Tempulli Bhaktavatsala Perumal në Thirunindravur
13°6′45″N 80°1′34″E / 13.11250°N 80.02611°E Tempulli Bhaktavatsala Perumal (i quajtur edhe Tempulli Bakthavatsala Perumal ose Bakthavatsala Perumal Kovil) është një tempull hindu, i vendosur në zonën Thirunindravur të qytetit të Chennait në shtetin inidan Tamil Nadu, i kushtuar adhurimit të Vishnut. I ndërtuar në Stilin Arkitekturor Dravidian, tempulli është lartësuar te Divya Prabandha, kanoni i hershëm mesjetar tamil i shenjtëve azhwarë midis shekujve të VI dhe të IX. Për rrjedhojë është një nga 108 Divya Desamët kushtuar Vishnut, që adhurohet si Bhaktavatsala Perumali dhe bashkëshortes së tij Lakshmi si Ennai Petra Thayari. Tempulli mendohet se është ndërtuar nga Dinastia Pallava në fundin e shekullit të IX, me kontribute të mëvonshme nga Dinastia mesjetare Chola dhe mbretërit Vijayanagarë. Tempullin e rrethon një mur graniti, që përfshin të gjitha faltoret dhe dy pellgjet me ujë. Në kompleks ndodhet një raxhagopuram, kulla mbi portikun e tempullit, me katër kate. Bhatavatsala Perumali besohet se i është shfaqur Kuberas. Në tempull zhvillohen gjashtë rituale të përditshme dhe tre festa vjetore, më e shquara prej të cilave është festa Krishna Janmasthami, që zhvillohet gjatë muajit tamil të Aavanit (gusht–shtator). Tempulli mirëmbahet dhe administrohet nga Bordi i Përkrahjes së Besimit Hindu të Qeverisë së Tamil Nadusë.
Legjendat
RedaktoSipas legjendës Varuna, në këtë vend Samudraraja adhuroi Vishnun. Thuhet gjithashtu se Vishnu, duke u rikthyer nga ky vend i ndjekur nga Lakshmi, qëndroi aty dhe kështu u quajt Thirunindravur. Thuhet gjithashtu se Thirumangai Alvari nuk këndoi ndonjë paasuram (këngë) këtu dhe i ndjekur nga Vishnu ndoqi Thirukadalmallain dhe këndoi lavde për hyjninë Bhaktavatsala Perumal nga këtu. Lakshmi i kërkoi Perumalit të shfaqej përpara azhwarit, por kur ai u shfaq, azhwari tashmë kishte arritur te Tirukannapuramin. Perumali u shfaq përsëri në ëndrrat e azhwarit, që e ndjeu se po shikonte Bhatavatsalan në Tirukannapuram.[1]
Historia
RedaktoTempulli u ndërtua gjatë sundimit Pallava të shekullit të IX siç mund të shihet nga mbishkrimet në tempull. Mbishkrimet më të hershme të tempullit datojnë midis viteve 820 dhe 890 gjatë periudhës së Nripatungavarmanit. Në tempull ka gjithashtu mbishkrime nga mbretërit e mëvonshëm Chola si Rajendra Chola II (1051–1063), Virarajendra Chola (1063–1070) dhe Rajaraja Chola II (1146–1173). Mbishkrimet Pallava e përmendin këtë vend si Ninravur dhe disa prej tyre e përmendin atë si Virudhurajabhayankar-chaturvertimangalam, një nën-ndarje e Punarkottamit.[2]
Tempulli
RedaktoTempulli i ndërtuar gjatë sundimit Pallava vlerësohet si rreth 1500 vjeçar. Ai ka një gopuram 5 katësh në hyrje dhe dy mjedise. Moolavari (hyjnia kryesuese) e tempullit është Bakthavasala. Statuja e Moolavarit qëndron në këmbë i drejtuar nga lindja. Lartësia e saj është rreth 3.05 metra. Utsavari (hyjnia e procesionit) i quajtur Patharaavi është bërë prej panchaloka dhe është i shoqëruar nga dy bashkëshorte si në shumciën e tempujve vaishnavitë. Në kompleks ndodhet një faltore e veçantë për Ennai Petra Thayarin të quajtur edhe Sudhavalli, bashkëshortja e Bakthavasalas. Tempulli ka gjithashtu faltore të veçanta për Andalin, Chakkarathazhwarin, alvarët dhe Sri Ramanujan. Në brigjet e një liqeni pak metra mbrapa këtij tempulli është një tjetër tempull kushtuar Ramas. Në këtë tempull ndodhet një statujë e Hanumanit duke ngritur Raman dhe Lakshmanan në shpinën e tij. Tempulli administrohet nga Departamenti i Besimit Hindu dhe Përkrahjes së Bamirësisë të Qeverisë së Tamil Nadusë. Shenjtëria e Tij Pedda Jeeyari i Tirupatit është kujdestari i vazhdueshëm i tempullit.[3]
Festat dhe praktikat fetare
RedaktoTempulli ndjek traditën e sektit Thenkalai të Vaishnavizmit dhe ndjekt paancharathnan. Priftërinjtë e tempullit kryejnë rituale puxha gjatë festave dhe mbi një bazë ditore. Si në tempujt e tjerë të Vishnut në Tamil Nadu, priftërinjtë i përkasin nën-kastës brahmine të Bashkësisë Vaishnavaite. Ritualet e tempullit kryehen gjashtë herë në ditë: Ushathkalami në orën 7 të mëngjesit, Kalasanthi në orën 8:00 po të mëngjesit, Uchikalami në orën 12:00 të mesditës, Sayarakshai në orën 6:00 pasdite, Irandamkalami në orën 7:00 po pasdite dhe Ardha Jamami në orën 8:30 të darkës. Çdo ritual ka tre faza: alangarami (dekorimi), neivethanami (ofrimi i ushqimit) dhe deepa aradanai (tundja e fenerëve) si për Bakthavatsala Perumalin ashtu dhe për Sundaravalli Thayarin. Gjatë fazës së fundit të adhurimit, luhen nagaswarami (instrument frymor) dhe tavili (instrument me perkursion), ndërsa priftërinjtë recitojnë udhëzime fetare nga Vedat (tekste të shenjta) dhe adhuruesit përkulen përballë imazheve hyjnore. Në tempull zhvillohen gjithashtu edhe rituale javore, dy-javore dhe mujore.[4] Festat kryesore të zhvilluara në tempull janë Chitra Pournami gjatë muajit tamil të Chittirait (mars - prill), Tiruadyana Utsavami gjatë Margazhit (dhjetor - janar) dhe Brahmotsavami gjatë Pangunit. Festat e tjera janë Sri Jayanti Utsavami gjatë Aavani, Navaratri, Vijayadasami, Deepavali dhe Makara Sankranti.[2]
Rëndësia fetare
RedaktoTempulli është lartësuar te Nalayira Divya Prabandha, kanoni vaishnavit i shekujve VII–IX, nga Thirumangai alvari. Azhwarët kanë thurur lavde mbi format e ndryshme të Bhaktavatsala Perumalit. Tempulli është klasifikuar si një Divyadesam, një nga 108 tempujt e Vishnut që janë përmendur në libër. Shumë acharya kanë shkruar gjithashtu këngë mbi format e ndryshme të hyjnisë së këtij tempulli.[1]
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b Chithra Madhavan: Vishnu Temples of South India Volume 1 (Tamil Nadu); 2007, fq. 34
- ^ a b Chithra Madhavan: Vishnu Temples of South India Volume 1 (Tamil Nadu); 2007, fq. 36
- ^ Chithra Madhavan: Vishnu Temples of South India Volume 1 (Tamil Nadu); 2007, fq. 35
- ^ "Sri Bhasktavatsala Perumal temple". Dinamalar. 2014. Marrë më 31 maj 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Bibliografia
Redakto- Ayyar, P. V. Jagadisa (1991). South Indian shrines: illustrated. New Delhi: Asian Educational Services. ISBN 81-206-0151-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Vijayalakshmy, Dr. R. (2001). An introduction to religion and Philosophy - Tévarám and Tivviyappirapantam (bot. 1st). Chennai: International Institute of Tamil Studies.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Madhavan, Chithra (2007). Vishnu Temples of South India Volume 1 (Tamil Nadu). Chithra Madhavan. ISBN 978-81-908445-0-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)