Stampa diskutim:Grise
Latest comment: 54 minuta më parë by Olsi in topic Dokumentimi më i denjë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi stampën Grise. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Dokumentimi më i denjë
RedaktoHej unë shkrova dokumentim më të mirëfilltë për sa i përket stampës së grisjes, mirëpo për shkak se faqja veç e përmban të "përfshirë" stampën {{grise}}
, nuk po lejohet zëvendësimi i tekstit. Fjala është për dokumentimin tek Stampa:Grise/doc. A mundemi ju lutem ta shtojmë këtë si dokumentacion në vend të këtij ekzistuesit? Faleminderit paraprakisht. Fallbackintoreality / më fol! / më vëzhgo! 4 janar 2025 19:47 (CET)
- Unë nuk po shoh ndonjë problem. Dokumentacioni që ke krijuar shfaqet si duhet tek stampa. Ka dhe një seksion në fund që duket si përsëritje e dokumentacionit, por stampa mund të redaktohet nga përdoruesit me llogari dhe seksioni mund të hiqet. Olsi (diskutimet) 5 janar 2025 02:01 (CET)
- Problemi ishte tek përfshirja e kodit "{{Grise}}" brenda faqes, edhe pse s'ishte aktive stampa në faqe. Meqë dokumentacioni i vjetër përmbante atë kod, nuk mund ta hiqja. Falemnderit gjithsesi për ndihmën! Tashmë po duket më mirë! Fallbackintoreality / më fol! / më vëzhgo! 5 janar 2025 02:11 (CET)
- E kuptova tani. Nuk e dija që kishte një filter që e ndalonte një gjë të tillë dhe nuk po e kuptoja si duhet problemin. Olsi (diskutimet) 5 janar 2025 02:13 (CET)
- Thjesht sa për informacion në lidhje me të ardhmen:
Idealisht infrastruktura e grisjeve të faqeve duhet përmirësuar pak tani që ka filluar të vihet më fuqishëm në punë. Si fillim, stampa në fjalë duhet përafruar në kod e përdorim me homologen në EnWiki së bashku me atë për pezullimin e grisjeve ({{pezullo-grisjen}}). Së dyti duhen kristalizuar më mirë praktikat e vendosjeve të arsyeve në përmbledhje redaktimi dhe "transclude" që i bëhet faqeve të FG. Së treti duhen krijuar metoda më të mira për të lajmëruar personat që mund të kenë interes për diskutimet e grisjeve dhe pezullimin e tyre, mundësisht në mënyrë automatike (këtu duhet përditësuar dhe stampa e pezullimit që të mos sugjerojë më diskutim te faqja e diskutimit, që është praktikë disi e vjetruar aktualisht). Së fundmi duhen vendosur ca praktika më të mira për kohëzgjatjen e përmbylljen e votimeve për grisjen se aktualisht janë shumë rastësore dhe në të ardhmen mendoj që do të jenë burim ankesash nga përdorues të ndryshëm.
Për momentin, së bashku me një përdorues të huaj, po përpiqemi të kemi një robot që bën automatikisht transclusion të faqeve. Por një pjesë e problemeve që ceka më sipër kërkojnë pjesëmarrje njerëzore. — Klein Muçi (diskutimet) 5 janar 2025 12:55 (CET)- Pajtohem plotësisht. Ne aktualisht përdorim vetëm një stampë, si për grisje të shpejte që s'ka nevojë për diskutim, si për grisjet që po diskutohen. Stampa {{Artikull për grisje}} ekziston por nuk është përdorur ndonjëherë. Do të ishte mirë që të përdornim këtë të fundit për grisje që kanë nevojë për diskutim dhe krijuesi i artikullit të njoftohet automatikisht si në rastin e grisjeve të shpejta ashtu edhe në rastin e grisjeve që janë në diskutim. --Olsi (diskutimet) 5 janar 2025 13:55 (CET)
- Thjesht sa për informacion në lidhje me të ardhmen:
- E kuptova tani. Nuk e dija që kishte një filter që e ndalonte një gjë të tillë dhe nuk po e kuptoja si duhet problemin. Olsi (diskutimet) 5 janar 2025 02:13 (CET)
- Problemi ishte tek përfshirja e kodit "{{Grise}}" brenda faqes, edhe pse s'ishte aktive stampa në faqe. Meqë dokumentacioni i vjetër përmbante atë kod, nuk mund ta hiqja. Falemnderit gjithsesi për ndihmën! Tashmë po duket më mirë! Fallbackintoreality / më fol! / më vëzhgo! 5 janar 2025 02:11 (CET)