Klubi Futbollistik Skënderbeu Korçë është një klub sportiv i Korçës. Klubi luan në Kategorinë Superiore ku sezonin e kaluar 2012-2013 zuri vendin e parë. Klubi ka marrë këtë emër për nder të Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeu. Klubi i luan ndeshjet në Stadiumin Skënderbeu, me kapacitet 10,000 vende.
Historia
Klubi u formua në qytetin e Korçës më 15 prill 1909 me emrin Vllazëria nga poeti dhe politikani Hilë Mosi, duke qenë kështu klubi sportiv më i vjetër në Shqipëri.
Gjatë viteve 1920 - 1922 për herë të parë në Korçë u formuan shoqëri sportive, të tilla si Përparimi dhe Sport Klub Korça ndërsa në vitin 1923 Liceu Kombëtar shqiptar formoi shoqërinë Shpresa.
U desh të vinte viti 1925 që Skënderbeu të lindte me këtë emër që e njohim sot. Në Korçë, futbolli nisi të bëhej gjithnjë e më tepër popullor dhe pothuajse çdo fushë përdorej nga sportdashësit e zonës për të luajtur. Kjo solli që shumë lagje e rrethina të Korçës të formonin skuadrat e tyre të vogla. Në vitin 1926 u formua shoqëria Zhgaba e po kështu një vit më pas u formuan edhe skuadra të voga lokale si Leka i Madh, Pirro, Brekverdhit, Zjarri, Tigri dhe Diamanti. Megjithatë Skënderbeu mundi të përfaqësojë qytetin dhe t'ia u dalë mbanë vështirësive, qoftë edhe politike.[1]
Stadiumi
KF Skënderbeu i luan ndeshjet në stadiumin "Skënderbeu" të qytetit të Korçës që ka një kapacitet prej 10,000 vendesh,dhe është njëkosisht stadiumi më i vjetër në Shqipëri. Stadiumi eshte i pajisur me nje fushe stervitore (aneks) moderen(e) e ndertuar ne vitin 2010 si edhe eshte ne procesin e pajisjes me ndricim. Tribuna Qendrore e stadiumit ka 500 vende prej te cilave rreth 100 i perkasin zones VIP. Stadiumi eshte nje Stadium Olimpik, i pajisur me piste atletike.
Sukseset
KF Skënderbeu ka fituar një herë Superligën dhe tre herë Kategorinë e Parë. Për herë të fundit KF Skënderbeu e fitoi Kategorinë e Parë në sezonin 2006/2007 dhe fitoi të drejtën të ngjitet përsëri në Superligë. Fredi Stefo ka qene Trajneri me i suksesshem i keti klubi, gjithashtu dhe i ekipit te te rinjve.
Kryesia
Presidenti i KF Skënderbeu është z.Ardjan Takaj, drejtor teknik është z.Gjergji Grabocka dhe trajner Z.Ilir Daja. Sponsori kryesor per sezonin 2009-2010 eshte Kafe Ama dhe Birra Korca.
LojtarëtStafi momental
Pronësia
Stafi drejtues
Stafi mjeksor
Trajnerët
- Sponsori zyrtar i fanellës – Ama Coffee
- Sponsori zyrtar i transmetimit – SuperSport Albania
- Sponsori zyrtar i prodhimit të fanellave – Legea
ReferimeLidhje të jashtme