Tempujt në luginë të Egjiptit
Tempulli në Luginë është emri i një ndërtimi pranë çdo piramide apo tempulli diellor. Ishte si një lloj hyrjeje për në kompleksin mortor dhe ishte i bashkuar me tempullin mortor (dhe të dy pranë piramidës) nëpër një Rugë ceremoniale. Në përgjithësi, ishin të pajisur me një vestibul dhe një sallë hipostile, në formë të ngjashme me tempujt mortorë. Qëllimi i tyre ishte realizimi i riteve mortore të Egjiptit të Lashtë dhe ritet purifikuese të mumjes së faraonit, që tejçohej në procesion nëpër Rrugën e pjerrët ceremoniale deri te mauzoleu.
Tempulli në Luginë i Khafre-së
RedaktoTempulli në Luginë më i njohur është ai i Khafresë, i vendosur në kompleksin e tij mortor në Giza, 500 m nga Piramida e Khafre-së, është pranë Sfinksit të Madh dhe gati i paprekur deri në zbulimin e tij në Shekullin e XIX. Me projekt katror, muret e tij me gurë gëlqerorë janë 45 m dhe trashësia e tyre shkon duke u zvogëluar, duke i dhënë pamjen e jashtme të një mastabaje. Muret janë të veshur me granit të kuq të pastërt si brenda ashtu dhe jashtë, ndërsa dyshemeja është bërë prej guri të bardhë gëlqeror. U zbulua nga Auguste Mariette në vitin 1852 që i dha emrin tempulli i Sfinksist, duke besuar se se shërbente për këtë qëllim.[1] Është ndërtuar në një vend të pjerët dhe kështu muret e tij kanë lartësi të ndryshme. Hyrjet janë të vendosur përbri sfinksash dhe çatia e ndëresës mbahet nga kolona gjithashtu në granit të kuq. Nuk është e pajisur me piktura dekorative dhe mbishkrime dhe ka disa hapje në pjesën e lartë të mureve i japin dritë natyrore.[2][3] Brendësia e tij ishte e dekoruar me skulptura të faraonit, që vendoseshin në një pus që në fakt do të shtohej pas ndërtimit të tij. Janë të gjitha shumë të degraduara, përveç njërës prej dioriti që gjendet në Muzeun Egjiptian të Kajros.
Tempulli në luginë i Abusirit
RedaktoI gjendur në nekropolin e Abusirit, u ndërtua me urdhërin e Niuserre-së dhe është në një gjendje të rrënuar. Lidhej me Tempullin diellor nëpërmjet një Rruge të pjerrët ceremoniale.[4]
Tempulli në luginë i Keopsit
RedaktoGjendet në Gizë, por sipër tij është ndërtuar fshati Nazla el-Saman, prandaj nuk është mundur të studiohet dhe rindërtohet. Rruga e pjerrët ceremoniale figuron në vizatimet e Shekullit të XIX, por tani mezi dallohet.
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Templo del Valle de Khefren (Gizeh)". artehistoria. Arkivuar nga origjinali më 9 prill 2008. Marrë më 28 maj 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Templo del Valle de Kefren". egipto.com. Arkivuar nga origjinali më 5 maj 2009. Marrë më 15 maj 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Alberto Siliotti: Guide to the Pyramids of Egypt, Ed. White Star, 1997, ISBN 88-8095-272-2, fq. 63
- ^ José Ignacio Velasco: Egipto Eterno, Ediciones Nowtilus, 2007, ISBN 84-9763-496-9, fq. 243
Bibliografia
Redakto- Alberto Siliotti: Guide to the Pyramids of Egypt, Ed. White Star, 1997, ISBN 88-8095-272-2.
- José Ignacio Velasco: Egipto Eterno, Ediciones Nowtilus, 2007, ISBN 84-9763-496-9.