Liridon Latifi
Liridon Latifi (lindur më 6 shkurt 1994) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si mesfushor i djathtë për klubin moldav Sheriff Tiraspol dhe kombëtaren shqiptare.
Latifi me Kukësin në vitin 2016 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Liridon Latifi | ||
Datëlindja | 6 shkurt 1994 | ||
Vendlindja | Prishtinë, Kosovë | ||
Gjatësia | 1.82 m (6 ft 0 in) | ||
Pozicioni | Mesfushor i djathtë | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Sheriff Tiraspol | ||
Numri | 27 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2005–2011 | Flamurtari | ||
2011–2013 | Prishtina | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2011–2015 | Prishtina | ? | (?) |
2015–2017 | Skënderbeu | 76 | (21) |
2017–2019 | Puskás Akadémia | 29 | (1) |
2019– | Sheriff Tiraspol | 0 | (0) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2012–2013 | Shqipëria U19 | 1 | (0) |
2015–2016 | Shqipëria U21 | 9 | (4) |
2016– | Shqipëria | 5 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 15 dhjetor 2018 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 9 tetor 2017 |
Karriera me klube
RedaktoSkënderbeu
RedaktoLatifi u transferua te Skënderbeu më 28 dhjetor 2014 në një marrëveshje tre-vjeçare, duke marrë numrin e tij të preferuar 27 për pjesën e dytë të sezonit 2014–15.[1] Gjatë prezantimit të tij, mesfushori deklaroi: "Objektivat e mi janë të njëjta me ato të klubit".[2] Latifi fitoi kampionatin në pjesën e dytë të sezonit; ai luajti gjithsej 18 ndeshje midist kampionatit dhe kupës, duke shënuar gjithashtu pesë gola, të gjitha në kampionat. Në përfundim të sezonit, Latifi e rinovoi kontratën e tij aktuale me klubin edhe për një vit tjetër.[3]
Sezoni 2015–16
RedaktoMë 19 nëntor 2015, Latifi mori kartonin e kuq të parë në karrierë gjatë humbjes 2–1 jashtë fushe kundër Kukësit; ai u përjashtua nga gjyqtari për sjellje të dhunshme pasi ai sulmoi lojtarin kundërshtar Gledi Mici.[4] Për këtë veprim, ai u ndëshkua me pesë ndeshje pezullim nga komisioni i disiplinës i Federatës Shqiptare të Futbolli.[5] Në fund të sezonit, ku Skënderbeu fitoi një tjetër titull, Latifi u emërua Talenti i Sezonit i Kategorisë Superiore nga shoqata "Sporti nga bashkon".[6]
Puskás Akadémia
RedaktoMë 25 gusht 2017, Latifi u transferua në Hungari te klubi elitar Puskás Akadémia për 1 milion €.[7] Ai firmosi një kontratë katër-vjeçare me vlerë 30,000 € në sezon.[8] Latifi u prezantua në të njëjtën ditë, dhe pasi mori fanellën me numrin 27, deklaroi: "Do ta ndihmoj Puskás Akadémia të arrij objektivat e saj".[9]
Ai shënoi golin e parë me klubin më 25 gusht 2018 në një ndeshje kampionati kundër Paksi e cila u mbyll me një disfatë 3–1 jashtë fushe.[10] Më vonë, më 26 shkurt të vitit të ardhshëm, Latifi shënoi golat te parë në kupë në formë triplete në fitoren 3–1 në shtëpi kundër të njëjtit kundërshtar.[11] Ai u largua nga klubi në përfundim të sezonit 2018–19 pas një periudhe të vështirë në Hungari.
Sheriff Tiraspol
RedaktoMë 24 qershor 2019, Latifi u zyrtarizua si lojtari më i ri i klubit moldav Sheriff Tiraspol.[12] Ai debutoi me ekipin më 5 korrik kundër klubit amator FC Sireți në ndeshjen e kthimit të raundit të 16-tave të Kupës së Moldavisë, duke shënuar një tregolësh në fitoren shkatërrimtare 15–0. Ekipi i tij u kualifikua për në raundin tjetër me rezultatin rekord 27–0.[13]
Referime
Redakto- ^ Adriatik Balla (28 dhjetor 2014). "Liridon Latifi lë Prishtinën për Skënderbeun, Tirana ndjek rivalët". Sot.com.al. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 3 prill 2016.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Latifi, kontratë 3-vjeçare me Skënderbeun". Panorama Sport. 28 dhjetor 2014. Marrë më 3 prill 2016.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Liridon Latifi rinovon i pari". Panorama Sport. 23 maj 2015. Marrë më 3 prill 2016.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kukësi vs. Skënderbeu Korçë 2 – 1" (në anglisht). Soccerway. 19 nëntor 2015. Marrë më 3 prill 2016.
- ^ "FSHF dënon rëndë talentin Liridon Latifi". Telegrafi.com. 19 nëntor 2015. Marrë më 19 nëntor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Talenti i sezonit "gjysmagjel"". Sport Ekspres. 1 qershor 2016. Arkivuar nga origjinali më 16 qershor 2018. Marrë më 16 qershor 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Llazi Saro (14 gusht 2017). "Merr fund "telenovela" Latifi, mesfushori shitet në Hungari. Ja sa përfiton Skënderbeu". Panorama Sport. Marrë më 25 gusht 2017.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Shkroi historinë me Skënderbeun, Latifi "ia mbath" te klubi i ripublisher=Panorama Sport". 25 gusht 2017. Marrë më 26 gusht 2017.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "SZÉLSŐ A SZKIPETÁROK FÖLDJÉRŐL" [Krah nga toka e akrepave] (në hungarisht). Pfla.hu. 25 gusht 2017. Marrë më 26 gusht 2017.
- ^ "Paksi SE vs. Puskás 3 – 2" (në anglisht). Soccerway. 25 gusht 2018. Marrë më 7 korrik 2019.
- ^ "Paksi SE vs. Puskás 1 – 3" (në anglisht). Soccerway. 26 shkurt 2019. Marrë më 7 korrik 2019.
- ^ "Zyrtare: Liridon Latifi transferohet te Sheriff Tiraspol". Telegrafi.com. 24 qershor 2019. Marrë më 7 korrik 2019.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "VIDEO/ Tripletë në Kupë, Latifi nuk ndalet në Moldavi". Panorama Sport. 5 korrik 2019. Marrë më 7 korrik 2019.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |