Srebrenica
Srebrenica (Cirilik serb: Сребреница) është një qytezë dhe komunë e vendosur në pjesën më lindore të Republika Srpska, një entitet i Bosnjës dhe Hercegovinës. Është një qytezë i vogël malor, ku industria kryesore është minierat e kripës dhe një llixhë aty pranë. Që nga viti 2013, qyteza ka një popullsi prej 2,607 banorë, ndërsa komuna ka 13,409 banorë.
Srebrenica
Сребреница | |
---|---|
Koordinatat: 44°06′15″N 19°17′50″E / 44.10417°N 19.29722°E | |
Vendi | Bosnja dhe Hercegovina |
Etniteti | Republika Srpska |
Rajoni gjeografik | Podrinje |
Bashkitë | 81 |
Qeveria | |
• Kryetari | Mlladen Grujiçiq (SNSD) |
Sipërfaqja | |
• Qyteza | 2,62 km2 (101 sq mi) |
• Komuna | 529,83 km2 (20,457 sq mi) |
Popullsia (2013) | |
• Qyteza | 2.607 |
• Dendësia (Qyteza) | 1.000/km2 (3,000/sq mi) |
• Komuna | 13.409 |
• Dendësia (Komuna) | 25/km2 (60/sq mi) |
Zona kohore | UTC+1 (CET) |
• Verës (DST) | UTC+2 (CEST) |
Prefiksi | 56 |
Faqja zyrtare | www |
Gjatë Luftës së Bosnjës në vitin 1995, Srebrenica ishte vendi i një masakre të më shumë se 8,000 burrave dhe djemve boshnjakë, e cila më pas u cilësua si një akt gjenocidi nga ICTY dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
Demografia
RedaktoSiapas regjistrimit të popullsisë së vitit 1991, komuna e Srebrenicës ka pasur 36.666 banorë, të përhapur në 81 vendbanime. Pas arritjes së marrëveshjes së Daytonit komuna e Srebrenicës në tërësi iu dha Republikës Serbe
Përbërja nacionale e popullsisë
RedaktoKomuna e Srebrenicës sipas regjistrimi të 1991-ës ka pasur gjithsejt: 36.666 banorë. Përbërja nacionale ka qenë:
- Boshnjak - 27.572 (75,19%)
- Serb - 8.315 (22,67%)
- Kroat - 38 (0,10%)
- Jugosllav - 380 (1,03%)
- tjerë, të pa përcaktuar dhe të panjohuri, - 361 (0,98%)
Ndërsa qyteti Srebrenica, sipas regjistrimi të 1991-ës ka pasur gjithsejt: 5.746. Përbërja nacionale ka qenë:
Ekonomia
RedaktoPërpara vitit 1992, në qytezë kishte një fabrikë metali dhe aty pranë minierat e plumbit, zinkut dhe arit. Emri i qytezës (Srebrenica) do të thotë "miniera e argjendit", i njëjti kuptim i emrit të vjetër latin Argentaria.
Para luftës, Srebrenica kishte gjithashtu një llixhë të madhe dhe qyteza lulëzoi nga turizmi i mirëqenies nga uji i burimit Crni Guber ("Guber i Zi") dhe burime të tjera. Në ditët e sotme, Srebrenica ka pak turizëm, por shumë më pak të zhvilluar se para luftës. Aktualisht, në qytezë funksionojnë një pension, motel dhe një bujtinë.
Shih edhe
RedaktoGaleria
Redakto-
panorama e Srebrenicës
-
memoriali