Migen Memelli (lindur më 25 prill 1980) është një trajner shqiptar futbolli dhe ish futbollist profesionist. Ai konsiderohet një nga sulmuesit më të mirë në historinë e futbollit shqiptar, duke fituar Këpucën e Artë të Kategorisë Superiore dy herë.[1]

Migen Memelli
Të dhënat vetjake
Datëlindja25 prill 1980 (44 vjeç)
VendlindjaPogradec, Shqipëri
Gjatësia1.86 m (6 ft 1 in)
PozicioniSulmues
Karriera me të rinjtë
1998–2000Skënderbeu
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1999–2001Skënderbeu26(9)
2001–2003Teuta40(13)
2003–2004Elbasani46(12)
2004Laçi29(4)
2005Elbasani17(6)
2005Skënderbeu12(8)
2006Brann19(1)
2007–2009GAIS17(0)
2008–2009Tirana (huazim)38(23)
2010Flamurtari15(14)
2010–2011Al-Faisaly23(14)
2011–2012Al Taawon20(4)
2012–2013Flamurtari22(19)
2013Al-Faisaly13(1)
2014Partizani11(6)
2014Laçi11(1)
2015Kastrioti0(0)
Gjithsej317(127)
Karriera ndërkombëtare
2001–2003Shqipëria U214(1)
2009Shqipëria1(0)
Skuadra të menaxhuara
2016–2017Tirana B
2018Laçi
2019–2020Tirana U19
2021−2022Skënderbeu
2022Skënderbeu
2023Vllaznia
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Karriera me klube

Redakto

Vitet e para

Redakto

Memelli e nisi karrierën e tij si profesionist në vitin 1999 me Skënderbeun në moshën 19 vjeç. Pavarësisht se shënoi 9 gola në 26 ndeshje në kampionat, ekipi i tij ra nga Kategoria Superiore. Ai shënoi edhe tre gola në kupë, duke e mbyllur sezonin me 12 gola.[2] Memelli firmosi me Teutën gjatë verës së vitit 2001. Ai shënoi 4 gola në 19 ndeshje në kampionat, të cilën Teuta e mbylli në vendin e katërt. Në kupë, ai shënoi 4 gola të tjerë, ndihmuar ekipin të arrinte gjysëm-finalet.[3] Në sezonin e ardhshëm, Memelli shënoi 8 gola në 21 ndeshje në kampionat, me Teutën që u rendit sërisht në vendin e katërt. Në kupë, ai shënoi tre gola. Teuta arriti në finale, duke u mposhtur minimalisht nga Dinamo; Memelli u aktivizua si zëvëndësues në minutën e 63të.[4]

Memelli u transferua te Elbasani në verën e vitit 2003, duke pasur një ndikim të menjëhershën. Ai shënoi 12 gola në 29 ndeshje në kampionat, të cilat ishin të rëndësishme në mbijetesën e klubit. Në kupë, ai shënoi një tregolësh në fitoren me goleadë 8–2 kundër Devollit në raundin e parë. Ai shënoi edhe në raundin e dytë kundër Albpetrolit, duke ndihmuar Elbasanin të kualifikohej në çerek-finale. Ai e mbylli sezonin e parë te Elbasani me 16 gola midis kampionatit dhe kupës.

Memelli u transferua te Laçi para nisjes së sezonit të ri 2004–05. Megjithatë, përvoja e tij te krutanët ishte negative, duke shënuar vetëm një gol në katër ndeshje në kampionat. Në janar 2005, Memelli u rikthye te Elbasani, me të cilën shpenzoi pjesën e dytë të sezonit. Ai shënoi katër gola në kampionat dhe një në kupë,[5] duke regjistruar shifrën më të ulët në karrierë.

Në verën e vitit 2005, Memelli firmosi një kontratë me Skënderbeun, duke u rikthyer në Korçë pas katër vitesh. Ai e nisi sezonin e ri duke shënuar në barazimin 1–1 kundër Teutës në ndeshjen hapëse të kampionatit. Memelli regjistroi 8 gola në 12 ndeshje në fazën e parë të kampionatit, duke tërhequr interesimin e disa klubeve të huaja, përfshirë norvegjezët e Brann, të cilën i ofruan lojtarit një provë në janar 2006.[6]

Prova e Memellit me Brann u organizua nga agjenti i tij Knut Høibraatens. Në mars 2006, klubi i ofroi një kontratë sulmuesit, duke e blerë kartonin e tij për 600,000 korona norvegjeze.[7]

Memelli shënoi dy golat e parë me klubin në fitoren 4–0 në transfertë kundër Voss në kupë më 8 qershor.[8] Në muaj më pas, ai mori pjesë në fazën kualifikuese të Kupës UEFA, duke shënuar golin e fitores kundër Glentoran në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues; ai u shpall lojtari i ndeshjes.[9] Pas kësaj, ai shënoi një tregolësh në barazimin 3–3 kundër ekipit suedez Åtvidaberg në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues.[10] Memelli mungoi në ndeshjen e kthimit për shkak dëmtimi;[11] Brann barazoi 1–1 në shtëpi, duke u eleminuar me rregullin e golit jashtë fushe.

Memelli u rikthye në aksion në ndeshjen kundër Molde në kampionat, duke asistuar golin e dytë të fitores 2–1 pasi më parë kishte hyrë si zëvëndësues në pjesën e dytë.[12] Goli i tij i vetëm në Tippeligaen erdhi në barazimin 2–2 kundër Stabæk në shtëpi.

Më 27 mars 2008, Memelli u transferua në Suedi te GAIS për 320,000 €, duke firmosur një kontratë tre-vjeçare.[13] Ai tregoi një formë pozitive para nisjes së sezonit, duke shënuar katër gola në katër ndeshje miqësore.[13]Allsvenskan, Memelli nuk shënoi në asnjë nga 16 ndeshjet që luajti. Pasi shënoi dy gola në dy ndeshje miqësore, Memelli u dëmtua në fillim të sezonit 2008. Ai u largua nga GAIS pa shënuar asnjë gol zyrtar.[14]

Tirana

Redakto

2008–2009: Titulli i parë kampion

Redakto

Më 6 korrik 2008, presidenti i Tiranës, Refik Halili, konfirmoi se klubi kishte marrë Memellin në formë huazimi për një sezon e gjysëm.[15] Gjatë prezantimit të tij, Memelli deklaroi: "Fola me presidentin Halili për 15 minuta dhe gjithçka u mbyll me konsensus", duke shtuar se "objektivat e tij janë të njëjta me ato të klubit".[16]

Memelli mori fanellën me numrin 9 dhe bëri debutimin zyrtar me klubin në ndeshjen hapëse të kampionatit kundër Vllaznisë, duke u zëvëndësuar nga Blerti Hajdari në minutën e 83të me ndeshjen që u mbyll në barazim pa gola.[17] Gjashtë ditë më pas, ai shënoi në minutën e 42të të ndeshjes kundër Teutës, duke regjistruar golin e parë sezonal.[18] Gjatë muajit shtator, Memelli shënoi në fitoren 2–0 kundër Apolonisë dhe një tregolësh kundër Flamurtarit, duke arritur në kuotën e pesë golave, gjë që e bëri një pretendent për Këpucën e Artë;[19][20] Në javën e 7të, Memelli shënoi në fitoren 2–1 kundër rivalëve për titull Dinamos.[21]

Në Kupën e Shqipërisë, goli i tij në ndeshjen e dytë kundër Tërbunit i dha Tiranës kualifikimin në raundin e dytë me rezultatin e përgjithshëm 2–1.[22] Pas kësaj, ai pësoi një dëmtim në ndeshjen kundër Lushnjes, duke humbur ndeshjet kundër Vllaznisë dhe Teutës.[23] Ai u rikthye në aksion në derbin kundër Partizanit, duke shënuar me kokë në minutën e 82të që i dha Tiranës një barazim 2–2.[24][25] Memelli vazhdoi me formën e tij pozitive në fundin e vitit; më 17 dhjetor, ai shënoi plotë pesë gola në fitoren 5–0 kundër Lushnjes në ndeshjen e dytë të raundit të dytë të kupës.[26][27] Ai kishte shënuar një dopietë në ndeshjen e parë, me Tiranën që u kualifikua me rezultatin e përgjithshëm 9–1.[28] Dhjetë ditë më pas, Memelli shënoi një tjetër tregolësh në fitoren 6–2 kundër Bylisit në ndeshjen e fundit të vitit.[29]

Memelli e nisi vitin 2009 duke shënuar në dopietë në fitoren 4–2 kundër Dinamos, gjë që e çoi në kuotën e 12 golave në kampionat. Më 15 shkurt, ai shënoi golin e tretë të fitores 3–1 kundër Besës, duke rikthyer Tiranën në krye të renditjes pas 79 ditësh. Më 5 prill, Memelli shënoi një dopietë në fitoren 2–0 kundër Flamurtarit; goli i parë i ndeshjes erdhi vetëm pas 7 sekondash, duke thyer rekordin e Gjergji Muzakës në sezonin 2006–07 si goli më i shpejtë në historinë e Kategorisë Superiore. Ai arriti në kuotën e 20 golave në kampionat duke shënuar në barazimin 1–1 kundër Besës më 2 maj. Në ndeshjen vendimtare për titull kundër Vllaznisë më 23 maj, Memelli shënoi në pjesën e parë dhe i dha ekipit fitoren 2–1 në Stadiumin Qemal Stafa; kjo fitore i dha Tiranës titullin kampion të Shqipërisë, duke u renditur katër pikë para Vllaznisë.

Memelli e mbylli sezonin 2008–09 duke regjistruar 22 gola në 29 ndeshje në kampionat, duke qënë një nga lojtarët kryesor në titullin e 24të në historinë e Tiranës. Ai fitoi Këpucën e Artë të Kategorisë Superiore për herë në karrierë, duke mposhtur rivalin e tij Sebino Plaku.[30] Në kupë, ai shënoi tetë gola në tetë ndeshje me Tiranën që u mposht në finale 2–1 nga Flamurtari.[31]

2009–2010: Dëmtimi i gjatë dhe largimi

Redakto

Në qershor 2009, Memelli pësoi një dëmtim që e mbajti jashtë fushave për disa muaj. Gjatë kohës që po rikuperohej në Belgjikë, ai shkaktoi polemika duke akuzuar Tiranën se nuk i kishte paguar kostot e trajtimit.[32] Në gusht, Memelli u rendit në vendin e 22të në listën e 50 golashënuesve më të mirë të IFFHS.[33] Memelli u rikthye në stërvitje në ditët e fundit të shtatorit,[34] duke shënuar edhe në fitoren 3–0 në miqësoren kundër Turbinës.[35] Ai u thirr në ekip për ndeshjen e javës së 7të kundër Dinamos, pavarësisht se kishte deklaruar që nuk ishte 100% në aspektin fizik.[36] Memelli e nisi ndeshjen si titullar por u përjashtua me karton të kuq në minutën e 14të pas një ndërhyrje të ashpër kundër Lucas Malacarnes, me Tiranën që u mposht 2–1.[37][38] Memelli u gjobit me 3 milion lek nga Komisioni i Disiplinës si dhe u pezullua me dy ndeshje.[39] Ai u rikthye më 30 tetor në fitoren minimale 1–0 kundër Vllaznisë.[40] Më 4 nëntor, ai pësoi një tjetër dëmtim në ndeshjen kundër Luzit në kupë, e cila ishte ndeshja e tij e parë në këtë kompeticion për këtë sezon, duke humbur ndeshjen e rradhës në kampionat kundër Shkumbinit.[41]

Sezoni negativ i Memellit vazhdoi edhe në humbjen 1–0 kundër Laçit, duke regjistruar vetëm një gjuajtje në portë.[42] Në ndeshjen kundër Skënderbeut më 6 dhjetor, ai u pa duke debatuar me trajnerin Alban Tafaj,[43] i cili për këtë veprim e pezulloi me dy ndeshje.[44] Pavarësisht rënjes së formës dhe incidentit me trajnerin, presidenti Halili konfirmoi se Memelli do vazhdonte të ishte pjesë e klubit.[45] Pezullimi i Memellit u mbyll para kohe, duke u thirrur për ndeshjen kundër Gramozit;[46] ai sërisht nuk shënoi me Tiranën që barazoi 1–1.[47] Më 20 dhjetor, Memelli shënoi golin e parë të sezonit me penallti në minutën e 90të të fitores 4–1 kundër Apolonisë.[48]

Më 14 janar 2010, Memelli u largua nga klubi pa njoftuar dhe udhëtoi në Rusi për të bërë një provë te Spartak Nalchik.[49] Tre ditë më parë, gjatë kohës që lojtari ishte ende në provë, presidenti i Tiranës Halili njoftoi se Memelli nuk do të rikthehej më në klub, duke shtuar se "nuk ka më vënd për të te Tirana".[50]

Flamurtari

Redakto

Më 27 janar 2010, Memelli u transferua te Flamurtari duke firmosur një kontratë deri në fund të sezonit.[51] Ai debutoi me klubin dy ditë më pas në ndeshjen kundër Shkumbinit, duke humbur një penallti që rezultoi fatale për ekipin, që u mposht 2–1.[52][53] Goli i tij i parë erdhi në ndeshjen e tij të dytë, duke shënuar me kokë në fitoren 3–0 kundër Besës.[54][55] Më 12 shkurt, në ndeshjen kundër Laçi, Memelli shënoi në pjesën e parë. Gjatë pushimit midis pjesëve, u raportua se ai u kërcënua me armë nga presidenti i Laçit Pashk Laska.[56] Sipas raportimeve, Laska e ofendoi Memellin dhe e kërcënoi të mos shënonte në pjesën e dytë.[56] Klubi i Laçit i mohoi të gjitha këto akuza. Ndeshja e luajtur në stadiumin e Laçit u humb nga Flamurtari me rezultatin 3–2; të gjithë golat u shënuan në pjesën e parë.[57] Pas përfundimit të ndeshjes, Flamurtari lëshoi një deklaratë për shtyp, duke dënuar incidentin:

Klubi i Flamurtarit denoncon ngjarjen e rëndë të ndodhur në dhomën e zhveshjes së ekipit tonë në pushimin e ndeshjes. Përfaqësuesit e Laçit kanë hyrë aty duke ushtruar dhunë verbale dhe fizike ndaj lojtarëve të Flamurtarit, veçanërisht ndaj sulmuesit Memelli. Situata ka qenë mjaft e tensionuar përgjatë 15 minutave. Në këto kushte është kontaktuar me telefon kryetari i bashkisë së Vlorës, z. Gjika dhe pas vendimit të tij skuadra vazhdon zyrtarisht në pjesën e dytë të ndeshjes.[58]

Pas kësaj ndeshje, Memelli vazhdoi me formën e tij fantastike, duke shënuar tetë gola në tetë ndeshjet e rradhës, përfshirë dopieta kundër Besës dhe Kastriotit.[59][60] Ai e mbylli gjysmën e dytë të sezonit me 14 gola në 15 ndeshje, me Flamurtarin që u rendit në vendin e 5të në kampionat.

Arabia Saudite

Redakto

Memelli tërhoqi interesimin e shumë klubeve shqiptare dhe të huaja pas sezonit 2009–10, ku ai shkëlqeu në gjysmën e dytë.[61][62] Më 17 qershor 2010, ai vendosi të transferohej në Arabinë Saudite te Al-Faisaly Harmah, duke i'u bashkuar ish trajnerit të Dinamos Zlatko Dalić. Ai firmosi një kontratë tre-vjeçare me vlerë mbi 320,000 $.[63] Marrëveshja përfshinte bonuse për çdo gol të shënuar dhe çdo fitore të arritur, një apartament luksoz në qytetin Harmah si dhe një makinë.[63]

Memelli bëri debutimin e tij me ekipin në ndeshjen hapëse të sezonit 2010–11 në Ligën Profesionale Saudite kundër Al Wahda, duke shënuar në minutat e fundit të një barazimi 3–3.[64] Më 3 tetor, ai shënoi një dopietë në fitoren 4–2 kundër Najran.[65]

Rikthimi te Flamurtari

Redakto

Më 31 korrik 2012, Memelli u rikthye në Shqipëri duke firmosur një marrëveshje dy-vjeçare me Flamurtarin, klub me të cilin kishte luajtur dy vite më parë.[66]

Partizani

Redakto

Më 20 janar 2014, pasi kishte qënë lojtar i lirë që pas largimit nga Al-Faisaly, Memelli u rikthye në Kategorinë Superiore dhe u transferua te klubi kryeqytetas Partizani.[67] Ai firmosi një kontratë gjashtë-mujore me rrogë 3.5 milion lek në muaj dhe mori fanellën me numrin 9 për gjysmën e dytë të sezonit 2013–14.[68] Sipas raportimeve, Memelli refuzoi ofertën e ish klubit të tij Tirana,[69] si dhe shfaqi ambicjen për të fituar kampionatin me Partizanin gjatë prezantimit të tij.[70]

Memelli luajti ndeshjen e parë me Partizanin në kampionat kundër Lushnjes më 15 shkurt, duke shënuar dy gola në 12 minutat e para në një fitore 2–0.[71] Një muaj më pas, ai shënoi të parin e fitores 2–0 kundër Bylisit.[72] Memelli vazhdoi me formën e tij pozitive, duke shënuar kundër Besës dhe Kukësit (me goditje dënimi)[73] si dhe kundër Teutës në një fitore të rëndësishme 3–1, duke arritur në kuotën e gjashtë golave në nëntë ndeshje.

Më 4 maj, Memelli humbi një penallti vendimtare në ndeshjen e javës së 33të kundër Skënderbeut, duke kontribuar në humbjen 2–1 të Partizanit në shtëpi.[74] Kjo humbje bëri që Partizani të mos kualifikohej në Ligën e Evropës për sezonin e ardhshëm.[75] Pas përfundimit të ndeshjes, klubi e fajësoi Memellin si fajtorin për humbjen, duke ndërprerë kontratën disa ditë më vonë.[76] Memelli shënoi 6 gola në 11 ndeshje me Demat e Kuq.

Vitet e fundit

Redakto

Më 24 gusht 2014, Memelli, tashmë 34 vjeç, firmosi një kontratë një-vjeçare me Laçin, duke u rikthyer te kurbinasit pas dhjetë vitesh.[77] Ai e humbi ndeshjen hapëse të kampionatit kundër Partizanit por u aktivizua në 19 minutat e fundit të humbjes 2–0 kundër Skënderbeut në javën e dytë.[78]

Memelli luajti ndeshjen e parë si titullar në paraqitjen e tij të dytë sezonale në barazimin pa gola kundër Kukësit më 10 shtator.[79] Ai shënoi golin e parë më 23 nëntor kundër Teutës, duke realizuar me kokë në minutën e 23të pas krosimit të Taulant Sefgjinajt në një fitore 3–0.[80] Rikthimi i tij te Laçi nuk zgjati për një kohë të gjatë, duke u larguar nga klubi në ditët e para të vitit 2015.[81] Ai regjistroi 11 ndeshje, gjashtë si titullar si dhe vetëm një gol.

Më 28 janar 2015, Memelli u transferua te Tërbuni në një marrëveshje afatshkurtër, gjë e konfirmuar edhe nga klubi.[82] Pasi kreu një seancë stërvitore me ekipin, Memelli hodhi poshtë pretendimet e klubit duke thënë se nuk kishte firmosur një kontratë me klubin pukjan, duke u larguar.[83]

Përvoja e tij e fundit në karrierë ishte një qëndrim i shkurtër me Kastriotin, me të cilin firmosi në gusht 2015.[84] Pasi u aktivizua në vetëm një ndeshje, kundër Besëlidhjes në kupë,[85] Memelli u largua nga klubi në shtator.[86]

Karriera ndërkombëtare

Redakto

Memelli u thirr për herë të parë në kombëtaren shqiptare në dhjetor 2006 nga trajneri Otto Barić për një mbledhje në Tiranë.[87] Një muaj më pas, ai u përfshi në ekipin B të Shqipërisë nga Barić.[88] Ai debutoi në ndeshjen miqësore kundër klubit turk Antalyaspor, duke shënuar në minutën e 49të me Shqipërinë që fitoi 6–2.[89] Ai luajti si titullar në ndeshjen e dytë, këtë herë kundër ekipit gjerman Fortuna Düsseldorf, me ndeshjen që u mbyll në barazim pa gola.[90] Ai nuk u aktivizua në ndeshjen e tretë dhe të fundit të kundër Tiranës, e cila u mbyll në barazim 2–2.[91]

Memelli vazhdoi të ishte pjesë e ekipit B, duke marrë një tjetër ftesë në janar 2008 për një grumbullim në Antalya, këtë herë nga trajneri i ri Arie Haan.[92] Ai shënoi dy gola në minutat 38të dhe 39të në barazimin 2–2 kundër Kazaskyn.[93]

Më 1 prill 2009, si rezultat i formës së tij mbreslënëse me Tiranën, Memelli u ftua në ekipin e parë nga Arie Haan. Ai bëri debutimin e tij ndërkombëtar në ndeshjen kualifikuese të FIFA Kupës së Botës 2010 kundër Danimarkës, duke zëvëndësuar Besart Berishës në minutat e fundit.[94] Shqipëria u mposht 3–0, duke komplikuar mundësitë për t'u kualifikuar.[95][96]

Statistikat e karrierës

Redakto

Burimi: [97][98][99]

Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Skënderbeu 2000–01 Kategoria e Parë 26 7 0 0 26 7
Teuta 2001–02 Kategoria Superiore 19 4 0 0 19 4
2002–03 21 8 0 0 21 8
Gjithsej 40 12 0 0 40 12
Elbasani 2003–04 Kategoria Superiore 29 12 0 0 29 12
Laçi 2004–05 Kategoria e Parë 4 1 0 0 4 1
Elbasani 2004–05 Kategoria Superiore 17 4 0 0 17 4
2005–06 1[a] 0 1 0
Gjithsej 17 4 0 0 1 0 18 4
Skënderbeu 2005–06 Kategoria e Parë 12 8 0 0 12 8
Brann 2006 Tippeligaen 19 1 3 4 3[a] 4 25 9
GAIS 2007 Allsvenskan 16 0 0 0 16 0
2008 1 0 0 0 1 0
Gjithsej 17 0 0 0 17 0
Tirana (huazim) 2008–09 Kategoria Superiore 29 22 8 8 37 30
2009–10 9 1 2 1 0 0 11 2
Gjithsej 38 23 10 9 0 0 48 32
Flamurtari 2009–10 Kategoria Superiore 15 14 0 0 15 14
Al-Faisaly 2010–11 Saudi Professional League 23 14 0 0 23 14
Al-Taawoun 2011–12 Liga Profesionale Saudite 20 4 0 0 20 4
Flamurtari 2012–13 Kategoria Superiore 22 19 9 7 2[b] 0 33 26
Al-Faisaly 2013–14 Liga Profesionale Saudite 13 1 1 1 14 2
Partizani 2013–14 Kategoria Superiore 11 6 0 0 11 6
Laçi 2014–15 Kategoria Superiore 11 1 2 0 13 1
Kastrioti 2015–16 Kategoria e Parë 0 0 1 0 1 0
Gjithsej karriera 317 127 26 21 6 4 349 152
  1. ^ a b Të gjitha ndeshjet në Kupën UEFA
  2. ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës

Kombëtarja

Redakto

Burimi: [100]

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Shqipëria 2009 1 0
Gjithsej 1 0
Tirana[97]

Personale

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Njeriu i 115 golave, Migen Memelli starton sot punën tek Vllaznia". Shkodra Sport. 12 qershor 2023. Marrë më 24 tetor 2024.
  2. ^ "Albanian Cup 2000–01". RSSSF (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 27 maj 2012. Marrë më 8 korrik 2017.
  3. ^ "Albanian Cup 2001–02". RSSSF (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 27 maj 2012. Marrë më 8 korrik 2017.
  4. ^ "Albanian Cup 2002–03". RSSSF (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 27 maj 2012. Marrë më 8 korrik 2017.
  5. ^ "Albanian Cup 2004–05". RSSSF (në anglisht). Marrë më 8 korrik 2017.
  6. ^ Edmond Qose (3 mars 2006). "Migen Memelli kontrate 3-vjecare me Bran Bergen". Forumi Shqiptar. Marrë më 24 tetor 2024.
  7. ^ "Hevder norsk agent ville svindle Brann i millionsalg" (në norvegjisht). Aften Posten. 3 tetor 2014. Marrë më 25 korrik 2015.
  8. ^ "Norvegji/ Memelli, dy gola në fitoren 4–0 të Bran Bergen". Albania Sport. Arkiva Shqiptare e e Lajmeve. 3 korrik 2006. Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2018. Marrë më 16 gusht 2018.
  9. ^ "Migen Memelli, lojtari më i mirë në ndeshjen Glentoran-Bran (0–1) për Kupën UEFA". Albania Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 14 korrik 2006. Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2018. Marrë më 6 gusht 2018.
  10. ^ "Migen Memelli tre gola në Brann Bergen-Atvidaberg 3–3 për Kupën UEFA". Albania Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 10 gusht 2006. Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2018. Marrë më 16 gusht 2018.
  11. ^ "Memelli: "Urime Bariç dhe Kombëtares për fitoren"". Albania Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 17 gusht 2006. Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2018. Marrë më 16 gusht 2018.
  12. ^ "Memelli, asist goli në fitoren e SK Bran". Albania Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 28 gusht 2006. Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2018. Marrë më 16 gusht 2018.
  13. ^ a b "Memelli kontratë me Gais, gol për suedezët në debutim". Albania Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 29 mars 2007. Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2018. Marrë më 16 gusht 2018.
  14. ^ "Migen Memelli, një "sheik" shqiptar në Arabinë Saudite". Telegraf.al. 24 gusht 2013. Marrë më 25 tetor 2024.
  15. ^ "Migen Memelli, blerja e bujshme e rekordmenëve". Albanian Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 7 korrik 2008. Arkivuar nga origjinali më 6 gusht 2018. Marrë më 6 gusht 2018.
  16. ^ "Memelli: Me Tiranën për titullin e Kupën". Albanian Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 15 korrik 2008. Arkivuar nga origjinali më 6 gusht 2018. Marrë më 6 gusht 2018.
  17. ^ "Vllaznia Shkodër 0–0 KF Tirana" (në anglisht). Football Database. 24 gusht 2008. Marrë më 6 gusht 2018.
  18. ^ "Vendos Memelli, rikthehet Tirana". Albanian Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 30 gusht 2008. Arkivuar nga origjinali më 6 gusht 2018. Marrë më 6 gusht 2018.
  19. ^ "Slishko mund Kovën, por heroi është Memelli". Albanian Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 27 shtator 2008. Arkivuar nga origjinali më 6 gusht 2018. Marrë më 6 gusht 2018.
  20. ^ "Memelli hedh dorashkën: "Dua titullin dhe këpucën e artë"". Albanian Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 23 shtator 2008. Arkivuar nga origjinali më 6 gusht 2018. Marrë më 6 gusht 2018.
  21. ^ "Tirana fiton me Dinamon, tani +5 ndaj Vllaznisë". Albanian Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 19 tetor 2008. Arkivuar nga origjinali më 6 gusht 2018. Marrë më 6 gusht 2018.
  22. ^ "Turi i parë, rezultatet e ndeshjeve të kthimit Partizani e pati më të lehtë nga të gjithë. Tepelena e Kategorisë së dytë pas humbjes në ndeshjen e parë 5–1, nuk u paraqit fare në kryeqytet në kompleksin "Partizani"". Albanian Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 12 nëntor 2008. Arkivuar nga origjinali më 6 gusht 2018. Marrë më 6 gusht 2018.
  23. ^ "Supersfida, Vllaznia nis luftën me "bilbilin"". Albania. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 22 nëntor 2008. Arkivuar nga origjinali më 6 gusht 2018. Marrë më 6 gusht 2018.
  24. ^ "Partizani Tirana 2–2 KF Tirana" (në anglisht). Football Database. 7 dhjetor 2008. Marrë më 6 gusht 2018.
  25. ^ "Partizani i barabarte me Tiranen". Koha Jonë. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 8 dhjetor 2008. Arkivuar nga origjinali më 6 gusht 2018. Marrë më 6 gusht 2018.
  26. ^ "Tirana-Memelli, simbioza e golave. Sulmuesi korçar, një prej blerjeve të bujshme të presidentit Refik Halili në merkaton verore, ka shënuar për fanellën rekordmenëve shqiptarë plot 15 gola: 7 ne kampionat dhe 8 ne Kupe". Albanian Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 17 dhjetor 2008. Arkivuar nga origjinali më 6 gusht 2018. Marrë më 6 gusht 2018.
  27. ^ ""Çmendet" Migen Memelli, pesë gola lushnjarëve". Albania. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 18 dhjetor 2008. Arkivuar nga origjinali më 16 shtator 2018. Marrë më 6 gusht 2018.
  28. ^ "Tirana bën autokritikë në Kupë, Memelli dy gola". Albanian Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 3 dhjetor 2008. Arkivuar nga origjinali më 6 gusht 2018. Marrë më 6 gusht 2018.
  29. ^ "Tirana, autokritikë me 6 gola. Migen Memelli vulosi shifrat në 6–1, duke shënuar tripletën e tij të dytë në këtë kampionat pas asaj kundër Flamurtarit (3–1)". Albanian Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 27 dhjetor 2008. Marrë më 6 gusht 2018.[lidhje e vdekur]
  30. ^ "Memelli, "Këpuca e Artë" e Superiores". Gazeta Shqip. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 24 maj 2009. Arkivuar nga origjinali më 6 gusht 2018. Marrë më 6 gusht 2018.
  31. ^ "Flamurtari i rrëmben Tiranës Kupën dhe UEFA-n". BalkanWeb.com. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 7 maj 2009. Arkivuar nga origjinali më 6 gusht 2018. Marrë më 6 gusht 2018.
  32. ^ "Gafë e Memellit plas "sherri" te Tirana". Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 25 qershor 2009. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2018. Marrë më 8 gusht 2018.
  33. ^ "Memelli, bomberi shqiptar ne liste mes Ibrës e MesitSipas IFFHS-së, "Këpuca e artë" e kampionatit të kaluar ndodhet i 22-ti në botë. Sulmuesi i Tiranës shënoi 22 gola në 29 ndeshje. Më i miri Janko, 39 rrjeta". Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 4 gusht 2009. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2018. Marrë më 8 gusht 2018.
  34. ^ "Rikthimi i Memellit dhe i Mukes, nje Tirane me e forte". Koha Jonë. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 28 shtator 2009. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2018. Marrë më 8 gusht 2018.
  35. ^ "Miqësore, Tirana – Turbina 3-0Golat realizuan nga Memelli, Muzaka dhe Karabeci". Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 11 tetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2018. Marrë më 8 gusht 2018.
  36. ^ "Memelli: Sjam ende ne 100% te formes". Top-Channel.tv. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 12 tetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2018. Marrë më 8 gusht 2018.
  37. ^ "Dinamo mposht 2–1 Tiranën, ngjitet në 19 pikë". BalkanWeb.com. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 18 tetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2018. Marrë më 8 gusht 2018.
  38. ^ "Dinamo Tirana vs. Tirana 2 – 1" (në anglisht). Soccerway. 18 tetor 2009. Marrë më 8 gusht 2018.
  39. ^ "Kom.Disiplinës pezullon Memellin për 2 ndeshje". BalkanWeb.com. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 21 tetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2018. Marrë më 8 gusht 2018.
  40. ^ "Vllaznia Shkodër vs. Tirana 0 – 1" (në anglisht). Soccerway. 30 tetor 2009. Marrë më 8 gusht 2018.
  41. ^ "Tirana, pa Memellin kunder Shkumbinit". Top-Channel.tv. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 7 nëntor 2009. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2018. Marrë më 8 gusht 2018.
  42. ^ "Tirana autogol në Laç, i largohet kreut". Gazeta Shqip. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 22 nëntor 2009. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2018. Marrë më 8 gusht 2018.
  43. ^ "Memelli: Nuk jam unë e keqja e Tiranës. Trajneri Tafaj dhe sulmuesi Memelli kanë shkëmbyer disa replika dhe gjatë ndeshjes së Tiranës kundër Skënderbeut në Korçë". Albania Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 9 dhjetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2018. Marrë më 8 gusht 2018.
  44. ^ Leonard Karaj (9 dhjetor 2009). "Tirana pezullon Memellin". Panorama Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2018. Marrë më 8 gusht 2018.
  45. ^ Leonard Karaj (10 dhjetor 2009). "Halili: Memelli nuk do të ikë". Panorama Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2018. Marrë më 8 gusht 2018.
  46. ^ "Aktivizohet Memelli, "bie" pezullimi". Gazeta Shqip. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 12 dhjetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2018. Marrë më 8 gusht 2018.
  47. ^ "Tirana vs. Gramozi Ersekë 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 12 dhjetor 2009. Marrë më 8 gusht 2018.
  48. ^ "Tirana mund Aploloninë, merr vendin e 3-të në Superligë". BalkanWeb.com. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 20 dhjetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2018. Marrë më 8 gusht 2018.
  49. ^ "Memelli largohet nga Tirana". Panorama. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 15 janar 2010. Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2018. Marrë më 16 gusht 2018.
  50. ^ ""Memelli s'ka më vend te Tirana"". Panorama. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 18 janar 2010. Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2018. Marrë më 16 gusht 2018.
  51. ^ "Memelli, zyrtarisht te Flamurtari". Gazeta Shqip. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 27 janar 2010. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2018. Marrë më 8 gusht 2018.
  52. ^ "Shkumbini mund Flamurtarin e Maganit". Panorama. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 29 janar 2010. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2018. Marrë më 8 gusht 2018.
  53. ^ "Shkumbini, dy shuplaka për Maganin". Gazeta Shqip. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 30 janar 2010. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2018. Marrë më 8 gusht 2018.
  54. ^ "Flamurtari vs. Besa Kavajë 3 – 0" (në anglisht). Soccerway. 3 shkurt 2010. Marrë më 8 gusht 2018.
  55. ^ "Java 19, Flamurtari –Besa 3–0". Albania Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 3 shkurt 2010. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2018. Marrë më 8 gusht 2018.
  56. ^ a b "Memelli kërcënohet me pistoletë". Albania Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 13 shkurt 2010. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2018. Marrë më 8 gusht 2018.
  57. ^ "Laçi vs. Flamurtari 3 – 2" (në anglisht). Soccerway. 12 shkurt 2010. Marrë më 8 gusht 2018.
  58. ^ "Kërcënimet në Laç, kryebashkiaku Gjika urdhëroi vazhdimin e ndeshjes". Gazeta Shqip. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 14 shkurt 2010. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2018. Marrë më 8 gusht 2018.
  59. ^ "Besa Kavajë vs. Flamurtari 3 – 2" (në anglisht). Soccerway. 28 mars 2010. Marrë më 8 gusht 2018.
  60. ^ "Flamurtari vs. Kastrioti Krujë 3 – 0" (në anglisht). Soccerway. 17 prill 2010. Marrë më 8 gusht 2018.
  61. ^ "Tirana në sulm për Migen Memellin". Albania Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 13 qershor 2010. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2018. Marrë më 8 gusht 2018.
  62. ^ "Memelli drejt Qipros, skuadra ende mister". Gazeta Shqip. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 6 maj 2010. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2018. Marrë më 8 gusht 2018.
  63. ^ a b "Migen Memelli firmos me Al Faysaly". Albania-Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 17 qershor 2010. Arkivuar nga origjinali më 14 gusht 2018. Marrë më 18 qershor 2010.
  64. ^ "Memelli debuton me gol me Al Faisali". Gazeta Shqip. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 17 gusht 2010. Arkivuar nga origjinali më 14 gusht 2018. Marrë më 14 gusht 2018.
  65. ^ "Al-Faisaly vs. Najran 4 – 2" (në anglisht). Soccerway. 3 tetor 2010. Marrë më 14 gusht 2018.
  66. ^ "Migen Memelli: "Erdha për një Flamurtar kampion"". Telegraf.al. 31 korrik 2012. Marrë më 21 korrik 2012.
  67. ^ "Migen Memelli firmos për Partizanin, 6 muaj bëhet "dem i kuq". Antanasijeviç nis provën". Panorama Sport. 20 janar 2014. Marrë më 25 korrik 2015.
  68. ^ "Partizani godet në merkato, firmos Migen Memelli". Ora News.TV. 20 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 25 korrik 2015.
  69. ^ "Tirana-Partizani, derbi nën "rrogoz" për Migen Memellin". Panorama Sport. 11 janar 2014. Marrë më 25 korrik 2015.
  70. ^ "Migen Memelli: "Te Partizani, për të fituar titullin kampion"". Telegraf.al. 24 janar 2014. Marrë më 25 korrik 2015.
  71. ^ "Partizani kalon lehtësisht Lushnjën". Sport Ekspres. 15 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 25 korrik 2015.
  72. ^ "Partizani Tirana vs. Bylis Ballsh 2 – 0" (në anglisht). Soccerway. 13 mars 2014. Marrë më 25 korrik 2015.
  73. ^ "Partizani mund Kukësin. Sampaio: Po pranoi se është gënjeshtar, Mazrekaj le të kthehet". Panorama Sport. 24 janar 2014. Marrë më 11 gusht 2018.
  74. ^ "Partizani Tirana vs. Skënderbeu Korçë 1 – 2" (në anglisht). Soccerway. 4 maj 2014. Marrë më 11 gusht 2018.
  75. ^ "Memelli përjashtohet nga Partizani, klubi e bëri fajtor për humbjen ndaj Skënderbeut". Sot.com.al. 8 maj 2014. Marrë më 11 gusht 2018.
  76. ^ "Memelli: Ju tregoj se pse më përjashtuan nga Partizani…". Panorama Sport. 9 maj 2014. Marrë më 11 gusht 2018.
  77. ^ "Migen Memelli firmos me Laçin". Shqiptarja.com. 24 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 25 korrik 2015. Marrë më 24 korrik 2015.
  78. ^ Llazi Saro (31 gusht 2015). "Skënderbeu, fitore mes vuajtjesh ndaj Laçit. Mirel Josa: Duhej të shënonim më shpejt". Panorama Sport. Marrë më 12 shtator 2014.
  79. ^ "Laçi vs. Kukësi 0 – 0" (në anglisht). Soccerway. 10 shtator 2014. Marrë më 24 korrik 2015.
  80. ^ Vladimir Prenga (24 nëntor 2014). "Laçi shkatërron Teutën, Lika drejt shkarkimit". Panorama Sport. Marrë më 25 korrik 2015.
  81. ^ "Migen Memelli largohet nga Laçi". Panorama Sport. 8 janar 2015. Marrë më 25 korrik 2015.
  82. ^ "Godet Tërbuni, merr Memellin". Panorama Sport. 28 janar 2015. Marrë më 25 korrik 2015.
  83. ^ "Humor te Tërbuni, largohet Memelli". Panorama Sport. 30 janar 2015. Marrë më 25 korrik 2015.
  84. ^ Ndriçim Kruja (2 shtator 2015). "Kastrioti mbyll merkaton me Hysën, dyshe e frikshme në sulm". Panorama Sport. Marrë më 25 korrik 2016.
  85. ^ "Kastrioti Krujë vs. Besëlidhja Lezhë 0 – 0" (në anglisht). Soccerway. 16 shtator 2014. Marrë më 24 korrik 2016.
  86. ^ Liridon Pasha (25 nëntor 2015). "Plori mendon për merkaton". Panorama Sport. Marrë më 25 korrik 2016.
  87. ^ "Oto Bariç, më 2 dhjetor, në Tiranë për zborin me Shpresat". Albania Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 27 nëntor 2006. Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2018. Marrë më 16 gusht 2018.
  88. ^ "Oto Bariç me plot surpriza në listën "B"". Albania Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 18 janar 2007. Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2018. Marrë më 16 gusht 2018.
  89. ^ "Kombëtarja, fitore spektakolare me Antaliaspor". Albania Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 23 janar 2007. Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2018. Marrë më 16 gusht 2018.
  90. ^ "Paqe ne Shqiperi-Fortuna Duseldorf". Albania Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 25 janar 2007. Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2018. Marrë më 16 gusht 2018.
  91. ^ "Bariç, me humor të përgjysmuar. Plaku i "mbush" gjysmen e shishes". Albania Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 27 janar 2007. Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2018. Marrë më 16 gusht 2018.
  92. ^ "Ja kombetarja B e Hanit per ne Antalia". Korrieri. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 10 janar 2008. Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2018. Marrë më 16 gusht 2018.
  93. ^ "Migen Memelli, dy gola në 60 sekonda". Albania Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 19 janar 2008. Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2018. Marrë më 16 gusht 2018.
  94. ^ "Denmark vs. Albania 3 – 0" (në anglisht). Soccerway. 1 prill 2009. Marrë më 24 korrik 2015.
  95. ^ "Haan quits as Albania boss" (në anglisht). FIFA. 15 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 4 nëntor 2012. Marrë më 11 maj 2010.
  96. ^ "Haan and Albania go separate ways" (në anglisht). UEFA. 15 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 19 prill 2009. Marrë më 29 prill 2009.
  97. ^ a b "Migen Memelli" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 3 tetor 2022.
  98. ^ "Migen Memelli". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. Marrë më 8 gusht 2018.
  99. ^ "Migen Memelli" (në anglisht). Football Database. Marrë më 8 gusht 2018.
  100. ^ "Migen Memelli". EU-football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 8 gusht 2018.

Lidhje të jashtme

Redakto