Talini

kryeqyteti i Estonisë
(Përcjellë nga Talin)

Talini (Estonisht: Tallinn) është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Estonisë me sipërfaqe prej 159.2 km² dhe popullsi prej 444 085 banorësh.[3] Gjendjet në pjesën veriperëndimore të Estonisë, 80 km më në jug se Helsinki. Qyteti i vjetër i Talinit është një ndër qytetet e vjetra më të ruajtura në Evropë, dhe vizitohet nga më shumë se 1,5 milion turistë çdo vit.

Talini
Tallinn
Flamuri i Talini
Stema Talini
Talini is located in Earth
Talini (Earth)
Koordinatat: 59°26′14″N 24°44′43″E / 59.43722°N 24.74528°E / 59.43722; 24.74528
ShtetiEstonia Estonia
QarkuHarju
Regjistrimi i parë historik1219
Shfaqja e parë e mundshme në hartë1154
E drejta e qytezës1248
Qeveria
 • KryetariMihhail Kõlvart (Partia qendrore e Estonisë)
Sipërfaqja
 • Gjithsej159,2 km2 (61,5 sq mi)
Lartësia mbidetare
9 m (30 ft)
Popullsia
 (2021)[1]
 • Gjithsej438.341
 • Dendësia2.800/km2 (7.100/sq mi)
Emri i banorëveTallinlane (Estonisht)
Zona kohoreUTC+2 (EET)
 • Verës (DST)UTC+3 (EEST)
Kodi ISO 3166EE-784
PBR[2]2019
 - Gjithsej15.3 miliardë euro
 - Per capita35,050 euro
Faqja zyrtaretallinn.ee/eng

Pak histori

Redakto

Gjurmët e para të vendbanimeve të hershme datojnë rreth 5000 vjet më parë. Në 1050-ën u ndërtua fortesa në Toompea, pika më e lartë e Talinit. Duke qenë një pikë kyçe për tregtinë mes Rusisë dhe Skandinavisë, Talini ra pre e pushtimeve nga kalorësit Teutonikë, Danimarka, dhe Lidhja Hansaetike. Nga 1561-1710, Talini ishte nën pushtetin suedez. Nga 1710-1918, Talini ruajti autonominë ekonomike nën Perandorinë Ruse. Me marrjen e pavarësisë së Estonisë me 24 shkurt 1918, Talini u bë kryeqyteti i Estonisë. Qyteti vuajti gjatë luftimeve të Luftës së Dytë Botërore, ku një pjesë e mirë e tij u bombardua nga avionët sovjetikë, të cilët shkaktuar qindra të vrarë. Gjatë viteve 70 popullsia e Talinit u dyfishua nga ardhja e shumë qytetarëve të Bashkimit Sovjetik, kryesisht nga Rusia, Ukraina etj.

Gjeografia

Redakto
Panorama e qendrës së Talinit

Talini ka një sipërfaqe prej 159.2 km². Talini gjendet në buzë të Gjirit të Finlandës, në veriperëndim të Estonisë. Talini ka dy liqene brenda vijës administative të qytetit, Liqeni Ülemiste (sq.Liqeni i Sipërm) dhe Liqeni Harku, si dhe ishullin Aegna. Talini furnizohet me ujë të pijshëm nga Liqeni Ülemiste i cili ka një sipërfaqe prej 9.6 km². Talini përshkohet nga Lumi Pirita në pjesën veriore të qytetit. Pika më e lartë e qytetit është 64 m mbi nivelin e detit dhe gjendet në pjesën jugore të qytetit, në Nõmme. Nõmme është dhe pjesa më e gjelbëruar e qytetit, me kodra të veshura dendur me pisha, mështekna e panja. Talini ka një numër të madh parqesh, dhe është një ndër kryeqytetet me ajrin më të pastër në Evropë. Parqe për të përmendur janë Kadriorg, ku gjendet dhe kopshti japonez dhe pallati veror i careshës Katerina, kopshti botanik, dhe Muzeumi i hapur estonez. Qyteti ka një mori parqesh më të vegjël të shpërndarë në të gjithë qytetin. Në plazhin publik të Stroomit gjendet Merimets (Pylli i detit), një pyll prej 2 km i gjatë e 1,5 km i gjerë. Bregdeti i Talinit ka një sërë gjiresh, gadishujsh dhe plazhesh me rërë. Talini ka 3 plazhe publike brenda vijës administrative të qytetit.

Ekonomia

Redakto

Talini përbën zemrën e ekonomisë estoneze, duke kontribuar në më shumë se gjysmën e tatimeve të mbledhura në Estoni, dhe në më shumë se gjysmën e sipërmarrjeve e firmave të regjistruara në Estoni. Sektor që ka marrë hov shumë vitet e fundit është sektori i informatikës, sektor që punëson me mijëra specialistë në informatikë e shkenca kompjuterike, dhe gjithashtu ka dhe pagat më të larta në treg. Duhet të përmendim që Skype ka zyrat qendrore në Talin.

Industria ushqimore, veshmbathje, ndërtimi i pjesëve mekanike e elektronike janë po ashtu sektorë të rëndësishëm të ekonomisë së qytetit. Turizmi gjeneron një pjesë të mirë të të ardhurave në qytet, sidomos për njësinë bashkiake të qytetit të vjetër, ku shumica e klientëve janë turistë të huaj, të cilët kanë bërë që në Talin të hapen me qindra restorante dhe gjithashtu hotelet kryesore të famshëm si Hilton, Meriton, Swiss Hotel, Radisson etj. Zemra e turizmit në Talin është qyteti i vjetër, i cili është ndër qytetet e vjetra mesjetare më të ruajtura në Evropë, me mure rrethues e kulla roje të ngurta, ndërtesën e vjetër të Bashkisë të stilit gotik dhe me barnatoren/farmacinë më të vjetër në Evropë, e hapur në vitin 1422-shin.

Talini ka një port të madh pasagjerësh dhe një port kargo të mallrave. Porti i pasagjerëve operon tre terminale dhe ka dhe marinë (port të vogël të mbrojtur) për jahte gjithashtu. 9,79 milionë pasagjerë kaluan në portin e Talinit në vitin 2015. Talini gjithashtu ka dhe port jahtesh në grykëderdhjen e lumit Pirita, si dhe një port të vogël peshkimi i cili tashmë përdoret vetëm nga një anije që bën linjën qytet-ishulli Aegna.

 
Sheshi i Bashkisë

Arsimi

Redakto

Institucionet e arsimit të lartë në Talin janë:

  • Akademia e Arteve e Estonisë
  • Akademia Estoneze e Shkencave të Sigurisë
  • Akademia Estoneze e Muzikës dhe Teatrit
  • Shkolla Estoneze e Biznesit
  • Akademia Estoneze e Detarisë
  • Instituti i Teologjisë së Kishës Luterane Evangjelike në Estoni
  • Instituti Kombëtar i Biofizikës dhe Fizikës Kimike
  • Univeristeti i Talinit
  • Universiteti Teknologjik i Talinit

Demografia

Redakto

Talini ka një popullsi prej 444 085 banorësh, duke e bërë kështu qytetin më të populluar të Estonisë, ku banon 1/3-ta e popullsisë së Estonisë. Popullsia e Talinit përbëhet nga 53% estonezë, 38% rusë, 4% ukrainas dhe pjesa tjetër finlandezë e të huaj nga vende të ndryshme.

Kultura

Redakto

Talini ka mbi 60 muzeume e galeri arti. Talini është dhe qyteti ku çdo 5 vjet mbahet Festivali Estonez i Këngëve. Për t'u përmendur janë dhe ditët e qytetit të vjetër, të mbushura me aktivitete që rikrijojnë atmosferën e kohës së Mesjetës.

Transporti

Redakto

Transporti publik në Talin është falas për banorët e Talinit. Transporti publik përbëhet nga 5 linja tramvaji (një linjë e re pritet të shtohet në 2015-ën), 64 linja autobusësh, dhe 7 linja autobusësh elektrikë. Në 2017-ën do të përfundojë linja e tramvajit nga aeroporti për në qendër të qytetit.

 
Tramvajet e rinj në Talin

Gjithashtu Talini është dhe pikëtakimi i të gjitha linjave hekurudhore të Estonisë, dhe trenat mund të përdoren gjithashtu falas brenda kufirit administrative të Talinit. Transporti ujor përbëhet nga një anije që shkon nga Talini në ishullin Aegna, ishull pjesë e territorit administrativ të Talinit. Transporti ujor ndërkombëtar operohet nga Viking Line, Linda Line Express, Tallink dhe Eckerö Line që lidhin Talinin me Helsinkin, Mariehamnin, Stokholmin, dhe Shën Pjetërsburgun. Udhëtimi Talin-Helsinki (83 km) zgjat 2–3 orë në varësi të anijes e motit. Transporti ajror sigurohet nga Aeroporti i Talinit, "Lennart Meri". Aeroporti ndodhet 4 km nga qendra e qytetit, Qyteti gjithashtu lidhet me rrugë biçikletash me fshatrat e qytezat rreth Talinit.

Politika

Redakto

Kryetari i bashkisë së Talinit është Edgar Savisaar i Partisë së Qendrës.

Galeri

Redakto

Shiko edhe këtë

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Population, 1 January by Year, County, Sex and Age group" (në anglisht). Statistics Estonia. Marrë më 20 tetor 2020.
  2. ^ "Gross domestic product by county (ESA 2010)" (në anglisht). Statistics Estonia.
  3. ^ http://www.tallinn.ee/est/Tallinna-elanike-arv
  Commons: Talini – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale