Stema e Forumit të Grisjes
Forumi i Grisjes

Këtu votohet për grisjen e faqeve të ndryshme. Grisja e faqeve mund të bëhet nga një administrator në rast keqbërjeje të qartë, mungese të plotë shquarësie në tematikën e trajtuar, shkeljen e të drejtave të autorit apo arsye të tjera të ngjashme që mund të nxisin procedura të ashtuquajtura "grisje të shpejta". Për faqet që kanë ekzistuar për një farë kohe apo për ato faqe për të cilat dikush mendon që duhet një diskutim më i gjerë nga komuniteti përpara se të veprohet mund të përdoret kjo faqe.

Për të kandiduar një faqe për grisje, shkruani titullin e saj në pjesën e mëposhtme dhe përdorni butonin blu. Kini parasysh se nëse faqja e propozuar nuk është një artikull, si pjesë e titullit duhet shënuar dhe parashtesa, për shembull Stampa:Shembull. Butoni i mëposhtëm funksionon për çdo hapësirë teknike përveç kategorive. Nëse doni të shtoni një kategori, kërkoni ndihmën e një administratori për ta bërë kandidaturën në formë manuale.

Pasi ta keni publikuar kandidaturën, kërkesën e plotësuar vendoseni në pjesën Kërkesa në proces grisjeje në formën {{Wikipedia:Forumi i Grisjes/Kërkesë për grisje/Titulli}}.

Gjatë diskutimit mund të përdorni stampat {{PËR}}, {{KUNDËR}} ose {{ASNJANËS}} te hapësira e votimit për të shprehur në mënyrë të përmbledhur mendimin tuaj në lidhje me grisjen e faqes. Kini parasysh se vlera numerike e votave shërben për të dhënë një përmbledhje të shkurtër të diskutimit por vendimi përfundimtar merret në bazë të argumenteve të dhëna te hapësira e diskutimit. Pasi diskutimi të ketë marrë kohën e duhur për t'u ezauruar, një administrator do ta mbyllë atë dukë dhënë përfundimin dhe duke zbatuar vendimin e zgjedhur.

If you have any problem and don't understand Albanian, please ask for assistance here.

Kërkesa në proces grisjeje


Nuk shoh ndonjë shquarësi dhe referimet janë të dobëta. Intervista nëpër TV bëjnë plot njerëz, por jo të gjithë meritojnë artikuj në Wikipedia.

Votimi

Diskutimi

Arsyeja e shtimit të stampës: Kjo faqe nuk ka përmbajtje enciklopedike relevante.

Votimi

  PËR Grisje. Përmbajtje pa relevancë enciklopedike, më shumë duket si biografi dëshmoreje. Ska citime. -- Leutrim.P

Diskutimi

- Arsyeja e shtimit të stampës: "Arsyeja nuk është përcaktuar". - @Fallbackintoreality kundërshtoi grisjen: "Aktorja në fjalë është e shquar në Kosovë, dhe ka mjaftueshëm mbulim në media për ta arsyetuar faqen".

Votimi

  KUNDËR Grisjes. Yllka është aktore e mirënjohur që shumë vite në Kosovë -- Leutrim.P

  KUNDËR Si kundërshtuesi, Znj. Gashi ka karrierë të mirëfilltë si aktiviste dhe aktore. Ajo ka mbulim më shumë se të mjaftueshëm medial për të merituar një faqe, si dhe për t'ia mbështetur të gjitha deklaratat në artikull. Ka nevojë për përmirësim gjithsesi. Fallbackintoreality / më fol! / më vëzhgo! 16 dhjetor 2024 22:04 (CET)[përgjigjuni]

Diskutimi

Arsyeja e shtimit të stampës: Pa referenca.

Votimi

  PËR Grisje. Përmbajtje masive (25.858 Bajt). Asnjë citim i vetëm. Nëse lexoni tekstin më thellësisht, ska logjikë kuptimi i emrave, shembull "Perseu (lat.: Perseus) me kuptimin Përse" -- Leutrim.P

Diskutimi

Arsyeja e shtimit të stampës: Ads & Spam.

Votimi

  PËR Grisje. Duket më shumë si reklamim sesa artikull enciklopedik -- Leutrim.P

Diskutimi

@Përdoruesi:Journabot, ketu mund ta argumentosh grisjen ose jo por edhe ta kundershtosh. --Leutrim.P (diskutimet) 13 dhjetor 2024 16:49 (CET)[përgjigjuni]

Nuk e kuptoj rëndësinë enciklopedike të takimeve të Edi Ramës jashtë vendit. Edi Rama zhvillon takime plot dhe nuk ka ndonjë arsye të krijohen artikuj për takimet e tij. Më shumë është temë për Wikinews sesa Wikipedia. Maksimumi mund të krijohet një seksion i veçantë te faqja e Edi Ramës, por jo të ketë artikull më vete për takimet e tij jashtë vendit. --Olsi (diskutimet) 3 dhjetor 2024 15:59 (CET)[përgjigjuni]

Votimi

  PËR - Nuk shoh arsye që të ketë një artikull mbi takimet e Edi Ramës. Nuk ka ndodhur ndonjë gje e jashtëzakonshme në këto takime. --Olsi (diskutimet) 3 dhjetor 2024 15:59 (CET)[përgjigjuni]

  KUNDËR Grisjes. Edi Rama është deri më sot i vetmi kryeministër i Shqipërisë që ka takuar shqiptarët nëpër botë, për t’i bërë të ndihen të vlerësuar dhe për të ngritur zërin mbi problemet e tyre.--Zbulimi‬ (diskutimet) 4 dhjetor 2024 10:44 (CET)[përgjigjuni]

  PËR - Jam kunder perdorimit te wikipedias per axhenda politike. -- Leutrim.P (diskutimet)

  ASNJANËS - Siç kam argumentuar dhe te faqja përkatëse e diskutimit të artikullit, megjithëse takimi i diasporës shqiptare nga një kryeministër shqiptar në detyrë mund të jetë risi (bashkëlidhur kjo dhe me votën e emigrantëve që sërish mbetet risi për Shqipërinë), nuk di të ketë pasur ende zhvillime të mëdha historiko-politike nga këto takime që të argumentojnë dokumentimin e tyre në një enciklopedi. Thënë këto ama, personalisht do të tregohesha disi i duruar me grisjen për të lejuar një kristalizim informacioni më të mirë përpara se të veprohet më tutje. Nëse do të kishim grisur artikullin e parë për këto takime, me shumë gjasë nuk do të ekzistonin 5 të tillë që u bënë më pas përmbajtja e mjaftueshme për të krijuar 1 të vetëm. Tani po flasim për bartje te artikulli përkatës i Edi Ramës, që gjithashtu mund të jetë një ide e mirë por që kjo të ndodhë, do të ishte më mirë të shihej dhe ca aktualiteti sa kjo temë të bëhej e vjetëruar që të gjykohej qartë se çfarë ia vlen të bartet e ku. - Klein Muçi (diskutimet) 4 dhjetor 2024 14:22 (CET)[përgjigjuni]

  PËR - Takimet me diasporën e shtetit ndodhin tek udhëheqësit e ndryshëm, nuk është unike ndaj Edi Ramës. Megjithëse një artikull i tillë mund të jetë më relevant edhe enciklopedik nëse bëhet diçka siç e ka Wikipedia Anglisht — Diaspora politics in the United States. Këtu mund të ketë një artikull më të denjë nëse flitet për udhëheqësinë e Shqipërisë dhe marrëdhënien e vet me diasporën shqiptare në përgjithësi, e jo veç për Edi Ramën. Fallbackintoreality / më fol! / më vëzhgo! 12 dhjetor 2024 13:12 (CET)[përgjigjuni]

  PËR - Duhet grisur direkt. Këto janë tubime puro partiake. --Ftillimi (diskutimet) 15 dhjetor 2024 21:35 (CET)[përgjigjuni]

Diskutimi

@Fallbackintoreality, Po të qëndrojë si; "Takimet e qeverisë shqiptare me shqiptarët jashtë vendit", besoj se do merrte kuptim. --Leutrim.P (diskutimet) 17 dhjetor 2024 09:22 (CET)[përgjigjuni]

Dhe unë jam pro ndryshimit të artikullit në aspektin e propozuar nga @Fallbackintoreality. Duket një përqasje më neutrale e enciklopedike. Një pjesë e informacionit në të mund të zhvendoset te artikulli biografik i Edi Ramës gjithashtu. - Klein Muçi (diskutimet) 22 dhjetor 2024 13:12 (CET)[përgjigjuni]

Artikull i grisur në Wikipedian angleze për mungesë shquarësie. Krijuar nga një përdorues i bllokuar globalisht dhe me shumë mundësi në konflikt interesi me temën në fjalë. --Olsi (diskutimet) 6 dhjetor 2024 22:27 (CET)[përgjigjuni]

Votimi

  PËR - Olsi (diskutimet) 6 dhjetor 2024 22:27 (CET)[përgjigjuni]

  PËR - Nese mund te vertetohet qe eshte ne konflikt interesi. Nese jo, do isha kunder grisjes -- Leutrim.P (diskutimet)

  KUNDËR - Ka shquarësinë e duhur,asnjë konflikt interesi nga ana ime si autor i artikullit.Lenti2026 (diskutimet) 8 dhjetor 2024 00:29 (CET)[përgjigjuni]

Diskutimi

Jam kunder grisjes se faqes sepse nuk kam konflikt interesi dhe njohshmeri me personin e artikullit qe kam shkruar, ashtu sic kam shkruar ne nje wiki tjeter simple per dike tjeter qe eshte pranuar si artikull, dhe edituar ktu tek wiki shqiptar, thjesht dashamiresisht, pa qene njohja reale,personi ka shquaresine e duhur per te qene ne wikipedian shqip qofte dhe ate kryesoren ( pertej peroblematikave te hasura), sepse kam hasur dhe ketu pa dashur te citoj...persona qe kane artikuj te krijiar per veten dhe me account me emrin e vetes se tyre..qe eshre dukshem konflikt interesi i hapur.dhe faqet e tyre jane aktive jo te grisura.Faleminderit Lenti2026 (diskutimet) 8 dhjetor 2024 00:27 (CET)[përgjigjuni]

Ne Wikipedian angleze shumica derrmuese votuan pro grisjes pikerisht per shkak te mungeses se shquaresise. Nese mendoni qe ka artikuj te tjere qe nuk kane shquaresi, mund t'i sillni ketu dhe te votojme per grisjen e tyre. Ne nuk kemi politiken tone te shquaresise dhe perdorim ate anglezen per mometin. Nese nje artikull nuk eshte i shquar mjaftueshem per Wikipedian angleze, s'duhet te jete as per Wikipedian shqip. --Olsi (diskutimet) 8 dhjetor 2024 00:38 (CET)[përgjigjuni]
Koha dhe momenti kur u publikua tek Wikipedia Anglisht ishte artikull i pa cituar sic duhet dhe permbajtja po ashtu... nuk besoj dhe mendoj se eshte kriter i njejte ose i forte per te dyja wikit respektivisht, se ka dhe artikuj jo te pranuar ose fshire nga wiki en dhe qe jane ketu ( me te drejte ne kete rast) shembull Ilir Shaqiri balerin dhe koregraf smund te thuash " nuk ka shquaresi" per faktin we i jane fshire fawqet dy here ne wikin anglisht. Lenti2026 (diskutimet) 8 dhjetor 2024 00:42 (CET)[përgjigjuni]


Mungesë shquarësie. Po e kaloj për diskutim meqë bëhet fjalë për një artikull të vjetër. - Klein Muçi (diskutimet)

Votimi

Diskutimi

@Fallbackintoreality, mund të kesh interes për diskutimin si propozuesi. - Klein Muçi (diskutimet) 12 dhjetor 2024 10:37 (CET)[përgjigjuni]

Fillimisht konsiderova grisjen e artikullit meqë ishte i lënë pas pa redaktorë të investuar, dhe nuk munda të gjeja informata nëse Skrill (ish Moneybooker) përdorej nga shqiptarët apo jo. Pas hulumtimit tim, mora vesh që jo vetëm përdoret nga një numër jo zero i personave, por që edhe ka pasur partneritet me Vodafone-in e Shqipërisë, gjë që e bën të shquar në të paktën ndonjë aspekt. Mirëpo ka nevojë për përmirësime, sepse artikulli homolog në anglisht është i mbushur me gjuhë reklamuese dhe e bën të vështirë neutralitetin. Fallbackintoreality / më fol! / më vëzhgo! 12 dhjetor 2024 13:03 (CET)[përgjigjuni]
@Leutrim.P, mbase grisja e artikullit në fjalë mund të konsiderohet ca e nxituar duke qenë se vetë propozuesi është kundër tashmë. - Klein Muçi (diskutimet) 15 dhjetor 2024 12:24 (CET)[përgjigjuni]
@Klein Muçi, mund edhe te jem nxituar pak. --Leutrim.P (diskutimet) 15 dhjetor 2024 14:49 (CET)[përgjigjuni]
Leutrim.P, e riktheva sërish derisa të mbyllet diskutimi. — Klein Muçi (diskutimet) 16 dhjetor 2024 00:48 (CET)[përgjigjuni]


Nuk ka referime, dhe hera e fundit që u redaktua (para se të kërkohej grisja) ishte në 2017. --Velocitasgroningen1934

Votimi

Diskutimi