Tahir Sinani (25 Maj 196429 Korrik 2001) ishte një oficer i Ushtrisë së Shqipërisë dhe komandant i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), i cili mori pjesë në Luftën e Kosovës, në Luftën e Luginës së Preshevës dhe në Luftën e vitit 2001 në Maqedoni. Gjatë luftës në Kosovë, ai ishte komandant i Zonës Operative të Pashtrikut dhe në atë kohë mori pjesë në Betejën e Pashtrikut. Lindi më 25 Maj 1964 në fshatin Gri, afër Bujanit, rrethi i Tropojës në Shqipëri dhe ra dëshmorë më 29 Korrik 2001 në vendin e quajtur "Zabeli i Kukulit" afër qytetit të Gostivarit, gjatë Luftës së vitit 2001 në Maqedoni.

Tahir Sinani
Lindur më25 Maj 1964
Gri, afër Bujanit, rrethi i Tropojës, Republika Popullore e Shqipërisë
Vdekur më29 Korrik 2001
afër Gostivarit, Republika e Maqedonisë, (sot Maqedonia e Veriut)
Në aleancë me
Vite shërbimi1998 – 2001
GradaOficer Ushtarak
Komandant
NjësiaBrigada 116 (Maqedoni)
Në komandë
Betejat/luftratLufta e Kosovës
ÇmimetUrdhëri Hero i Kosovës (pas vdekjes)

Tahir Sinani gjatë Luftës në Kosovë ishte njëri ndër komandantët më aktivë të Zonës Operative të Pashtrikut, dhe më pas emërohet Komandant i Zonës së Tretë Operative të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës (TMK), dhe më vonë iu bashkua UÇPMB-së dhe mori pjesë në Luftën e Luginës së Preshevës. Gjatë Luftës së vitit 2001 në Republikën e Maqedonisë, Tahir Sinani iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe u emërua komandant dhe udhëheqës i Brigadës 116 e cila e mbante emrin e tij. Më 29 korrik 2001, Tahir Sinani sëbashku me 4 luftëtarët e tij e humbi jetën në aksident të rastit duke përgaditur armatimin e sofistikuar të minave me telekomandë kundër armikut, në zonat malore të Gostivarit dhe malit Korab në vendin e quajtur "Zabeli i Kukulit". Më 24 maj të vitit 2002, trupi i dëshmorit Tahir Sinani varroset në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit ku përjetësisht pushon sëbashku me dëshmorët e tjerë të kombit.

Literatura Redakto