Sulmi në Stamboll (28 qershor 2016)
Sulmi ka ndodhur më 28 qershor 2016, kur Terminalin 2 për fluturime ndërkombëtare i Aeroportit Atatürk të Stambollit në Turqi, u sulmua nga shpërthime dhe të shtëna me armë zjarri.[1] Sipas kryeministri turk Binali Yıldırım, të paktën 36 persona u vranë dhe 147 të tjerë u plagosën.[2][3][4] Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në parkingun e aeroportit,[1] ndërsa shpërthimet kanë ndodhur në hyrje të terminalit të mbërritjeve ndërkombëtare[5] dhe duket se janë shkaktuar nga sulme vetëvrasëse.[4] Disa raporte thonë se shpërthimet kanë ndodhur në pjesë të ndryshme të aeroportit.[3]
Prapaskena
RedaktoPër më shumë informacione shikoni artikullin Sulmet në Stamboll (2016) |
Stambolli ka qenë vendndodhja e tre sulmeve në vitin 2016, duke përfshirë dy sulmet vetëvrasëse në janar dhe në mars që ishin të lidhur me të Shtetin Islamik të Irakut dhe Levantit (ISIS), dhe sulm me autobombë në fillim të qershorit, të marrë përsipër nga Fajkojt e Lirisë së Kurdistanit (ATK), një degë radikale e organizatës terroriste Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).[6]
Të shtëna dhe shpërthimet
RedaktoPak para orës 10 të kohës vendore, dy sulmues para se të kalonin në pikën e kontrollit me rreze X në një pikë kontrolli të sigurisë hapën zjarr.[7] Pastaj policët filluan të hapin zjarr. Sulmuesit pastaj u hodhën në erë.[1][8]
Pasoja
RedaktoPas shpërthimit, të gjitha fluturimet nisëse janë pezulluar, por fluturimet mbërritëse kanë mbetur operacionale për disa kohë deri sa u ndaluan.
Avioni i Turkish Airlines që u nis nga Aeroporti i Tiranës drejt Aeroportit Atatürk të Stambollit u ul në vetëm pak çaste pas shpërthimit në orën 23:12 sipas orës lokale. Në këtë avion ishte edhe një delegacion i qeverisë shqiptare, me në krye kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e financave, Arben Ahmetaj. Delegacioni shqiptar u nxor nga sigurimi turk menjëherë nga aeroporti, ndërsa pak çaste më vonë Edi Rama reagoi me një mesazh në rrjetet sociale ku tha se i vinte keq për shqetësimin e krijuar.[9]
Përgjegjësia
RedaktoShteti Islamik i Irakut dhe Levantit[10][11] është akuzuar nga kryeministri turk Binali Yildirim edhe pse nuk ka pasur asnjë pretendim zyrtare për përgjegjësi.[12]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b c "Blast and gunfire 'at Istanbul airport'". bbc.com. BBC. Marrë më 28 qershor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Tavernise, Sabrina; Yeginsu, Ceylan (28 qershor 2016). "Attack at Istanbul Airport Leaves at Least 31 Dead". The New York Times. Marrë më 29 qershor 2016.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Calderwood, Imogen. "BREAKING NEWS: Two explosions and gunfire at Istanbul's Ataturk airport cause multiple injuries". dailymail.co.uk. Daily Mail. Marrë më 28 qershor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Explosions reported at Istanbul's Ataturk Airport". rt.com. Russia Today. Marrë më 28 qershor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Istanbul Ataturk airport attack: At least 10 reported dead". BBC News. Marrë më 2016-06-28.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Istanbul blast: 11 dead in bomb attack on police vehicle". The Guardian. 7 qershor 2016.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Akyavas, Aziz; Engel, Richard; Windrem, Robert; Johnson, Alex; Ortiz, Erik (28 qershor 2016). "Explosions Rock Istanbul Airport, Multiple Deaths Reported". NBC News. Marrë më 28 qershor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Matt Payton. "Turkey airport attack: Ten dead after explosions and gunfire reported at Ataturk International airport in Istanbul". independent.co.uk. The Independent. Marrë më 28 qershor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Asnjë shqiptar i lënduar, por momente ankthi për avionin e kryeministrit Arkivuar 2 korrik 2016 tek Wayback Machine – top-channel.tv
- ^ Gemma Mullin. "Ataturk Airport terror attack". mirror.co.uk. Mirror. MGN Limited. Marrë më 28 qershor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ David Lawler. "Turkey airport explosions kill 28, 60 more wounded in suicide attacks at Istanbul Ataturk". telegraph.co.uk. Telegraph Media Group. Marrë më 28 qershor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ http://www.bbc.com/news/world-europe-36658187
Koordinatat: 40°58'43"N 28°49'9"E / 40.97861°N 28.81917°D40°58′43″N 28°49′9″E / 40.97861°N 28.81917°E