Tirupati
Tirupati (shqiptimi (help·info)) është një qytet në distriktin Chittoor të shtetit indian të Andra Pradeshit. Është një korporatë bashkiake dhe qendër e mandalit (urban) Tirupati dhe e divizionit Tirupati të të ardhurave.[4] Sipas censusit të vitit 2011, ai kishte një popullsi prej 374 260 banorësh, duke e bërë atë qytetin e nëntë më të populluar në Andra Pradesh.[5] Është aglomerati i shtatë urban në shtet, me një popullsi prej 459 985 banorësh.[3] Tirupati konsiderohet një nga vendet më të shenjta të pelegrinazhit për shkak të Tempullit Tirumala Venkateswara, përkrah tempujve të tjerë historikë dhe konsiderohet si kryeqyteti shpirtëror i Andra Pradeshit.[6] Tirupati ka shumë institucione arsimore dhe universitete. Për periudhën 2012-13, Ministria Indiane e Turizmit e konsideroi Tirupatin si Qyteti më i mirë i trashëgimisë.[7] Tirupati është zgjedhur si një nga njëqind qytetet indiane për tu zhvilluar si qytete smart nga ‘Smart Cities Mission’ nga Qeveria e Indisë.
Tirupati
తిరుపతి | |
---|---|
qytet | |
Nofkat: Kryeqyteti shpirtëror i Andra Pradeshit | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 287 035[1] |
{{{postal_code_type}}} | 517501 |
Targat | AP 03 |
Faqja zyrtare | tirupati |
Etimologjia
RedaktoSipas librit Symposium të shkruar nga Dr. Jagannatha Rao, hamendësohet se Tirupati mund të ketë qenë Tripathi. Tri është një fjalë sanskrite që i referohet zotit të Tripathit të kodrës së shenjtë.[8][8] Në përkthimin dravidian, tiru do të thotë i/e shenjtë dhe i referohet edhe hyjneshës Lakshmi ndërsa pathi do të thotë bashkëshort.[9][10] Kështu, ai njihet si banesa e shenjtë e Vishnut. Sipas dorëshkrimeve Malayalam-ë të vitit 1802, ai quhet Tripati dhe Teeropaty. Tirupati ndonjëherë referohet si Tirupati i Poshtëm, ndërsa Tirumala e afërt si Tirupati i Sipërm.
Thiru është një fjalë tamile ekuivalenti i së cilës në gjuhën telugu është sri dhe pathi do të thotë bashkëshort, kështu ai mund të quhet edhe Sripathi, ku sri do të thotë i shenjtë, ndërsa pathi bashkëshort.
Historia
RedaktoHistoria e lashtë
Redakto- Tirumala (Tirupati i Sipërm)
Sipas Varaha Puranas, gjatë epokës Treta Yuga, zoti Rama qëndroi këtu bashkë me Sita Devin dhe Lakshmanan gjatë rikthimit të tij nga Lankapuri.[11]
Qyteti u krijua si qendër e Vaishnavizmit (sekt hindu me në qendër perëndinë Vishnu) rreth shekullit të V të e.s., i lavdëruar nga shenjtët Alvarë. Ritet e tempullit u formalizuan nga shenjti Vaishnavit Ramanujacharya në shekullin e XI.[12][13] Tirupati u mbijetoi pushtimeve myslimane dhe britanike. Gjatë pushtimit mysliman të fillimit të viteve 1300 të Indisë Jugore, idhulli i Tempulli Sri Ranganathaswamy, Srirangam u soll në Tirupati për tu shpëtuar. Qyteti tempullor gjatë pjesës më të madhe të periudhës mesjetare të Perandorisë Vijayanagara deri në shekullin e XVII dhe sunduesit e tij ofruan burime dhe pasuri të konsiderueshme nga Krishna Deva Raya dhe Achyuta Deva Raya, Sadasiva Raya dhe Tirumala Deva Raya.
Tempulli u ndërtua dhe zgjerua pjesërisht nga mbretëri të ndryshme. Mbishkrimet e gjetura në tempull janë në gjuhët sanskrite, tamile, telugu dhe kanada[14][15] që specifikojnë kontributet e Perandorisë Pallava rreth shekullit të IX, Perandorisë Chola rreth shekullit të X dhe Perandorisë Vijayanagara në shekullin e XIV.[16]
Gjatë shekullit të XV, Sri Tallapaka Annamacharya këndoi shumë lavde për qytetin e shenjtë në gjuhën telugu. Ai e krahasonte atë me një hyjni, duke përfshirë shkëmbinjtë, rrjedhat, pemët, kafshët dhe shtonte se ai ishte parajsa në tokë.[17]
- Tirupati (Tirupati i Poshtëm)
Në Tirupatin e Poshtëm nuk ka pasur vendbanim njerëzor deri në vitin 1500. Me rritjen e rëndësisë së Tirupatit të Sipërm, në zonën e rrugës së tanishme Kapilatheertham u formua një fshat që u emërtua "Kotturu". Më vonë u vonë u spostua në afërsi të Tempullit Govindarajaswamy që u shenjtërua rreth vitit 1130. Më vonë fshati u rrit në formën e sotme rreth Tempullit Govindaraja Swamy, që tani është zemra e qytetit. Ai tani ka fituar mjaft popullaritet si një vend turistik.[8]
Historia moderne
RedaktoNë vitin 1932, Tempulli Venkateswara në Tirumala u mor në zotërim nga Tirumala Tirupati Devasthanams (TTD) nëpërmjet Aktit TTD të vitit 1932. Në vitin 2006, Autoriteti i Zhvillimit Urban të Tirupatit dhe TTD-së zhvilluan bashkarisht "Tirupati Utsavam-in", që fokusohej mbi historinë e zhvillimit të qytetit të Tirupati, mbretërve që e vizituan Tirumalan dhe kontributin e tyre për zhvillimin e tempullit.[18] Konferenca e Katërt Botërore Telugu, një konferencë për përkrahjen e gjuhës telugu, u zhvillua për tre ditë në Tirupati gjatë dhjetorit të vitit 2012.[19]
Mjedisi
RedaktoGjeografia
RedaktoTirupati është i vendosur në koordinatat 13°39′N 79°25′E / 13.65°N 79.42°E{{#coordinates:}}: cannot have more than one primary tag per page në distriktin Chittoor të shtetit indiano-jugor të Andra Pradeshit. Ai qëndron në këmbët e Kodrave Seshachalam të Vargut të Ghateve Lindore, që u formuan gjatë Epokës Prekambriane. Një nga zonat e tij, Tirumala, që është vendi i Tempullit Sri Venkateswara, është gjithashtu i vendosur brenda kodrave. Aglomerati Urban i Tirupatit përfshin qytetin e Tirupatit dhe rrethinat e tij, Tirumala, Tiruchanur, Chandragiri dhe Renigunta. Tirupati është i rrethuar nga Srikalahasti në drejtimin lindor, Puttur-i në drejtim të jugut, Poothalapattu në drejtim të perëndimit dhe kodrat Seshachalam në drejtimin verior.
Gjeologjia
RedaktoNë pikën 12 km gjatë rrugës së ghatit Tirupati - Tirumala, gjendet një zonë mosvazhdimsie e rëndësishme stratigrafike që përfaqëson një periudhë të qetësie në historinë gjeologjike të tokës. Kjo është konsideruar si Mospërputhja Eparkease. Kjo mospërputhje ndan kuarcitin proterozoik Nagari dhe granitin Arkeas që përfaqëson një hapsirë kohore prej 800 milionë vjetësh.[20] Në vitin 2001, ‘Geological Survey of India’ (GSI) deklaroi se Mospërputhja Eparkease është një nga 26 "Monumentet Gjeologjike të Indisë".
Silathoranami, një hark çuditshëm natyror është i vendosur në kodrat Tirumala në një largësi prej 1 km nga Tempulli Venkateswara në Tirumala. Harku është 8 metra i gjerë dhe 3 metra i lartë dhe është i gërryer nga kuarciti i Supergrupi Cuddapah i Proterozoikut të mesëm të lartë (1600 deri në 570 milionë vjet) nga agjentët atmosferikë si uji dhe era.[21]
Flora dhe Fauna
Redakto- Parku Kombëtar Sri Venkateswara[22]
Parku Kombëtar Sri Venkateswara është një park kombëtar dhe rezervat biosfere, që është pjesë e Kodrave Seshachalam. Sipërfaqja e përgjithshme e parkut është 353 km2. Parku është streha e rreth 1 500 specieve vaskular të bimëve që u përkasin 174 familjeve. Disa nga speciet e rralla dhe endemike bimore si Pterocarpus santalinus, Shorea talura, Shorea thumburggaia, Terminalia pallida, druri i sandalit, Syzygium alternifolium, Psilotum nudum gjenden në këtë rajon. Cycas beddomei është një specie cycadophyta në klasën Cycas gjendet vetëm në Kodrat Tirumala. Nga ky park kombëtar janë identifikuar rreth 178 specie shpendësh që përfshijnë zogun Pycnonotus xantholaemus, të kërcënuar botërisht, pëllumbin Treron affinis, shkabën Gyps africanus të kërcënuar në mënyrë kritike, Hierococcyx sparverioides, Phaenicophaeus viridirostris, Acritillas indica, Pomatorhinus horsfieldii dhe Cinnyris lotenius. Mes grabiqarëve mjaft i përhapur është leopardi, bashkë me qenin e egër. Mes zvarranikëve, specia më interesante është Draco, e gjendur në disa lugina të thella pyjore. Një zvaranik tjetër i rëndësishëm i këtij parku është Gekko badenii.
- Parku Zoologjik Sri Venkateswara[23]
I krijuar në 1987, kopshti zoologjik i Tirupatit ose Parku Zoologjik Sri Venkateswara është një kopësht zoologjik në Tirupati që është kopshti i dytë më i madh zoologjik në Azi me një sipërfaqe prej 2227 ha. Është i ndërtuar mbi konceptin e Mitologjisë hindu. Ai paraqet vetëm kafshë që janë përmendur në eposet e lashta indiane si Ramajana, Mahabarata dhe Pançatantra. Rrethimet janë ndërtuar gjithashtu bazuar në mitologjinë hindu. Ai bujt një gamë të gjerë kafshësh, zvarranikësh dhe shpendësh, si drerë, majmunë, luanë, tigra, arinj, elefantë, pallonj, pelikanë gri, krokodilë kënetash, breshkash etj.
Klima
RedaktoMusonet janë të moderuara dhe verat përjetojnë temperatura që variojnë nga 35 deri në 40 gradë celsius. Në dimër temperaturat minimale vërtiten midis 18 dhe 20 gradë celsius. Zakonisht verat zgjasin nga marsi në qershor, me ardhjen e stinës së shirave në korrik, të pasuar nga dimrat që zgjasin deri në fundin e shkurtit. Qyteti përjeton reshje maksimale në nëntor gjatë stinës së musonit veri-lindor.
Të dhënat meteorologjike për Tirupatin (1981-2010) - Temperatura dhe reshjet mesatare mujore
Burimi: Departamenti Meteorologjik Indian[24]
|
Demografia
RedaktoSipas censusit indian të vitit 2011, qyteti kishte një popullsi prej 374 260 banorësh. Popullsia përbëhej nga 187 931 meshkuj dhe 186 329 femra — me një raport gjinor prej 992 femra për 1000 meshkuj, më e lartë se mesatarja kombëtare me 940 femra për 1000 meshkuj.[2] Aglomerati Urban ka një popullsi prej 459 985 banorësh, e cila përbëhet nga 231 456 meshkujt dhe 228 529 femra — me një raport gjinor prej 987 femra për 1000 meshkuj dhe 41 589 fëmijë janë në moshën 0–6 vjeç. Numri i të alfabetizuarve (që dinë të shkruajnë dhe të lexojnë) është 356 558 banor me një nivel prej 85.22%.[3]
Gjuha telugu është gjuha zyrtare e folur gjerësisht në qytet. Ndërsa gjuha tamile, kanada dhe hindi janë gjuhë të tjera të folura për shkak të numrit të madh të pelegrinëve që e vizitojnë.[25] Hinduizmi është besimi kryesor dhe shumica e tempujve në Tirupati janë ndërtuar në Arkitekturën Dravidiane.
Kultura
Redakto- Festat
Qyteti i kremton të gjitha festat kryesore hindu duke përfshirë Sankranti-n, Ugadi-n, Krishna Janmashtami-n, Maha Shivaratrin, Ganesh Chaturthi-n, Divalin, Rama Navamin, Kartika Poornima-n etj. Srivari Brahmotsavam-i është një event nëntë ditësh, i kremtuar gjatë muajëve shtator–tetor, tempulli i Tirumalas mbledh qindra mijëra besimtarë.[26] Gjatë kësaj feste, idhulli procesional Malayappa i Tempullit Venkateswara, bashkë me bashkëshortet e tij Sridevi dhe Bhudevi, zhvillon një procesion në katër rrugë ‘mada’ përreth tempullit në vahana të ndryshme. Tirupati kremton gjithashtu një karnavale të quajtur “Tirupati Ganga Jatara”, të zhvilluar gjatë javës së dytë të majit çdo vit. Kjo është një festë një javore ku adhurohet hyjnesha Gangama (Grama Devatha).[27] Ujëmbledhësi mbrapa Tempullit Padmavathi në Tiruchanur përmban Padma Pushkarinin, ku Chakra Snanam-i zhvillohet ditën e fundit të Padmavathi Brahmotsavam-ëve. Gjatë tij mblidhen qindra mijëra besimtarë që bëjnë banjë në ujërat e shenjta.[28]
Vaikunta Ekadasi, dita në të cilën besohet se Vaikunta Dwaram-ët do të hapen dhe festa më e rëndësishme Vaishnavite, kremtohet me madhështi në Tirumala dhe Tirupati[29][30] Rathasapthami është një tjetër festë, e kremtuar gjatë shkurtit, kur idhulli procesional i Venkateswara-s (Malayappa) nxiret në një procesion përreth tempullit në shtatë vahana (mjete transporti) të ndryshme nga herët në mëngjes deri natën vonë.[31]
Sri Krishna Janmastami gjithashtu i njohur si Gokulashtami kremtohet me entuzizëm të madh në Tirupati. Tempulli i Zambakut që i përket ‘International Society for Krishna Consciousness’ (ISKCON) ndriçohet me llamba dhe piktura që paraqesin tema nga Srimad Bhagavatham-i. Kremtimet përfshijnë ofrimin e lutjeve Krishnës, Utlotsavam-it, Annamayya Kirtana Alapana-s, Githa Parayanam-it etj. Në këtë ditë zhvillohet 'Gokulashtami Asthanam-i' në Tempullin Tirumala Venkateswara. TTD e kremton gjithashtu janmastamin në Sri Venkateswara Gosamrakshana Shala ku u ofrohen lutje lopëve, kuajve dhe elefantëve.[32][33]
Maha Shivaratri dhe Kartika Poornima konsiderohen si ngjarje mjaft të mbara për tu festuar te Kapila Tirthami.[34]
- Kuzhina
Tirupati është i njohur për Tirupati Laddu-në e tij të famshme. Është ofertë prasad në Tempullin Venkateswara në Tirumala. Tirupati Laddu është bërë emërtim i mbrojtur gjeografik duke i dhënë të drejtën ta bëjë ose shesi vetëm Tirumala Tirupati Devasthanams.[35][36]
- Artet, zejet dhe arkitektura
Tirumala Tirupati Devasthanams krijuan Muzeun Sri Venkateswara, një në Tirumala dhe tjetri në Tirupati. Ai ka një koleksion të mrekullueshëm artifaktesh arkitekturore dhe historike të tempullit të Tirupatit, si armë të lashta, objekte puxha dhe idhuj. Ai ka një galeri gjithëpërfshirëse fotosh që japin një tablo të gjerë të traditave kulturore të rajonit të Tirupatit. Ai krenohet gjithashtu me një qendër meditimi.[37] Në vitet 1988-89 ‘Archaeological Survey of India’ krijoi një muze arkeologjik në Fortesën e Chandragirit. Ai paraqet një koleksion të pasur skulpturash guri dhe metali të perëndive hindu si dhe mbetje të tjera kulturore të marra nga vende si Gudimallam-i, Gandikota dhe Yaganti. Ai përfshin edhe galeri për objektet mesjetare si shpatat, kamat, monedhat dhe dokumente të shkruara.[38]
Qeverisja
RedaktoZona zgjedhore e Tirupatit është një nga 175 zonat zgjedhore të Asamblesë Legjislative të Andra Pradeshit. Tirupati është pjesë e zonës zgjedhore Tirupati Lok Sabha. Varaprasad Rao Velagapalli i Partisë së Kongresit YSR është anëtari i zgjedhur i parlamentit për zonën zgjedhore të Tirupati Lok Sabhas, ndërsa M. Suguna i Partisë Telugu Desam është anëtari i zgjedhur i parlamentit për zonën zgjedhore të Tirupati të.[39]
Administrimi qytetar
RedaktoKorporata Bashkiake e Tirupatit mbikqyr administrimin e qytetit. Tirupati u konstitua si bashki më 1 prill 1886; ai u promovua si bashki e nivelit të dytë më 1 tetor 1962, në bashki të nivelit të parë më 12 dhjetor 1965, në bashki të nivelit special më 13 shkurt 1970 dhe bashki e nivelit të përzgjedhur më 7 tetor 1998. Bashkia e Tirupatit u promovua si korporatë bashkiake më 2 mars 2007. Sipërfaqja e korporatës bashkiake në kohën e formimit ishte 16.59 km2.[40] Ndërsa tashmë sipërfaqja e qytetit është 27.44 km2.[2]
Autoriteti i Zhvillimit Urban i Tirupatit është autoriteti i planifikimit urban. Ai u konstitua në vitin 1981, me qytetin e Tirupatit dhe 89 fshatra nën juridiksionin e tij. Në vitin 2008, ai përfshin Srikalahastin, Putturin dhe 69 fshatra përreth. Aktualisht autoriteti mbulon një sipërfaqe prej 1211.51 km2.[41]
Ligji dhe rendi
RedaktoTirupati ka statusin e distriktit të policisë urbane, që ka 25 stacione policore.[42] Tempulli i Tirupatit u mbush me 100 komando Octopus (Organisation For Counter Terrorist Operations) për të ruajtur sigurinë e tij. Kjo u realizua nga Qeveria e Andra Pradeshit në vitin 2012. Forca elite komando është trajnuar në mënyrë të posaçme për ndëryrje të brendshme, shpëtim pengjesh dhe teknika luftimi izraelite Krav Maga.[43]
Në Alipiri, zona e sigurisë u vendos të fshihte mjetet dhe pelegrinët që hynin në Tirumala, për të ruajtur kodrat nga terroristët dhe elementet anti-shoqërore.[44] Për të krijuar më tepër siguri në Tirumala-Tirupati, qeveria e Andra Pradeshit nisi një projekt të quajtur "Safe City-Tirupati": Tempulli i Tirupatit dhe qyteti do të vendosen nën mbikqyrje 24 orë gjatë gjithë javës me kamera ‘3000 CCTV’, të monitoruara nga qendra e komandës dhe kontrollit. Në mjaft vende janë vendosur skanues bagazhesh dhe detektorë eksplozivi.[45]
Shërbimet utilitare
RedaktoElektriciteti në qytet shpërndahet nga Andhra Pradesh Southern Power Distribution Limited (APSPDCL), me qendër në Tirupati.[46] Qyteti varet kryesisht nga uji nëntokësor për nevojat e tij,[47] megjithëse ai merr ujë nga kanali Telugu Ganga dhe diga Kalyani.[48] Në afërsi ndodhen pesë diga: Diga Kalyani, Diga Papavinasanam, Diga Gogurbham, Diga Pasupudara, Diga Kumaradara, Akasa Ganga.[49] të gjitha në vargun kodrinor Tirumala. Nga këto diga Papavinasanam, Gogurbham, Pasupudara, Kumaradara dhe Akasa Ganga furnizojnë plotësisht nevoja për ujë të Tirumalas dhe Tempullit Venkateswara, ndërsa 49% e ujit të Digës Kalyani furnizon Tirumalan dhe uji i mbetur furnizon Tirupatin.[49][50]
Tirupati është nën Distriktin e Telekomit Tirupati të Bharat Sanchar Nigam Limited (BSNL).[51] BSNL është duke planifikuar të vendos 27 hotspote wi-fi në qytet.[51] Qyteti ka gjithashtu Regional Passport Seva Kendra (PSK),[52] që mbulon distriktet Prakasam, Nellore, Chittoor, Kadapa, Kurnool dhe Anantapur të Andra Pradeshit dhe që është nën Hyderabad Passport Office.[52]
Sipas National Urban Sanitation Policy, në vitet 2009–10 qyteti u rendit i 117-ti në vend, me një tërësi prej 39.363 pikësh.[53] Si pjesë e 'Swachh Tirupati', Korporata Bashkiake e Tirupatit ka nisur programin familjar të veçimit të mbeturinave.[54] Në maj 2015, u mblodhën 150 tonë mbetje në ditë nga familjet brenda kufijve bashkiakë.[54] Qyteti është qyeti i 11-të më i pastër me 66 pikë në tabelën e vlerësimit të pastërtisë të publikuar nga Ministria e Turizmit të Indisë.[55]
Kujdesi shëndetësor
RedaktoTirupati është një qendër mjeksore me spitale të rëndësishme të vendosur në afërsi të tij. Shumë nga këta spitale janë drejtuar nga qeveria shtetërore ose nga të drejtuar/financuar nga Tirumala Tirupati Devasthanams.
Spitali qeveritar Sri Venkateswara Ram Narayan Ruia është një nga më të mëdhenjtë në shtetin e Andra Pradeshit dhe spitali kryesor qeveritar për rajonin Rayalaseema. Ai nisi në vitin 1962 me një dhurim prej 500 000 rupish nga Sri Radha Krishna N. Ruia dhe 1500 000 rupi nga Tirumala Tirupati Devasthanams. Aktualisht ai ka 750 shtrate.[56] Instituti i Shkencave Mjeksore Sri Venkateswara është një tjetër institut i rëndësishëm mjeksor, i themeluar në vitin 1986.[57]
Instituti i Kirurgjisë, Kërkimit dhe Rehabilitimit Balaji për të paaftët ka 250 shtretër; ai u themelua në vitin 1985 nga TTD për të trajtuar pacientët që vuanin nga polio meliti, paraliza cerebrale, anomalitë e lindura, dëmtimet kurrizore dhe handikapatët ortopedikë. Një organizatë joqeveritare vepron me fonde nga Tirumala Tirupati Devasthanams dhe donacione nga publiku.[58] Materniteti qeveritar në Tirupati është materniteti më i madh në Andra Pradesh për numrin e lindjeve.[59] I krijuar 50 vjet më parë, materniteti është i mbushur me gra shtatzëna nga distriktet Chittoor, YSR Kadapa, Nellore, Anantapur të Andra Pradeshit dhe pak zona të Tamil Nadusë.[59] Ai ka fituar çmimin e spitalit më të mirë në "kategorinë e sterilizimit dhe lindjeve institucionale" nga ministria e Shëndetit dhe mirëqenies familjare për vitin 2013.[59] Spitali Aswini në Tirumala është një spital i përgjithshëm në Tirumala i menaxhuar nga TTD-ja.
Ekonomia
RedaktoTurizmi është industria kryesore në Tirupati.[60][61][62] E gjithë ekonomia është e varur drejtpërdrejt ose tërthorazi nga Tirumala Tirupati Devasthanams (TTD). TTD-ja e ka qendrën në Tirupati. E krijuar në vitin 1932, TTD-ja është një trust i pavarur që menaxhon Tempullin Tirumala Venkateswara dhe tempuj të tjerë në Tirupati dhe në të gjithë botën. Është e përfshirë edhe në mjaft veprimtari shoqërore. Duke qenë një destinacion i rëndësishëm i turizmit fetar, sektori i akomodimit është gjithashtu një sektor i rëndësishëm në Tirupati që përfshin shumë hetele dhe bujtina me 3 yje.[61][62]
Andhra Pradesh Southern Power Distribution Company Limited (APSPDCL) e ka qendrën në Tirupati. Rruga Gandhi, rruga Prakasam, rruga V.V. Mahal dhe rruga ‘AIR Bypass’ janë zona tepër komerciale në qytet. Markat kryesore të automjeteve, tekstileve, celularëve, elektrike dhe elektronike kanë pikat e tyre të shitjes në Tirupati.[63]
Parku Industrial APIIC është i vendosur në Gajulamandyam, Renigunta. Industri si Sri Venkateswara Cooperative Sugar Factory Limited, AshwiniBio Pharma Ltd dhe të tjera janë të vendosura në këtë park. Fabrika Amara Raja është e vendosur në Karakambadi, Renigunta. Fabrika e çimentos Lanco është e vendosur në mandalin Eerpedu. Shumica e banorëve të qytetit janë të punësuar te TTD-ja.
IT/ITES dhe industria elektronike
RedaktoËshtë planifikuar që në Tirupati të krijohet qendra e prodhimit Sri Venkateswara Mobile & Electronics dhe guri i themeleve është vendosur nga kryeministri i Indisë Narendra Modi më 22 tetor 2015. Qendra është e shtrirë mbi 49 hektarë nga të cilat në 8.1 ha do të krijohet Celkon, Micromax në 6.1 ha, Karbonn në 6.18 ha dhe Lava në 8.1 ha me një investim të përgjithshëm prej 20 000 000 000 rupish.[64][65]
Sektori i turizmit
RedaktoSektori i turizmit ka rëndësi të madhe për qytetin, për shkak të pranisë së Tempulli Venkateswara në Tirumala dhe një numri tempujsh të tjerë brenda dhe përreth qytetit. Ai tërheq turma të mëdha turistësh që ndihmojnë në gjenerimin e të ardhurave nga turizmi.[66][67]
Mjedisi urban
RedaktoMonumentet
Redakto- Artikulli kryesor: Lista e tempujve hindu në Tirupati
Tempulli Venkateswara në Tirumala është tempulli më i shquar duke qenë tempulli i sektit vaishnavit më i pasur në botë i perëndisë Venkateswara.[68] Përkrahë Tempullit Venkateswara, qyteti është i njohur edhe për shumë tempuj të tjerë të vjetër, si Tempulli Padmavathi në Tiruchanur, Tempulli Govindaraja,[69] Tempulli Kapileswara te Kapila Tirthami, Tempulli Thathayyagunta Gangamma i hyjneshës Gangamma, Tempulli Sri Kodandaramaswami etj.
Përkrah tempujve historikë ndodhet edhe destinacione të tjera turistike brenda dhe përreth qytetit. Fortesa e Chandragiri-t është një fortesë historike, e ndërtuar në shekullin e XI në Chandragiri. Fortesa bujt gjithashtu muzeun arkeologjik të mirëmbajtur nga Archaeological Survey of India.[70] I krijuar në 1987, Parku Zoologjik Sri Venkateswara në Tirupati është parku i dytë më i madh zoologjik në Azi, i shtrirë në një sipërfaqe prej 2240 hektarësh.[71][72] Tirupati bujt gjithashtu qendrën rajonale të shkencës.
Lagjet
RedaktoTiruchanur-i, Alipiri, Rruga Gandhi, Teertha Katta Veedi, Qarku NTR, Rruga Tiruchanur, Rruga Tilak, Stacioni qendror i autobusave dhe ai hekurudhor, Qarku SriKrishnadevaraya (Leela Mahal) janë zonat më të njohura të qytetit.[73][74]
Transporti
RedaktoRrugor
RedaktoQyteti është i lidhur mirë me qytetet kryesore nëpërmjet autostradave kombëtare dhe shtetërore. Autostradat kombëtare që kalojnë përmes Tirupatit janë Autostrada Kombëtare 71 që lidh Madanapalle-n dhe Nayudupeta-n, Autostrada Kombëtare 140 që lidh Tirupatin me Puthalapattu-në.[75]
Të ndërtuara një në vitin 1944 dhe tjetra në vitin 1974, ka dy rrugë asfalti ghatesh midis Tirupatit dhe Tirumalas.[76] Brenda kufijve të Korporatës Bashkiake të Tirupatit ndodhet një tërësi prej 294.47 km rrugësh.[77]
Transporti publik
RedaktoAPSRTC-ja është shërbimi shtetëror i transportit, që operon në destinacione të ndryshme nga kompleksi i stacionit të autobusave të Tirupatit. Stacioni i autobusëve përfshin tre stacione minibusësh në destinacione të ndryshme, si stacioni i autobusit Srinivasa për destinacionet perëndimore, stacioni i autobusit Sri Hari për destinacionet lindore dhe stacioni i autobusit Yedukondalu përdoret për shërbimet e autobusëve për në Tirumala.[78] Stacioni i autobusit Balaji Link në Alipiri përdoret për shërbimet e autobusave në Tirumala.[76] Tirumala Tirupati Devasthanams operon autobusa falas nga stacioni hekurudhor dhe vendqëndrimi qendror i autobusave për në Alipiri për pelegrinët. Autobusat për në Tirumala janë të njohur si Sapthagiri Express.[79]
Tirupati është në afërsi me shtetet e Karnatakas dhe Tamil Nadusë. Prandaj në Tirupati ofrojnë shërbimet e tyre edhe autobusat e Karnatakas dhe Tamil Nadu-së. Në qytet operon edhe transporti privat.
- Këmbësorët në Tirumala
Nga Tirupati në Tirumala ndodhen dy rrugë këmbësorësh. Këto rrugë këmbësorësh quhen Sopanamargas dhe përdoren kryesisht nga pelegrinët. Rruga e parë dhe më e vjetër fillon nga Alipiri dhe është 11 km. Në Alipiri ndodhet një tempull kushtuar Venkateswara-s i quajtur Padalamandapam. Ka katër Gopuramë (kulla tempullore) përgjatë rrugës. Rruga tjetër, e quajtur Sri Vari Mettu fillon nga Srinivasa Mangapuram dhe është 6 km e gjatë. Të dy rrugët janë plotësisht të mbuluara dhe kalojnë përmes shtatë kodrave (pjesë të Kodrave Seshachalam).[80][81]
- Hekurudhat
Stacioni kryesor hekurudhor i Tirupatit është nën juridiksionin e divizionit hekurudhor Guntakal të zonës hekurudhor jugore qendrore.[82] Ai është i lidhur me linjën veriore të hekurudhës vendore të Chennait. Stacioni i Nyjës Renigunta që qëndron në korridorin hekurudhor Chennai - Bombeji është 15 km larg nga stacioni kryesor i Tirupatit. Stacione të tjera në qytet përfshijnë Chandragiri-n, Stacionin e ndalimit të Tirupatit perëndimor dhe Tiruchanur-in.
- Ajror
Aeroporti i Tirupatit është i vendosur 15 km nga qendra e qytetit dhe ka fluturime të rregullta për në Coimbatore, Hyderabad, Kalkuta, Bombeji, New Delhi, Vijayawada dhe Visakhapatnam. Aeroporti më i afërt ndërkombëtar është Aeroporti Ndërkombëtar i Chennai-t që ndodhet 130 km nga Tirupati. Aeroporti i Tirupatit është duke u bërë aeroport ndërkombëtar. Terminali i ri u inaugurua më 22 tetor 2015 nga kryeministri i Indisë Narendra Modi.[83]
Arsimi
RedaktoShkollat e arsimit fillor dhe dytësor realizohet nga qeveria, bashkë me shkollat private të departamentit të shkollave arsimore të shtetit federal.[84][85] Gjuha e përdorur nga shkolla të ndryshme është anglishtja dhe telugu.
Tirupati është një qendër e rëndësishme arsimore në Andra Pradesh. Ka mjaft universitete dhe kolegje duke përfshirë të financuara nga qeverisë shtetërore dhe kolegjet mjeksore, farmaceutike, bujqësore dhe inxhinierike të Tirumala Tirupati Devasthanam. Shumica e tyre janë emërtuar sipas hyjnisë kryesuese të Tempullit të Tirupatit, Venkateswara dhe bashkëshorten e tij, hyjneshën Padmavati.
Në qytet ka shumë universitete dhe kolegje të rëndësishme. Disa prej tyre përfshijnë Universitetin Sri Venkateswara që është krijuar në 1954, Sri Padmavati Mahila Visvavidyalayam është një universitet posaçëm femrash i vendosur në Tirupati, kolegjet mjeksore përfshijnë Kolegjin Mjeksor Sri Venkateswara dhe Kolegji Mjeksor për Gra Sri Padmavathi.[86] Instituti i Shkencave Mjeksore Sri Venkateswara është gjithashtu një institut mjeksor, Universiteti Vedik Sri Venkateswara për të ruajtur, përkujdesur dhe promovuar traditat gojore të literaturës vedike, agamike dhe të lidhura me to, me vëmendje te intonacionet.[87] Rashtriya Sanskrit Vidyapeetha, një universitet i krijuar për mësimin e lartë në studimet sanskrite, sastrat tradicionale dhe pedagogji.[88] Universiteti Veterinar Sri Venkateswara për të forcuar arsimin dhe shërbimet në fushat e shkencave veterinare, teknologjinë e bulmetit dhe shkencën e peshkut në Andra Pradesh.[89] Instituti i Skulpturës dhe Arkitekturës Tradicionale Sri Venkateswara i zotëruar nga TTD-ja është një nga dy institucionet në Indi që ofrojë kurse në skulpturën tradicionale për studentët. Ofrohen shtatë kurse të ndryshme diplomimi në lëndë si Arkitektura Tempullore, skulptura prej guri, skulptura Sudai, skulptura metalike, skulptura prej druri, piktura tradicionale dhe arti tradicional Kalamkari.[90]
Qyteti është parashikuar të ket një institut kulinarie të sponsorizuar nga ministria indiane e turizmit dhe Indian Institutes of Science Education and Research (IISER) që u caktuan nga Qeveria e Indisë për shtetin e Andra Pradeshit.[91]
- Kërkimi
- Kolegji Mjeksor Sri Venkateswara, Tirupati është zgjedhur për të krijuar një njësi kërkimore shumë-disiplinëshe, njësi të modelit kërkimor rural të shëndetit nga Këshilli Indian i Kërkimeve Mjeksore.[92]
- Insituti i Shkencave Mjeksore Sri Venkateswara, Tirupati është zgjedhur për të krijuar laboratore kërkimore të nivelit kolegjial të diagnostifikimit viral[92]
- Një nën qendër për të All India Coordinated Research Project mbi kikirikët është krijuar në Stacionin Rajonal të Kërkimeve Bujqësore, Tirupati për të zhvilluar veprimtari kërkimore. Kërkimi do të ndihmoi për të realizuar nevojat e vendit në 100 distriktet e that që kanë më pak se 500 mm shira. Stacioni deri tani ka zhvilluar 12 varietete kikirikësh.[93]
- TTD-ja ka krijuar një qendër kërkimore për lopët vendase për bulmetoren e saj të quajtur Sri Venkateswara Gosamrakshanashala. Qëllimi i qendrës kërkimore është të mbroi lopët vendase dhe gjithashtu të ndajë rracat e rralla mes organizatave të ngjashme. Gosamrakshanashala tashmë ka rraca të rendimentit të lartë si si lopët e rracës Ongole, ndërsa është duke u përpjekur të mbledh lopë të rracës Sahiwal nga Panxhabi, lopët Gir të Guxharatit dhe lopët Tharparker dhe Kankrej nga Karnataka.[94]
Media
RedaktoSri Venkateswara Bhakti Channel (SVBC), kanali i parë 24 orësh përkushtimor telugu kushtuar transmetimit të programeve fetare hindu dhe transmetimeve drejtpërdrejt të puxhave të kryera në Tempulli Venkateswara në Tirumala, transmeton nga Tirupati. I nisur në 1949, Sapthagiri është një revistë me bazë në Tirupati dhe e publikuar në gjuhën telugu, sanskrite, hindi, angleze, tamile dhe kanada.[95] Si kanali SVBC ashtu dhe revista Sapthagiri drejtohen nga Tirumala Tirupati Devasthanams.[96] Në qytet janë të disponueshme gazetat në gjuhën telugu janë Andhra Bhoomi, Saakshi, Eenadu, Vaartha, Andhra Jyothi, Andhra Prabha dhe gazetat në anglisht Deccan Chronicle, The Hindu, Indian Express, Times of India, The Hans India. Tirupati ka stacion të All India Radio dhe shërbehet nga stacionet FM si 92.7 Big FM, 93.5 Red FM.
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Andhra Pradesh (India): Districts, Cities, Towns and Outgrowth Wards - Population Statistics in Maps and Charts". citypopulation.de.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c "City profile". Tirupati Municipal Corporation. Arkivuar nga origjinali më 23 dhjetor 2015. Marrë më 23 dhjetor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c "Andhra Pradesh (India): State, Major Agglomerations & Cities - Population Statistics in Maps and Charts". citypopulation.de.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Chittoor District Mandals" (PDF). Census of India. fq. 459, 512. Marrë më 19 janar 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Andhra Pradesh (India): Districts, Cities, Towns and Outgrowth Wards - Population Statistics in Maps and Charts". citypopulation.de.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Administration-AP-Financial Capital". Visakhapatnam. 29 prill 2015. Marrë më 13 gusht 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Tirupati bags 'best heritage city' award". Times of India. 17 shkurt 2014. Marrë më 1 qershor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Sri Venkateshwara by Shantha Nair. Marrë më 21 qershor 2015.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Full text of "On the original inhabitants of Bharatavarsa or India"". archive.org. Marrë më 18 nëntor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Index of /NASD/4a7f1db4-5792-415c-be79-266f41eef20a/upgrade-archive-06-14-2007/data/upload-allbooks/disk 3/Jan N/ENGLISH/The_Dravidians_/TXT". tera-3.ul.cs.cmu.edu. Arkivuar nga origjinali më 18 nëntor 2016. Marrë më 9 mars 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Lord Sri Kodanda Rama Swamy Temple in Tirupati and Sri Pattabhiramalayam Temple at Valmikipuram Gear up for Annual Mega Fete-special Story". Tirumala Tirupati Devastanams. Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2015. Marrë më 12 maj 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Bhakti Movements". Arkivuar nga origjinali më 26 maj 2012. Marrë më 9 mars 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "History of Tirumala". Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2016. Marrë më 9 mars 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Gold coat to hide Tirumala carvings". Times of India. Marrë më 30 mars 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Inscriptions at Tirumala digitised". The Hindu. Marrë më 30 mars 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Temple History". Arkivuar nga origjinali më 12 prill 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Annamayya keerthana-kaTTedura vaikunTamu".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Tirupati Utsavam". Arkivuar nga origjinali më 12 korrik 2015. Marrë më 21 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Pranab inaugurates 4th World Telugu conference". Marrë më 2 korrik 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Geological Survey of India - Monuments of Stratigraphic Significance". Arkivuar nga origjinali më 19 prill 2013. Marrë më 22 korrik 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Geological Survey of India - Monuments of Stratigraphic Significance". Arkivuar nga origjinali më 21 korrik 2011. Marrë më 22 korrik 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sri Venkateshwara Sanctuary & National Park". Andhra Pradesh Forest Department. Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2015. Marrë më 6 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sri Venkateswara Zoological Park'". Arkivuar nga origjinali më 9 maj 2015. Marrë më 6 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "CLIMATOLOGICAL TABLE PERIOD: 1981-2010". Indian Meteorological Department. Marrë më 31 janar 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "WELCOME TO CENSUS OF INDIA : Census India Library". www.censusindia.gov.in. Marrë më 8 mars 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Over 4 Lakh Witness Garuda Vahana Seva". Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2015. Marrë më 30 tetor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Tirupati set for 'Ganga Jatara'". The Hindhu. Marrë më 30 mars 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "2 Lakh Take Holy Dip on 'Panchami Theertham'". Arkivuar nga origjinali më 10 qershor 2015. Marrë më 7 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Tirupati gearing for Ekadasi". The Hindu. Marrë më 21 mars 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Pilgrims throng Tirumala". Deccan Herrald. Marrë më 21 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Rathasapthami photos". Arkivuar nga origjinali më 27 tetor 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Janmashtami celebrated in Tirupati". The Hindu. Marrë më 23 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "All set for Sri Krishna Janmashtami in Tirupati". The Hindu. Marrë më 23 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sri Kapileswara Swamy Temple". Arkivuar nga origjinali më 9 tetor 2015. Marrë më 2 korrik 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Only TTD entitled to make or sell 'Tirupati laddu': High Court". The Hindu. Marrë më 23 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Now, Geographical Indication rights for 'Tirupati laddu'". Business Standard. Marrë më 23 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Heritage in Tirupati-SV Museum". Andhra Pradesh Tourism board. Arkivuar nga origjinali më 23 qershor 2015. Marrë më 23 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Archaeological Museum, Chandragiri". Archaeological Survey of India. Arkivuar nga origjinali më 6 mars 2016. Marrë më 23 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "TDP wins Tirupati Assembly by-election". Marrë më 10 korrik 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "ABOUT TMC". Tirupati Municipal Corporation. Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2015. Marrë më 23 dhjetor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "TUDA - RTI 2005". Tirupati Urban Development Authority. Government of Andhra Pradesh. Arkivuar nga origjinali më 14 qershor 2015. Marrë më 12 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Tirupati Urban District". Arkivuar nga origjinali më 22 qershor 2015. Marrë më 22 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "How Octopus commandos flushed out militants in 10-hr-long operation in Chittoor?". Marrë më 22 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "New security set-up at Alipiri". Marrë më 22 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "High security in Tirumala, Tirupati after terror alert". Marrë më 22 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "APSPDCL-Company Profile". Arkivuar nga origjinali më 28 korrik 2015. Marrë më 10 gusht 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Statistical Analysis of Drinking Water Quality and its Impact on Human Health in Chandragiri, near Tirupati, India". Marrë më 10 gusht 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Tirupati Municipal Corporation-Water supply Timings". Tirupati Municipal Corporation. Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2015. Marrë më 23 dhjetor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Acute water crisis hits Tirumala". Marrë më 10 gusht 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "TTD May Purchase Reservoir from AP to Meet Water Needs". Arkivuar nga origjinali më 17 korrik 2015. Marrë më 10 gusht 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "BSNL ready to set up 27 Wi-Fi hotspots in Tirupati". Marrë më 10 gusht 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "MEA realigns jurisdiction of passport offices in Andhra Pradesh, Telangana". Arkivuar nga origjinali më 31 maj 2015. Marrë më 10 gusht 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Rank of Cities on Sanitation 2009–2010: National Urban Sanitation Policy" (PDF). Press Information Bureau. National Informatics Centre. Marrë më 22 shtator 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Waste segregation begins in Tirupati". Marrë më 10 gusht 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Delhi Emerges 7th Cleanest in 36-City Cleanliness Survey, Gangtok Cleanest, Raipur Dirtiest". The New Indian Express. New Delhi. 23 gusht 2015. Arkivuar nga origjinali më 24 dhjetor 2015. Marrë më 23 dhjetor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Foundation Laying Ceremony of the New Children's Hospital, Tirupati". Marrë më 15 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "SVIMS". Arkivuar nga origjinali më 25 qershor 2015. Marrë më 15 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "BIRRD". Arkivuar nga origjinali më 22 qershor 2015. Marrë më 15 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c "Maternity hospital awaits better 'treatment'". Marrë më 3 shtator 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Tirupati temple makes Andhra Pradesh top tourist spot".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "'Spiritual tourism' to rake in the moolah".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "'Pilgrimage tourism hit in Tirupati".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "AP registers surge in vehicle sale".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Prime Minister Narendra Modi to lay stone of mobile hub in Tirupati".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "PM lays foundation stone for mobile manufacturing facility in Tirupati".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Tirupati Tour - Andhra Pradesh Tourism". www.aptdc.gov.in. Arkivuar nga origjinali më 8 dhjetor 2015. Marrë më 23 dhjetor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Govt determined to strengthen tourism infrastructure: PM". The Hindu. Tirupati. 22 tetor 2015. Marrë më 23 dhjetor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Record collection of Rs 5.73 crore at Tirumala". Times of India. Tirumala. 2 prill 2012. Marrë më 13 gusht 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sri Govindaraja Swamy Temple". Arkivuar nga origjinali më 9 tetor 2015. Marrë më 23 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Museum - Chandagiri". Archaeological Survey of India. National Informatics Centre. Arkivuar nga origjinali më 6 mars 2016. Marrë më 16 mars 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Asia's biggest zoo beckons tourists". The Siasat Daily. 13 prill 2010. Marrë më 13 korrik 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Tirupati Zoo asked to exchange animals". The Hindu. 11 gusht 2008. Marrë më 16 qershor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Rangarajan, A.D (26 dhjetor 2015). "Tirupati set to enter 'smart' league". The Hindu. Tirupati. Marrë më 28 shkurt 2016.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Heavy security blanket thrown around Tirupati". The Hindu. Tirupati. 7 dhjetor 2015. Marrë më 16 mars 2016.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "List of National Highways passing through A.P. State". Roads and Buildings Department. Government of Andhra Pradesh. Arkivuar nga origjinali më 28 mars 2016. Marrë më 22 shkurt 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Travelling from Tirupati to Tirumala by road". Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2015. Marrë më 17 korrik 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "http://cdma.gov.in/tirupati/Public%20services_amenities.html". Municipal Administration & Urban Development Department. Government of Andhra Pradesh. Arkivuar nga origjinali më 28 prill 2015. Marrë më 23 dhjetor 2015.
{{cite web}}
: Lidhje e jashtme në
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|title=
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Tirupati bus station gets new name". The Hindu. Marrë më 17 korrik 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Super luxury buses on Tirumala ghat roads". The Hindu. Marrë më 17 korrik 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Tirupati to Tirumala on Foot". Tirumala Tirupati Devastanams. Arkivuar nga origjinali më 13 qershor 2015. Marrë më 6 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "By Walk to Tirumala Hills". Go Tirupati. Marrë më 6 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Tirupati Main". Indiarailinfo. Marrë më 1 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Tirupati International Airport inauguration on Vijaya Dasami". The hindu. Marrë më 12 tetor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "School Eduvation Department" (PDF). School Education Department, Government of Andhra Pradesh. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 dhjetor 2015. Marrë më 7 nëntor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "The Department of School Education - Official AP State Government Portal | AP State Portal". www.ap.gov.in. Arkivuar nga origjinali më 7 nëntor 2016. Marrë më 7 nëntor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sri Padmavathi Medical College for Women Tirupati AP'". Arkivuar nga origjinali më 18 nëntor 2014. Marrë më 26 maj 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "WELCOME TO SVVU'". Arkivuar nga origjinali më 12 nëntor 2016. Marrë më 9 mars 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "About Vidyapeetha'".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sri Venkateswara veterinary University HISTORY'". Arkivuar nga origjinali më 24 prill 2015. Marrë më 26 maj 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Institute of Traditional Sculpture, Ancient Architecture at Tirupati". Arkivuar nga origjinali më 19 qershor 2015. Marrë më 19 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "IIT and IISER in Tirupati'". The Hindhu. Marrë më 30 mars 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Schemes to Promote Health Research in the Country". Marrë më 15 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Groundnut research to get a boost at Tirupati". Marrë më 16 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "TTD's dairy farm to become a research centre for indigenous cows". The Hindhu. Marrë më 3 shtator 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "TTD to release 2,000 publications as 'e-books'". The Hindu. Marrë më 17 korrik 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Link Puranic Tales to Current Issues". The New Indian Express. Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2015. Marrë më 17 korrik 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
Redakto- Tirupati Urban Development Authority
- Famous temples in Tirupati Arkivuar 24 shtator 2016 tek Wayback Machine