Stampa:4 shkurt
- 1789 - George Washington zgjidhet njëzërazi president i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
- 1943 - Lufta e Dytë Botërore: Përfundoi Beteja e Stalingradit.
- 1944 - Forcat e xhandarmërisë dhe policisë sekrete të qeverisë kuislinge të Rexhep Mitrovicës dhe Xhaferr Devës kryen mbi popullin e Tiranës Masakrën e 4 Shkurtit.
- 1945 - Filloi punimet Konferenca e Jaltës në Krimé të Bashkimit Sovjetik e cila zgjati deri në 11 Shkurt. Tema kryesore e bisedimeve ishte rivendosja e rregullit në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.
- 1946 - U themelua në Tiranë klubi sportiv i futbollit Partizani, i cili u vu në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.
- 1972 - Lufthansa dhe Aeroflot nënshkruajnë marrëveshjen për linjen ajrore të fluturimeve për pasagjere nga Frankfurti për në Moskë dhe anasjelltas.
- 1976 - Një tërmet në Guatemala dhe Honduras shkakton vdekjen e mbi 22.000 njerëzve.
- 1998 - Pas lëkundjeve të tokës në Afganistan gjejnë vdekjen mbi 5.000 njerëz. Tërmeti kishte një forcë prej 6.1 ballë të shkallës Richter.
- 1998 - Bill Gates fyet dhe qëllohet me tortë në fytyrë nga një qytetar i Belgjikës.
- 1999 - Hugo Chávez Frías u zgjodh president i Venezuelës.
- 2003 - Ish-Republika Federale e Jugosllavisë emërohet zyrtarisht Serbia dhe Mali i Zi dhe miraton një kushtetutë të re.
- 2004 - Studenti amerikan i Universitetit Harvard Mark Zuckerberg starton rrjetin social Facebook.