Helan Abdulla (lindi më 16 nëntor 1988), e njohur si Helly Luv,[1] është këngëtare, valltare, koreografe, aktore dhe modele kurde. Karriera e saj filloi duke shkarkuar video në faqet e rrjeteve sociale si Myspace dhe YouTube. Ajo morri një popullaritet prej këngës "Risk It All" të vitit 2013 dhe ajo tashmë ka nënshkruar për G2 Music Group.[2][3] Në vitin 2014, ajo u shfaq në filmin e saj të parë, Mardan.[4]

Helly Luv
Background information
Emri i lindjesHelan Abdulla
Lindi16 nëntor 1988
Urmia, Iran
ZhanretR&B, muzikë pop, Muzika e botës, Vallëzim
Artiste dhe aktore
Instrument(et)Vokalet
Vitet aktik2009-prezent
LabeliG2 Music Group

Jeta personale Redakto

Helly Luv lindi në Urmia, Iran në një familje kurde. Familja e saj u largua nga qyteti i Dohuk, Kurdistani Irakian duke u zhvendosur në Iran, dhe papritur u zhvendosën në Turqi nga ushtria e Sadam Husein. Familja e saj qëndruan në kampin turk për nëntë muaj, por fatmirësisht aplikimi i familjes së saj u miratuan për t'u bërë qytetarë të Finlandës, duke lejuar që ajo dhe familja e saj të ishin një nga emigrantët e parë kurdë që të jetojnë atje.[5] Ajo u interesua për të kënduar në korin e lagjes dhe më pas e zgjeroi interesin e saj duke luajtur piano, duke marrë klasa drame. Ajo filloi të performonte në shkollë duke demonstruar aftësitë e saj të këndimit dhe vallëzimit. Vallëzimi u bë fokusi i saj primar dhe i dha asaj një mundësi për të konkuruar në kampionatet e vallëzimit evropian dhe së shpejti nënshkroi një kontratë me Nike Women të Finlandës.

Karriera Redakto

Në vitin 2006, Helly Luv u zhvendos në Los Angjelos, Kaliforni, Shtetet e Bashkuara për të ndjekur ëndërrat e saj. Vetëm para se ajo filloi të bëjë një marrëveshje për t'u kthyer në Finlandë, Helly Luv morri një mesazh në Myspace nga producenti i Grammy Los Da Mystro për të nënshkruar një marrëveshje artistike me kompaninë e tij të prodhimit. Gjatë kësaj marrëveshje ajo pati rastin të punojë me këngëtarin dhe kompozitorin The-Dream të fituar çmimin Grammy. Në dimër 2013, Helly Luv nënshkroi një marrëveshje muzikore me Gawain "G2" Bracy II dhe G2 Music Group. G2 Music Group lansoi ​​"Risk It All". "Risk It All" mori pothuajse menjëherë vëmendjen në Finlandë, duke u ngjitur në krye të tre iTunes në javët e para dhe duke konkurruar me këngën "Diamonds" të Rihannas.

Në vitin 2014, Helly Luv luajti në filmin Mardan[6] me regji të Batin Ghobadi dhe Bahman Ghobadi ku ajo luajti rolin kryesor të Lejlës.[7] Më vonë ajo morri pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Toronto duke u bërë aktorja e parë kurde që morri pjesë në këtë ngjarje.[8]

Në vitin 2015, Helly Luv xhiroi këngën e saj "Revolution" në një fshat afër Mosulit, ku forcat kurde ishin duke luftuar ISIS-in.[9] Pas publikimit të këngës, Organizata terroriste ISIS tani e ka renditur atë si gruaja më e kërkuar dhe ka dhënë një çmim për kokën e saj. Kjo nuk e ndalon apo tremb Helly dhe përgjigja e saj e qetë është: "Është një privilegj që të vihet në shënjestër nga një nga grupet terroriste më të rrezikshme në histori, provon se mesazhi im i "Revolution" është po aq i fuqishëm sa armët e tyre dhe nëse dita ime vjen, unë do të luftoj dhe do të vdes me krenari".[10]

Më 18 dhjetor 2018, Helly Luv lansoi këngën “Guns & Roses” me këngëtarin kosovarë Ardian Bujupi.

Diskografia Redakto

Filmografia Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "Kurdish singer Helly Luv dismisses threats over music video". The Guardian. 20 shkurt 2014. Marrë më 12 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Elkrief, Raphaëlle (12 gusht 2014). "HELLY LUV : LA SHAKIRA KURDE PART EN GUERRE". Grazia. Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2016. Marrë më 13 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Reuters (15 korrik 2014). "Brave Kurdish pop star unfazed by Muslim terrorists' death threats". New York Post. Marrë më 13 gusht 2014. {{cite news}}: |last1= ka emër të përgjithshëm (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Mardan". IMDB. Marrë më 3 shtator 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Encyclopedia of diasporas : immigrant and refugee cultures around the world (bot. [Online-Ausg.].). Dordrecht, Netherlands: Kluwer Academic Publishers. 2004. ISBN 0-306-48321-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Mardan". IMDB. Marrë më 2 korrik 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Young, Deborah. "'Mardan': Toronto Review". The Hollywood Reporter. Marrë më 2 korrik 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Bloom, Livia. "Risking It All: Helly Luv, Kurdistan's Pop Star and Mardan Actress". Filmmaker Magazine. Marrë më 2 korrik 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Crowcroft, Orlando (22 maj 2015). "Iraq: Kurdish star Helen Abdulla shells Isis forces in her glossy music video". IBTimesUK. Marrë më 22 maj 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Helly Luv: Meet The Kurdish Pop Star Fighting ISIS With Songs". NBC News. Marrë më 15 gusht 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "HellyLuv – Down On The Floor". Mover.uz. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Risk It All by Helly Luv". itunes. iTunes. Marrë më 9 shkurt 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Revolution". iTunes. iTunes. Marrë më 25 maj 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Kurdish pop star Helly Luv releases new single". Rudaw.net. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Mardan". IMDB. Marrë më 2 korrik 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Flag Without A Country". IMDB. Marrë më 13 korrik 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme Redakto