Mikroekonomia është degë e ekonomisë e cila studion se si individët, konsumatorët dhe kompanitë marrin vendime për ti shpërndarë (harxhuar) resurset e kufizuara, kjo paraqet në mënyrë tipike veprimin e tregut ku shiten dhe blihen produktet, pra ku ndeshen oferta dhe kërkesa.

Mikroekonomia analizon se si këto vendime dhe sjellje ndikojnë në ofertën dhe kërkesën e të mirave dhe shërbimeve, që përcaktojnë sasinë e ofrimit dhe kërkimit si dhe çmimin që ndërlidhet me ofertën dhe kërkesën, pra analizon ndikushmërinë e ofertës dhe kërkesës në çmimin si dhe ndikimin e çmimit në ofertën dhe kërkesën. Kjo në të vërtetë thjesh analizon se si njerëzit sillen me paratë, kohën dhe burimet.

Qëllimi i mikroekonomisë është të analizojë mekanizmat e tregut që përcaktojnë çmimin relativ të produkteve dhe shërbimeve si dhe shpërndarjen e burimeve të kufizuara përmes alternativave të shumta. Gjithashtu mikroekonomia analizon dështimet e tregut, kur tregu dështon në ofrimin e rezultateve efektive.

Diferenca me makroekonomine Redakto

Nderkaq Makroekonomia,dega tjeter e teorise ekonomike, merret me madhesite ekonomike te agreguara, si per shembull, niveli i takses se rritjes te prodhimit kombetar,taksat e interesit, papunesia dhe inflacioni.

Kohet e fundit diferenca ndermjet mikroekonomise dhe makroekonomise eshte zvogeluar se tepermi.Motivi kryesor i detyrohet faktit qe dhe makroekonomia merret me analizen dhe studimin e tregjeve. Per te kuptuar se si funksionojne,eshte e nevojshme qe ne radhe te pare te kuptohen sjelljet e operatoreve individual qe perbejne keto tregje. Keshtu qe makroekonomistet jane bere gjithmone e me te kujdesshem karshi themeleve mikroekonomike te fenomeneve ekonomike te agreguara.

Perdorimet dhe limitet e teorise mikroekonomike Redakto

Si cdo shkence ,ekonomia merret me shpjegimin dhe parashikimin e fenomeneve te vezhguara.Shpjegimi dhe parashikimi jane te bazuara mbi teorite,te cilat sherbejne per te shpjeguar fenomenet e vezhguara,ne terma te nje baze bashkesie rregullash dhe hipotezash. Teoria e nderrmarrjes per shembull lind nga nje hipoteze e thjeshte: nderrmarjet synojne gjithmone te maksimizojne fitimet.Teoria perdor kete hipoteze per te shpjeguar se si nderrmarjet zgjedhin sasine e forces punetore ,te kapitalit dhe lendeve te para te nevojshme per prodhimin ,ashtu si dhe sasine e te mirave per te prodhuar. Kjo teori sherben edhe per te shpjeguar ndervartesine e menyrave te ketyre zgjedhjeve me cmimet e faktoreve prodhues dhe cmimet qe ndermarrjet nxjerrin per prodhimet e tyre

Grafiku i mundesive prodhuese Redakto

Ky grafik apo koncept tregon mardheniet midis dy prodhimeve A dhe B. Gjithashtu tregon kufirin midis pikave te arritrshme the te paarriteshme te prodhimit.

Kostoja oportune Redakto

Ky eshte nje nga koncepted themelore te ekonomise. Ky koncept tregon mundesine qe ne e dorezojme ose qe nuk e marrim parasysh kur marrim nje vendim. Pershembull, nje person ka dy mundesi ose dy oferta. Njera eshte te vazhdoje studimet e larta the tjetra eshte te gjeje nje pune e cila paguan mire por eshte me ore me te gjata. Nese personi zgjedh te vazhdoje shkollen atehere ai ne te njejten kohe dorzon ose hedh tutje zgjethjen e dyte,( punen) Atehere mund te themi se kostoja oportune e te shkuarit ne shkolle eshe fillimi i nje pune.ceteris paribus. kuptimi i kostos nga ekonomistet bazohet ne sasin e burimeve te perdorura dhe mundesit alternative te prodhimit te tyre.

Mikroekonimia aplikative Redakto

Konceptet bazike në mikroekonimi Redakto

Elasticiteti - Konkurenca - Efiçenca (economics) ... Redakto

Teoria e konsumit Redakto

Prodhimi dhe teoria e çmimit Redakto

Bazat e teorisë së prodhimit - Efiçenca X - Faktorët e prodhimit - Indikatorët e prodhimit - Funksionet e prodhimit - Ekonomia e shkallës - Maksimizimi i profitit - Diskriminimi i çmimit - Kostoja e transferit - Indikatorët e çmimit

Organizatat industriale Redakto

Forma e tregut - Konkurenca e lirë - Monopoli - Konkurenca monopole - Oligopoli - Shkalla e koncentrimit

Tregëtia ndërkombëtare Redakto

Tregëtia ndërkombëtare - Tarifa ...