Stivi Frashëri (lindur më 29 gusht 1990) është një futbollist shqiptar i cili momentalisht luan me klubin shqiptar KF TiranaKategorinë Superiore si portier.

Stivi Frashëri
Të dhënat vetjake
Emri i plotëStivi Frashëri
Datëlindja29 gusht 1990 (34 vjeç)
VendlindjaKorçë, Shqipëri
Gjatësia1.91 m (6 ft 3 in)
PozicioniPortier
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
KF Tirana
Numri1
Karriera me të rinjtë
2005–2007Skënderbeu Korçë
2007–2009Aris Thessaloniki
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2009–2010Aris Thessaloniki0(0)
2010–2014Bylis Ballsh68(0)
2014–KF Tirana1(0)
Karriera ndërkombëtare
2006–2007Shqipëria U–173(0)
2008–2009Shqipëria U–192(0)
2010–2012Shqipëria U–218(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 24 gusht 2014

Karriera

Redakto

Karriera e hershme

Redakto

Frashëri është produkt i akademisë së Skënderbeut duke qëndruar atje deri në vitin 2007, ku ai lëvizi në Greqi për të firmosur me Aris Thessaloniki.

Bylis Ballsh

Redakto

Pas tre vitesh te Aris Thessaloniki, Frashëri u rikthye në Shqipëri për të firmosur me Bylisin, e cila sapo ishte ngjitur në Kategorinë Superiore. Ai e vendosi veten që në fillim si portieri titullar duke bërë 22 paraqitje në sezonin e parë.

Tirana

Redakto

Në qershor 2014, Tirana po kërkonte zëvëndësuesin e portierit veteran Ilion Lika i cili firmosi me Flamurtarin. Frashëri shikohej si zëvëndësuesi ideal për portierin 34 vjeçarë, pasi ai ishte momentalisht pa skuadër.[1] Në të njëjtin muaj, Kukësi, një tjetër klub nga Kategoria Superiore kishte shprehur interes për Frashëri, por ky i fundit në një deklaratë tha se ishte i bindur për të zgjedhur Tiranën, ku gjithashtu do të firmoste edhe kontratën.[2]

Ai bëri debutimin e tij me skuadrën më 24 gusht 2014, ku ai luajti 90 minuta duke kontribuar në fitoren 3–0 kundër Apolonisë në javën e parë të sezonit 2014–15.[3]

Kombëtarja

Redakto

Shqipëria U–17

Redakto

Frashëri bëri debutimin e tij në moshën 16 vjeçare me kombëtaren U–17 më 15 tetor 2006 në humbjen 4–1 kundër Finlandës U–17, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian U–17.[4] Ai luajti në të tre ndeshjet e Grupit 9, ku përfshihen barazimi 1–1 kundër Izraelit U–17 më 17 tetor 2006[5] dhe humbja 2–0 kundër Polonisë U–17 më 20 tetor 2006.[6]

Shqipëria U–19

Redakto

Frashëri u thirr nga kombëtarja U–19 për të marrë pjesë në kualifikueset e Kampionati Europian U–19 të Futbollit që filloi që nga data 8 tetor 2008. Ai bëri debutimin e tij në ndeshjen hapëse kundër Anglisë U–19 që përfundoi me humbjen 3–0.[7] Ai luajti edhe në ndeshjen tjetër kualifikuese dy ditë më vonë në humbjen 5–0 kundër Serbisë U–19.[8] Për ndeshjen e tretë dhe të fundit kundër Irlandës së Veriut U–19, Frashëri ishte në stol për t'i lënë vendin portierit tjetër Elson Demi pasi Shqipëria kishte humbur mundësit matematikisht për t'u kualifikuar.[9]

Shqipëria U–21

Redakto

Frashëri për herë të parë në kombëtarja U–21 nga trajneri Artan Bushati për ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Europian U–21 të Futbollit kundër Azerbajxhanit U–21 më 4 shtator 2010,[10] por ishte një zëvëndësim i papërdorur pasi portieri titullar ishte Shpëtim Moçka.[11]

Referime

Redakto
  1. ^ "Portieri Frashëri në pritje të Tiranës". Panorama Sport. 13 qershor 2014. Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2014. Marrë më 13 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Frashëri: Kukësi është kapitull i mbyllur, Tirana më bindi". Panorama Sport. 21 qershor 2014. Marrë më 21 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  3. ^ ""Fluturon" Tirana, gola dhe spektakël ndaj Apolonisë. Magani: S'duhet të shpërdoronim". Panorama Sport. 25 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 27 gusht 2014. Marrë më 25 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Finlanda 4-1 Shqiperia - Euro U-17 2007 - FSHF.org". FSHF.org. 15 tetor 2006. Arkivuar nga origjinali më 15 dhjetor 2014. Marrë më 15 tetor 2006. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Izraeli 1-1 Shqiperia - Euro U-17 2007 - FSHF.org". FSHF.org. 17 tetor 2006. Arkivuar nga origjinali më 15 dhjetor 2014. Marrë më 17 tetor 2006. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Shqiperia 0-2 Polonia - Euro U-17 2007 - FSHF.org". FSHF.org. 20 tetor 2006. Arkivuar nga origjinali më 15 dhjetor 2014. Marrë më 20 tetor 2006. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Anglia 3-0 Shqiperia - Euro U-19 2009 - FSHF.org". FSHF.org. 8 tetor 2008. Arkivuar nga origjinali më 25 tetor 2014. Marrë më 8 tetor 2008. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Serbia 5-0 Shqiperia - Euro U-19 2009 - FSHF.org". FSHF.org. 10 tetor 2008. Arkivuar nga origjinali më 25 tetor 2014. Marrë më 10 tetor 2008. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Shqiperia 1-2 Irlanda e Veriut - Euro U-19 2009 - FSHF.org". FSHF.org. 13 tetor 2008. Arkivuar nga origjinali më 25 tetor 2014. Marrë më 13 tetor 2008. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Yll Press - Kombëtarja U-21, Bushati shpall listën anti-Azerbajxhan". Ylli Press. 4 shtator 2010. Marrë më 4 shtator 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Azerbaijan U21 vs. Albania U21 - 4 September 2010 - Soccerway". Soccerway.com. 4 shtator 2010. Marrë më 4 shtator 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto