Stampa:23 mars
- 1879 - Lufta e Paqësorit u zhvillua në mes Kilit dhe forcave të bashkuara të Bolivisë dhe Perusë. Kili me sukses pushtoi Arican dhe Tarapacan, duke e lënë Bolivinë pa dalje në det.
- 1889 - Komuniteti mysliman, Ahmadiyya, themelohet nga Mirza Ghulam Ahmad në Qadian të Indisë.
- 1896 - Miratohet ligji “Raines” nga Legjislacioni Shtetëror i New Yorkut, i cili ndalon shitjen e alkoolit në hotele gjatë të dielave.
- 1908 - Diplomati amerikan, Durhan Stevens, sulmohet nga vrasësit korean Jean Myeong dhe Jang In-hwan, duke u bërë shkaktarë të vdekjes së tij që ndodhi dy ditë më vonë në spital.
- 1933 - “The Reichstag”, miraton “Aktin e Mundësimit të vitit 1933”, duke e bërë Adolf Hitlerin diktator të Gjermanisë.
- 1994 - Në një tubim zgjedhor në Tijuana, kandidati meksikan për president Luis Donaldo Colosio vritet nga Mario Aburto Martinez.
- 1994 - Fluturakja “Aeroflot Flight 593”, përplaset në Siberi kur djali 15-vjeçar i pilotit aksidentalisht ndërron kahun e autopilotit, duke vrarë kështu 75 njerëz në aeroplan.
- 1996 - Tajvani mban zgjedhjet e para të drejtpërdrejta me ç’rast zgjedh Lee Teng-hui si President.
- 2001 - Asgjësohet stacioni hapësinor rus “Mir”, duke u zhdukur krejtësisht në atmosferë para se të bie në Oqeanin Paqëso, afër Fixhit. (Figura)
- 2007 - Marina Iraniane kap personelin mbretëror të marinës në ujërat mes Iranit dhe Irakut.
Kjo stampë nuk përmban udhëzimet e përdorimit. Ju mund të ndihmoni duke i shtuar ato. |