës shqipe në Universitetin e Vjenës, ndërsa [[Justin Rrota|Justini]], prift dhe gjuhëtar i shquar solli në Shqipëri fotokopjen e Mesharit të [[Gjon Buzuku]]t.
 
Simoni mësimet e para i mori në filloren e franceskanëve e më pas në shkollën italiane të artizanatit me mësues Saverio Polarolin, duke ndjekur ndërkohë edhe rrethin e pikturës së Kolë Idromenos. Punësohet si çirak tek Ndrek Mini deri sa thirret nën armë nga ushtria turke, së cilës i shmanget duke u hedhur në Mal të Zi prej nga gjen strehim si refugjat politik në Bari të Italisë. Me ndihmën e Polarolit regjistrohet në akademinë e Breras të Milanos të cilën e përfundon nën udhëheqjen e mjeshtrit Kampestrini. Gjatë studimeve lidh miqësi me piktorin Mario Karminatin, kunatin e tij të ardhshëm. Pas studimeve viziton Francën dhe Austrinë, dhe më 1914 kthehet në Shqipëri. Fillimisht punon në Lushnjë si fotograf, më pas si dekorator në shoqëritë kulturore të Shkodrës. Më 1922 emërohet mësues i vizatimit në Gjimnazin Shtetëror prej nga shkëputet vetëm pas 40 vjetëve. Gjatë kësaj periudhe merr pjesë në të gjitha ekspozitat e vendit si dhe në disa aktivitete ndërkombëtare. U vlerësua unanimisht "... për një mënyrë të vetën në të pikturuar, si dhe për krijime" ... tërheqëse, kurjoze.
Rreshti 28:
 
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[Kategoria:Piktorë shqiptarë]]
[[Kategoria:Lindje 1887]]