Sapta Puri
Sapta Puri janë shtatë qendra të shenjta pelegrinazhi hindu në Indi. Tirthat (qendrat e pelegrinazhit) janë: Ayodhya, Mathura, Haridwari (Maya), Varanasi (Kashi), Kanchipurami, Ujjaini (Avanthika) dhe Dwarka (Dwaramathi).[1][2]
Historia
RedaktoSapta Puri janë vendet e lindjes së mësuesve fetarë dhe shpirtërorë, vende ku zotat kanë zbritur si avatarë (mishërime) si Ayodhya ku ka lindur Rama dhe vende të konsideruara si Nitya tirtha, pajisur në mënyrë natyrore me fuqi shpirtërore prej kohësh si Varanasi dhe Haridwari. Kanchipurami është i njohur Tempullin Kamakshi Amman kushtuar hyjneshës nënë. Dwarka përfaqëson vendin ku perëndia Krishna, pasi iku nga Mathura kaloi 100 vjet përpara se të shkonte nga aty në parajsë, sipas eposit Mahabharata. Mathura është mishërimi i ngjarjeve të jetës së Krishnës gjatë fëmijërisë dhe rinisë së tij. Haridwari me faltoret si të Shivës ashtu dhe të Vishnut, përfaqëson portën për në Uttarakhand, pasi lumi Gang shfaqet nga këto kodra në fushat e këtij vendi. Varanasi është vendi i shpëtimit pasi besohet fortësisht se vdekja në këtë vend të mundëson shpëtimin. Varanasi është më i shenjti i të gjithëve dhe është i parapëlqyeri i perëndisë Shiva, kështu që shpesh përmendet si Qyteti i Shivës. Në Hinduizëm, gjithkush duhet ti vizitoi të paktën një herë tempujt kryesorë të Varanasit. Ujjaini, gjithashtu i njohur me emrin e lashtë Avanti, ka një nga 12 Jyotirlingat e vendosura në Tempullin Mahakaleshvar. Secili nga këta qytete është gjithashtu i famshëm për melat spektakolare (panaire festive) të zhvilluar. Haridwari dhe Ujjaini janë të famshëm për Kumbh Melan e zhvilluar një herë në 12 vjet. Festa e martesës së Kamakshit në Kanchipuram është një ngjarje e shënuar. Krishna Janmashtami (ditëlindja e Krishnës – përgjithësisht e zhvilluar në gusht sipas kalendarit hindu) është një ngjarje e shënuar në Dwarka dhe Mathura.[1][2] Shtatë qytetet fetare janë brenda territorit të Indisë dhe pelegrinazhi në këto vende e forcon jashtëzakonisht ndjenjën e bashkimit kombëtar, megjithë diversitetin gjuhësor dhe kulturor. Shtatë qendrat urbane janë të lidhura mirë me rrugë, hekurudha dhe transport ajror me pjesën tjetër të vendit.[1]
Haridwari
Redakto"Haridwari", i shkruar edhe "Hardwar", do të thotë "porta për te zoti Vishnu (Hari)" ose "porta për te zoti Shiva (Har)". Është qyteti më i shenjtë i shtetit federal të Uttarakandit. Është i vendosur në mënyrë strategjike në bregun perëndimor të lumit Gang pasi ai zbret në fusha në vendndodhjen e saktë ku është ndërtuar Ghati Har-Ki-Pauri për ti ndihmuar pelegrinët të kryejnë një banjë të shenjtë (në koordinatat 29°58′N 78°10′E / 29.96°N 78.16°E). Në këtë mënyrë ai quhet edhe Gangadwara, vendi ku Gangu zbret në fusha. Çdo vit, mijëra njerëz grumbullohen në Haridwar, për të bërë banjë në ghatin Har-Ki-Pauri (ghatet janë struktura argjinaturë e ndërtuar me pllaka guri që të zbresin deri buzë ujit për të lehtësuar larjen) pasi besohet se kanë lënë gjurmët këmbët e Vishnut që ruhen në një shkëmb aty. Çdo mbrëmje në perëndim, në ghat, mijëra pelegrinë ofrojnë ‘arti’, një ritual hindu i ofrimit të dritave të llambave prej dheu në gjethe të vogla pluskues me lule, pasi zilet e tempullit kumbojnë në mes të këndimit të hymneve.[3][4][5]
Legjendat nga shkrimet hindu pohojnë se Haridwari është një nga katër vendet ku ranë aksidentalisht disa pika të Amritas, eliksirit të pavdekësisë nga shtamba në të cilën po tejçohej nga shpendi qiellor Garuda, pas Samudra manthanit (rrahjes së oqeanit); tre vendet e tjera thuhet se janë Ujjaini, Nasiku dhe Allahabadi.[6]
Një tjetër legjendë tregon për këtë vend pelegrinazhi tregon se i urti Kapila i mallkoi paraardhësit e princit Bhagiratha. Bhagiratha, kështu, donte të shlyente mëkatet duke kryer aty pendesa kushtuar perëndisë Shiva. Shiva i kënaqur me lutjet e Bhagirathas, e lejoi Gangun të rridhte përmes gërshetave dhe të binte në tokë nga parajsa.[7]
Pikërisht nga këtu Gangu del nga kodrat Shivalik të Rudra-Himalajave, udhëton rreth 2000 km përmes ultësirave pjellore Gangetike të Indisë Veriore. Është gjithashtu vendi ku lumi ka qenë përdorur për qëllime të mira si vaditja dhe gjenerimi i energjisë hidrike nga një sistem kompleks pritash me sisteme të mëdha kanalizimesh. Historia e tij e lashtë, e vërtitur rreth eposit të Mahabharatas (gjithashtu e paraqitur në udhëpërshkrimet e e udhëtarit kinez Xuan Zang), regjistron se Timurlangu e kishte plaçkitur këtë qytet në vitin 1399. Përveç ghatit të shenjt, në qytet ka një numër të madh tempujsh kushtuar Shivës, hyjneshës Shakti ose Durga (për të shkuar në këtë tempull është ndërtuar një teleferik, përveç rrugës së vjetër nëpërmjet shkallëve përgjatë kodrave), Vishnu dhe një grup hyjnish të tjera. Është vendi shpirtëror ku, hindu nga të gjitha anët e vendit, veçanërisht nga India Veriore, hedhin hirin e të vdekurve dhe kryejnë ritualet e fundit.[7][8]
Përveç kohës së rregullt vjetore të pelegrinazhit nga prilli në nëntor, gjatë shkurt–marsit zhvillohet gjithashtu në masë të madhe Magh Mela. Ngjarje të tjera spektakolare që zhvillohen aty janë ‘Ardh Kumbha Mela’ (gjusëm Kumbh Mela) e zhvilluar çdo gjashtë vjet. Cikli 12 vjeçar i ‘Kumbh Melas’ zhvillohet gjatë janarit ose shkurtit në në varësi të almanakut hindu (Panchanga). Është një rast kur mblidhen qindra mijëra njerëz për një banjë të shenjtë në Gang.[3][7][8][9] Kumbh Mela (që do të thotë 'festa e enëve') është "pikëbashkimi i besimit" pasi qindra mijëra njerë pavarësisht kastës së tyre e ndjekin. Kombinimi astrologjik i planeteve vendos datën e eventit; Përgjithësisht kur Jupiteri, Dielli dhe Hëna janë në shenjën zodiakale të Ujorit, por Haridwari është paracaktuar kur Dielli ndodhet te Dashi dhe Jupiteri te Ujori, që quhet 'Vaishaki snan' (Vaishaka është muaji i dytë i kalendarit hindu, ndërsa snan do të thotë banjë).[10]
Haridwari në distancë rrugore është 214 km nga Delhi, kryeqyteti i Indisë dhe 52 km nga Dehraduni, kryeqyteti provincial i Uttarakandit.[11]
Dwarka
RedaktoKrishna, një mishërim i Vishnut, besohet se ka migruar nga Mathura në Dwarka (në koordinatat 22°14′N 68°58′E / 22.23°N 68.97°E) 5000 vjet më parë dhe e bëri Dwarkan kryeqytetin e tij, siç tregon shkrimi i Bhagavata Puranas.[12] Ai e krijoi qytetin në brigjet e lumit Gomti. Por pas vdekjes së Krishnës, ndodhi rrëzimi i dinastisë së tij, Yadava. Aktualisht, Dwarka është një qytet i vogël i vendosur në skajin perëndimor të gadishullit të Saurashtras në shtetin e Guxharatit në brigjet e Detit Arabik.[12][13]
Kronologjia e ngjarjeve të shënuara historike e dëshmuar në tempull, daton nga viti 400 p.e.s., kur Vajranabha ndërtoi një tempull të tipit ombrellë dhe hyjnizoi aty gjyshin e tij Krishna. Ka pësuar mjaft ndryshime përgjatë kohës nën sundime të ndryshme dhe në vitin 800, Adi Shankaracharya thuhet se rikonstruktoi Tempullin Dwarkadhish në Guxharat si dhe shtoi një faltore të hyjneshës Adya Shakti. Përgjatë disa shekujve pasues u zhvilluan rikonstruksione të tjera me dhurimin e tokës shtesë deri në vitin 1261, kur tempulli u shkatërrua nga Mohamed Shah. Në vitet pasues u zhvilluan rikonstruksione të mëtejshme, por pati mosmarrveshje midis dy grupeve për kontrollin e tempullit. Në vitin 1504, Vallabhacharya e vendosi idhullin e Dwarakadeesh-it në një pus në fshatin Ladva për ta mbrojtur nga plaçkitësit myslimanë dhe përsëri u zhvendos në Dungarpur, ku tempulli u rikonstruktua. Në vitin 1861, Maharaxha Khanderao e rikonstruktoi tempullin. Gjatë sundimit britanik, u rindërtua kulla e tempullit. Një enë e artë u vendos në kullën e tempullit nga Maharaxha Gaekwad-i në vitin 1903 dhe u ndërmorën rikonstruksione të mëtejshme nga Shankarachrya i atëhershëm i Dwarka Pithës. Që nga viti 1960, konservimi i tempullit është nën drejtimin e Qeverisë së Indisë.[14]
Tempulli i tanishëm Dwarakhadheesh, i quajtur edhe Jagat Mandir (faltorja e përbotshme) ose trilok sundar (më e bukura në të tre botët), është një strukturë me shtatë kate, 43 m e lartë, që duket e ngritur mbi Detin Arabik. Ai daton nga shekulli i XII mbi bazën e eksplorimeve oqeanografike të ndërmarra për të gjurmuar tempullin e vjetër, që u zhyt në Detin Arabik. Kulla shikara e skalitur në mënyrë elegante e tempullit është zbukuruar me një flamur të stërmadh, që thuhet se është 47.55 m i lartë me shtatë ngjyra që mund të shihen duke u valëvitur nga një largësi prej 10 km (valëvitja e këtij flamuri ka një rëndësi të madhe fetare). Në pjesën e mbrapme të tempullit është një dalje buzë Lumit Gomti, që është ndërtuar me 56 shkallë. Tempulli i ndërtuar në gurë të butë gëlqerorë ka një shenjtërore të mbyllur brenda një salle të madhe me hyrje të mbuluar nga tre krahë. Ndërsa skalitjet e jashtme paraqesin skena erotike, shenjtërorja e tempullit është e kursyer në dizajn, por idhulli kryesor është i zbukuruar në mënyrë të stërholluar.[15][16]
Në Bet Dwarka, 2 km larg nga Dwarka është vendosur një tempull kushtuar Rukminit, bashkëshortes së Krishnës. Tempulli thuhet se është 2500 vjeçar por në formën e tij të tanishme llogaritet të jetë ndërtuar në shekullin e XII. Është një tempull i skalitur teprisht në pjesën e jashtme me skulptura dhe relieve të zotave me shenjtëroren që bujt idhullin kryesor të Rukminit. Në bazën e kullës janë skalitur në panele narathara (figura njerëzore) dhe gajathara (elefantët). Një legjendë interesante justifikon veçimin e tempujve nga njëri-tjetri, për Rukminin dhe bashkëshortin e saj Krishna. Thuhet se me kërkesë të të urtit Durvasa (që ishte i famshëm për gjaknxehtësinë dhe lëshimin e mallkimeve) Krishna dhe Rukmini tërhoqën një karro duke e marr të urtin Durvasa për drekë në shtëpinë e tyre. Gjatë rrugës, kur Rukmini kërkoi ujë për të shuar etjen e saj, Krishna mori ujë nga Gangu, duke e gërvishtur tokën me thoin e tij, që ajo të pinte. Rukmini e shoi etjen e saj me ujin e Gangut. Por Durvasa u ndie i fyer pasi Rukmini nuk pati kortezinë ti ofronte atij ujë për të pirë. Ai, në këtë mënyrë, e mallkoi atë që të jetonte e ndarë nga burri i saj.[17][18]
Një tjetër legjendë, ndërsa Dwarka ishte kryeqyteti zyrtar i Krishnës, ku ai zhvillonte asamblenë e tij, rezidenca e tij ishte në Bet Dwarka.[18]
Distanca rrugore nga Delhi në Dwarka nëpërmjet Gurgaonit (30 km nga Delhi) - Jaipuri - Ajmeri - Nathdwara - Udaipuri - Ahmedabadi (Autostrada Kombëtare Nr. 8) është 960 km.[19]
Kanchipurami
Redakto- Artikulli kryesor: Kanchipurami
Kanchipurami (12°49′N 79°43′E / 12.82°N 79.71°E), qytet pelegrinazhi, në Indinë Jugore, gjatë sundimit britanik i njohur gjithashtu si Conjeevaram, i ndërtuar gjatë Dinastisë Pallava mids shekujve të VI dhe të VIII, i vendosur në bregun e lumit Vedavathi, ka një trashëgimi arkitekturore mbi 1000 vjeçare. Përpara kësaj periudhe, ai ishte kryeqyteti i Dinastisë së Hershme Chola në shekullin e II p.e.s.. Pas sundimit të Dinastisë Pallava, pasoi Perandoria Vijayanagara dhe Dinastisa Nayaka. Para mbretërimit Pallava, bazuar në kronikat e udhëtari kinez Xuan Zang, vizitoi oborrin Pallava, mendohet se qyteti ishte nën ndikimin e Ashokës, Perandorit Mauryan në shekullin e III p.e.s. Xuan Zangu vërente gjithashtu se këtë vend e kishte vizituar Buda. Tempujt Xhainistë dhe budistë si dhe stupa të Dinstisë Chola janë përshkruar por më së shumti nuk ekzistojnë në terren. Por Arkitektura Indiano-Jugore mori shtysa vetëm gjatë sundimit Pallava, veçanërisht tempujt shkëmborë gjatë sundimit të Mahendarvarman-it të I pasi u konvertua nga Xhainizmi në Hinduizëm. Ai konsiderohet një njeri me vizion dhe inteligjencë, një studiues, muzikant dhe një dramaturg. Kanchipurami konsiderohej i dytë në famë dhe arsim vetëm përkundrejt Varanasit. Adi Shankara, shenjti filozof hindu, që përhapi filozofinë ‘Advaita’ jetoi dhe mëson aty në shekullin e VIII.[20][21]
Qyteti ka 108 tempuj shaivitë dhe 18 vaishnavitë. Filozofi hindu Ramanujacharya, që përhapi filozofinë Vishishtadvaita, studioi këtu. Tempujt janë të shpërndarë në tre zona të qytetit, përkatësisht tempujt e Vishnut në zonën lindore, tempujt e Shivës janë në rrethinat e qytetit në zonën veriore, ndërsa ata xhainistë janë në lindje përgjatë lumit Vedavathi.[20][22]
Disa nga tempujt e projektuar dhe ndërtuar në mënyrë të stërholluar në Stilin Arkitekturor Vijayanagara janë kulla e Tempullit Ekamabaranath, që është 58.5 me e lartë dhe Tempulli Varadaraja Swamy, që ka një sallë me 1000 kolona.[21]
Tempulli Kamakshi Amman është një tempull i vjetër dhe tempulli më i famshëm në qytet. Ai është i lidhur me Adi Shankaran. Sipas legjendës Kamakshi i ofroi adhurim një Shivalinge të bërë prej rëre dhe u martua me Shivën. Tempulli shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 2.025 ha dhe shenjtërore është e kryesuar nga një vimana e veshur me ar. Kamakshi është e vendosur në tempull në një pozicion në këmbë të quajtur Parabrahma Svarupini, e ulur me trininë e Brahmas, Vishnut dhe Shivës.[23]
Është i vendosur 75 km nga Chennai, kryeqyteti provincial i Tamil Nadusë dhe 277 km nga Bangalorja, kryeqyteti provincial i Karnatakas. Ai ka një rrjet të mirë rrugësh, linjash hekurudhore dhe shërbime transporti me të gjitha pjesët e vendit, ndërsa aeroportet më të afërt kombëtar dhe ndërkombëtar ndodhen në Chennai.[24][25]
Ujjaini
RedaktoUjjaini (23°10′58″N 75°46′38″E / 23.182778°N 75.777222°E) me emrin e shkrimeve të lashta Avantika ka tradita të pasura historike dhe fetare. Historia e tij lidhet me periudhën e Vikramadityas dhe Ashokas (shekulli i III p.e.s.). Traditat fetare lidhen me perëndinë Shiva që triumfon mbi mbretin demon Tripurasura dhe pastaj e riemërton qytetin si Ujjainyini (që do të thotë 'pushtues me krenari').[26]
Ujjaini, me gjasa, shënon gjithashtu edhe përhapjen e besimit hindu në rajonin e Azisë Qendrore. Meriton të përmendet veçanërisht mbretërimi i Vima Kadphises, gjatë Dinastisë Kushane, që e konsideronte Shivën si padronin e saj mbrojtës. Gjatë mbretërimit të tij, përveç ndikimit të praktikave fetare greke, adhurimi i Shivës, në veçanti, shihej gjithashtu si një praktikë e pranuar në Iran. Kjo prirje i është atribuar fitores së Vima Kadphisesit mbi territorin indian. Në Iran, mbishkrime të kohës së tij tregojnë se ai kishte konvertuar tempullin e Dioskurëve (ndërtuar gjatë Periudhës Greko –Baktriane) në Dilberjin në një faltore për Shivën duke e dekoruar vendin me një pikturë të Shivës dhe gruas së tij, Parvati. Ai e realizoi pikturën murale të Shivës (Oeso) nga artizanë që i kishte marr nga Ujjayani (Ujjaini), përveç ndërtimit të një sistemi tejçimi të ujit për në faltoren e Shivës. Mbishkrimet dëshmojnë më tej se mbreti Kushan ia atribuonte ngjitjen e tij në pushtet Sravas (=Shiva) dhe Candaviras. Është hamendësuar se Candavira mund të jetë i njëjti zot me Candishvaran, zoti i Tempullit Mahakala në Ujjain. Është hamendësuar gjithashtu mbështetja për bashkësinë indiane (që adhuronte Shivën) të ngulitur në Iranin lindor dhe inkurajimi që ai mori nga priftërinjtë, përpara dhe gjatë fushatës së tij indiane, si dhe marrdhëniet e tij me Ujjainin, kontribuan në përfshirjen e tij të thellë me kultin e Shivës. Përkushtimi i tij u vijua madje edhe pas fushatës së tij indiane.[27][28]
Perandori Ashoka luajti gjithashtu një rol të rëndësishëm si mëkëmbësi i mbretit të Ujjainit në theksimin e rëndësisë së tij. Ashoka që sundoi për tre dhjetëvjeçarë midis viteve 268 dhe 233 p.e.s. e nisi karrierën e tij në Taxila (tani në Pakistan) në veri-perëndim duke nënshtruar një revoltë. Pas kësaj, babai i tij, Bindusara, i Dinastisë Mauryane, e transferoi Ashokan si mëkëmbësin e tij në Ujjain, që ishte kryeqyteti i famshëm i mbretërisë së mëparshme të Avantit, në Indinë Qendrore.[29]
Ai ishte qyteti më i madh dhe kryeqyteti i rajonit Malwa. Në shekullin e XVIII në qytetin e vjetër të Ujjainit, sundoi Jai Singh-u i II i Amberit. Jai Singh-u II aty ndërtoi një observator, të quaqjtur Jantar Mantar. Arsyeja e ndërtimit të observatorit ishte se ai ishte qendra e astronomisë hindu që nga kohët e lashta dhe ishte i vendosur në meridianin e parë (të gjatësisë) të paracaktuar nga kanonet e astronomisë hindu. Sipas astronomisë indiane, meridiani i parë i gjatësisë kalon përmes Ujjainit. Llogaritjet moderne kanë përcaktuar se Tropiku i Gaforres kalon përmes Ujjainit.[27][30][31]
Ujjaini ndodhet rreth 776 km në jug të Delhit, kryeqytetit të Indisë dhe 183 km në perëndim të Bhopalit, kryeqytetit provincial të Madja Pradeshit.[32] Ai është 402 km larg nga Ahmedabadi dhe 655 km në veri-perëndim të Bombejit.[26]
Varanasi
Redakto- Artikulli kryesor: Varanasi
Varanasi (25°16′55″N 82°57′23″E / 25.282°N 82.9563°E) i quajtur edhe Kashi dhe Benares, është një qytet i lashtë që mendohet se është qyteti më i vjetër i banuar në mënyrë të vazhdueshme. Qyteti ka qenë njohur me emra të ndryshëm si Avimuktaka, Anandakanana, Mahasmasana, Surandhana, Brahma Vardha, Sudarsana dhe Ramya.[33]
Në aspektin e trashëgimisë së tij të vjetër historike, kulturore dhe fetare konsiderohet si “më i shenjti i shtatë qyteteve të shenjta të Hinduizmit”. Trashëgimia e tij historike dhe fetare daton që nga koha e Budës (shekulli i VI p.e.s.) dhe ka qenë qendra e “mësimit fetar brahminik” me të ditur, filozofë, shkrimtarë dhe muzikantë të mjaft shekujve të shkuar. Por shumë nga tempujt e tij qenë subjekte të plaçkitjes dhe shkatërrimit nga Mohammad Gori në shekullin e XII. Tempujt dhe institucionet fetare që gjenden sot në qytet janë kryesisht ndërtime të shekullit të XVIII.[34]
Tempujt dhe ghatet për banjë (ghatet janë argjinatura të bëra me shkallë prej pllakash guri përgjatë bregut të lumit, ku pelegrinët kryejnë ritualet e pastrimit) janë të vendosur në bregun e majtë, perëndimor të lumit të shenjtë të Gangut dhe në qytet mendohet se ndodhen rreth 23 000 tempuj dhe numri i ghateve është 84. Ghatet më të frekuentuar dhe më të nderuar për adhurim fetar nga pelegrinët janë Ghati Manikarnika, Ghati Dashashwamedha (në pamje), Ghati Assi dhe Ghati Panchaganga. Në një nga ghatet, hindutë kremojnë të vdekurit e tyre. Emri i qyteti të Varanasit formohet nga bashkimi i emrave të lumenjve 'Varuna' dhe 'Asi'. Këta dy lumenj derdhen në bregun e majtë të Gangut duke e rrethuar qytetin e vjetër të Varanasit. Ghatet në sitet e pikëtakimeve të këtyre rrjedhave me Gangun janë mjaft të nderuar. Të gjithë këta faktorë kanë kontribuar që qyteti të konsiderohet si kryeqyteti fetar i Hinduizmit.[35][36][37]
Varanasi është gjithashtu i njohur si qyteti i parapëlqyer i perëndisë Shiva, siç është përmendur te Rigveda, se ky qytet në kohët e vjetra ishte i njohur si Kashi ose "Shiv ki Nagri".[38] Pandavët shkuan në Kashi në kërkim të Shivës për të shlyer mëkatet e vëllavrasjes dhe bramhanahatyas (vrasjes së brahminëve) që ata i kishin kryer gjatë Luftës Kurukshetra të eposit Mahabharata.[35]
Mes tempujve të panumërt të qytetit, më të adhuruarit janë: Tempulli Kashi Vishvanatha i Shivës; Tempulli Sankat Mochan Hanuman; dhe Tempulli i Durgës i njohur për grupin e majmunëve që qëndrojnë në pemët e mëdha në afërsi. Për më tepër ndodhen edhe dy tempuj të rinj, Tempulli Tulasi Manas dhe Tempulli i Ri Vishwanath i vendosur në kampusin e Banaras Hindu University. Manastire të lashta budiste gjenden në Sarnath, por kryesisht në rrënoja. Ka gjithashtu tempuj të ndërtuar nga ‘Maha Bodhi Society’ dhe kinezët, burmezët dhe budistët tibetianë.[36]
Këtu zhvillohen mjaft festa fetare. Me rastin e Mahashivaratrit (që do të thotë nata e madhe e Shivës) një procesion i Shivës merret nga Tempulli Mahamrityunjaya deri te Tempulli Kashi Vishvanatha. Një tjetër festë popullore është festivali i Gangut i zhvilluar në nëntor ose dhjetor, kur Gangu nderohet me rituale arti të ofruar nga mijëra pelegrinë, lëshojnë edhe qirinj të lundrojnë në lum nga ghatet. Ngjarja historike e kthimit të Ramës pas mërgimit 14 vjeçar, i quajtur vanavas në saskritisht dhe që takoi vëllain e tij më të vogël Bharata festohet gjatë tetorit ose nëntorit si festa Bharat Milap ('Milap' do të thotë "takim"). Në Ghatin Tulsi, zhvillohet një festival i muzikës klasike, veçanërisht stilit dhrupad, gjatë marsit për 5 ditë, ku ftohen të marrin pjesë artistë të shquar nga të gjitha anët e Indisë.[36]
Në një thënie, Mark Twain, indofil i shquar, e ka lartësuar madhështinë e Varanasit në këtë mënyrë: "Benares është më i vjetër sesa historia, më i vjetër sesa tradita, më i vjetër madje edhe sesa legjenda dhe duket dyfish i vjetër sesa të gjitha këto të marra së bashku".[39]
Varanasi është 780 km nga Delhi, kryeqyteti kombëtar dhe 300 km nga Laknau, kryeqyteti provincial i Uttar Pradeshit.[32][40]
Ayodhya
Redakto- Artikulli kryesor: Ayodhya
Ayodhya (26°48′N 82°12′E / 26.8°N 82.2°E) është vendi legjendar ku ka lindur perëndia Rama dhe ndonjëherë i përmendur si Ram Janmabhoomi ("vendlindja e Ramës"). Qyteti modern është i vendosur në brigjet e lumit Sarayu, të shkruar edhe Sarju. Në këtë qytet ndodhen tempuj të shumtë, që numërohen në mbi 100. Disa nga më të rëndësishmit janë: Tempulli i Ramës dhe bashkëshortes së tij Sita, i quajtur Kanak Bhavan; Tempulli i Hanumanit i quajtur Hanuman Garhi në krye të një kodre ku, përveç një statuje të Hanumanit në pozicion të ulur, ndodhet edhe një idhull 15 cm i lartë i Hanumanit gjithmonë i zbukuruar me lule; Tempulli Kshireshwaranath i Sitas, i krijuar nga Kausalya, nëna e Ramës. Për më tepër, ndodhen mjaft kunde ose pellgje dhe ghate të lidhur me personazhet mitologjike; siç është Brahma kundi i ndërtuar në nder të vizitës aty të Brahmas, Sita kundi, Bharat kundi, Ghati Lakshman, ku bëri banjë Lakshmani, vëllai i Ramës, Ghati i Ramës (i quajtur edhe Swargadwar që do të thotë porta për në parajsë).[1][9][41]
Një legjendë e lidhur me Kushan, djalin e Ramës, mbështet Tempullin Nageshwaranath aty. Byzylyku, që Kusha e kishte humbur në lumin Sarayu u gjet nga një nag-kanya (një femër e një familjeje gjarpri), një adhuruese e perëndisë Shiva, që ra në dashuri me Kushan. Në nder të saj Kusha ndërtoi një tempull, që thuhet se është tempulli i vetëm i lashtë i mbijetuar nga periudha e sundimit të Vikramadityas.[42]
Trashëgimia historike e këtij vendi fillon nga shekulli i VI p.e.s., siç është përcaktuar nga dëshmitë arkeologjike dhe dokumentare. Eposi i Ramajanas datohet nga fundi i shekujve p.e.s. në periudhën e Dinastisë Ikshvaku dhe shekuj e parë të erës sonë. Dasaratha, babai i Ramës i përkiste kësaj dinastie.[41]
Është gjithashtu vendi ku u ndërtua Xhamia Babri nga mogulët në shekullin e XVI (e shkatërruar në vitin 1992),[1] që ka qenë përshkruar te botimi i vitit 1986 i ‘Encyclopædia Britannica’ si: "Vendlindja e Ramas, është e shënuar nga një xhami, e ngritur nga perandori mogul Babar në vitin 1528 në sitin e një tempulli të mëparshëm ".[43] Kjo është një çështje nën debat të fortë dhe është gjykuar nga një trupë speciale e Ayodhyas, e Gjykatës së Lartë të Laknaut.[41]
Distanca rrugore nga Ayodhya për në Delhi është 799 km, për në Laknau 134 km dhe për në Varanasi 209 km.[44][45]
Mathura
Redakto- Artikulli kryesor: Mathura
Mathura (27°27′N 77°43′E / 27.45°N 77.72°E), e vendosur në bregun e djathtë të lumit Yamuna në qendrën administrative të distriktit të Mathuras, të quajtur edhe Mathura Mandala ose Braxh Bumi, konsiderohet zemra e kulturës indiane. Krishna ka lindur këtu kështu që është popullore edhe me emrin 'Krishnaxhanmabumi' ("vendlindja e Krishnës").[46][47]
Mathura është e mbushur me plotë ngjarje historike. Bazuar në gjetjet arkeologjike të qeramikës, veglave dhe mjeteve të lashta, historia e lashtë e Mathurës është datuar afërsith që nga vitit 1200 p.e.s. Literatura Vedike dhe Puranike gjithashtu e lidhin themelimin e Mathurës me Shatrughnas (vëllai i vogël i Ramës). Puranat përmendin edhe dy klane, përkatësisht Andhaka dhe Vrsni, ku ky i fundit ishte më i organizuar nën Krishnën, duke dëshmuar lidhjet historike me periudhën midis shekullit të VI dhe të V p.e.s. Nga shekulli i IV p.e.s. bie nën ndikimin e Perandorisë Mauryane, kur mbizotëronte kultura fetare Xhainiste dhe Budiste, që është vërejtur nga skulpturat e gjetura në Mathura. Nga kjo periudhë, është treguar se "qyteti pati një ndikim domethënës në zhvillimin e skulpturës tjetërkund në vend". Ajo gjatë kësaj periudhe ishte gjithasthu një zonë tregtare, duke përvetësuar një kulturë dhe etos fetar të përzierë, përveç krijimit të një tregtie të lulëzuar si brenda dhe jashtë kufijve të rajonit. Duke pasuar sundimin Mauryan, qyteti u sundua nga Kushanët deri në shekullin e III të e.s., kur u zhvilluan së bashku mënyra jetese të shenjta dhe shekullare. Pastaj vijon një numër sunduesish, me Perandorinë Gupta në Samudra Gupta, që sundoi midis viteve 330 dhe 380 të e.s. Gjatë Periudhës Gupta, që zgjati deri në shekullin e VI të e.s., pati një rënie në përparimin e Mathurës. Hunët e plaçkitën qytetin në shekullin e VI. Pas kësaj, qyteti u kontrollua nga Dinastia Maukhari e Kanauj-it, kur evoloi kulti i Krishnës nga shekulli i VII e më pas për ta bërë qytetin një qendër të adhurimit të Krishnës në vend. Pastaj Mahmudi i Gaznit e pushtoi dhe e plaçkiti të gjitha thesaret fetare të bëra prej ari dhe argjendi. Kjo u pasua nga sundimi i Dinastisë Sllave ose Sulltanati i Delhit nga viti 1193 dhe më pas nga Dinastia Mogule, që zgjati deri sa ra nën kontrollin e Perandorisë Britanike. Sundimi Mogul, në veçanti i Aurangzebit pati një nivel të lartë persekutimi, kur në vitin 1669 u shkatërrua Tempulli Keshava dhe në vendin e tij u ndërtua një xhami. Megjithëse bashkësia xhate e rajonit u përpoq të rindërtonte pa sukses disa nga tempuj, por shkatërrimi mysliman u përsërit dhe nuk ndodhi deri sa ra nën sundimin britanik, Pas Rebelimit Indian të vitit 1857, që adhurimi i Krishnës në Mathura pësoi një gjallërim. Arkeologët britanikë qenë të suksesshëm në rikrijimin e historisë së lashtë të qytetit dhe studimin e thellë të Kulturës Indiane. Tempujt e Krishnës dhe historia e lashtë tani janë tërheqjet kryesore të qytetit.[48]
Tempulli i tanishëm Keshava Dev është ndërtuar në të njëjtin vend ku kanë qenë tempuj të historisë 5000 vjeçare, është daton nga Vajranabha, stërnipi i Krishnës. Një tempull madhështor u rindërtua gjatë mbretërimit të Chandra Gupta Vikramadityas në shekullin e V që u plaçkit nga Mahmud Gazni. Pastaj, në të njëjtin vend Raxha Veer Singh Deva Bundela ndërtoi një tempull 76 m të lartë gjatë sundimit të Jahangirit, që u shkatërrua nga Aurangzebi në vitin 1669 dhe në vendin e tij u ndërtua një xhami, që mund të shihet pranë tempullit të tanishëm. Tempulli i tanishëm u përfundua në vitin 1958 me vendosjen e imazheve të Radha Krishnës. Në altarët e bashkangjitur janë vendosur mjaft imazhe; në altarin e majtë shihen imazhet e Jagannathit (një formë e Krishnës), Balarama (vëllai i Krishnës) dhe Subhadra (motra e Krishnës); në altarin e djathtë janë vendosur idhujt e Ramës, Sitës dhe Lakshmanës, ku më djathtas ndodhet një idhull i Hanumanit. Brenda sallës kryesore të tempullit shihen gjithashtu imazhet e Shivës dhe Durgës. Kompleksi i tempullit kryesor ka edhe një faltore të vogël, ku Krishna lindi (thuhet se ishte burgu ku ai lindi) që paraqet imazhe të Vasudevas, Devakit dhe Krishnës me katër krahë.[49]
Në bregun e lumit Yamuna, në Ghatin Vishrama çdo mbrëmje lumit i ofrohen rituale aarti, pasi thuhet se është vendi ku Krishna qëndroi pasi vrau mbretin Kamsa, dajën e tij. Këtu gjenden gjithashtu imazhet e hyjneshës Yamuna dhe vëllait të saj Yama, zotit të vdekjes.[49]
Ka edhe shumë tempuj të tjerë të rëndësishëm për pelegrinët brenda Mathurës, për të përmendur vetëm disa, si Mandiri Prem Vrindavan, Tempulli Govindji, Tempulli Madan Mohan, Tempulli Radha Damodar, Tempulli Radha Gopinath, Tempulli Banke Bihari, Tempulli Krishna Balarama, Tempulli Rangaji dhe Seva Kunja. Gjithashtu, në afërsi të Vrindavanit, ku Krishna kaloi fëmijërinë e tij, ndodhet një grup tempujsh, që është një vend shumë i nderuar nga pelegrinët. Ndodhet 12 km larg nga Mathura.[49]
Evente të tjera të rëndësishme të ndjekura nga pelegrinët në territorin e Mathurës dhe Vrindavanit janë Vrindavan Parikrama (cirkumambulacioni përreth tempujve përgjatë një rrugëtimi të paracaktuar) dhe Braxh Mandal Parikrama gjatë tetor–nëntorit, që merr 3 muaj për tu përfunduar në këmbë, pasi përfshin ecjen përreth kodrës Govardhan, përveç mjaft faltoreve të tjera.[49]
Është i vendosur rreth 50 km në veri të Agras dhe 150 km në jug të Delhit; rreth 20 km nga qyteti i shenjtë i Vrindavanit.[46]
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b c d e Sunita Pant Bansal: Hindu Pilgrimage; 2008, fq, 6–9, 34–5, kontrolluar më 7 gusht 2009
- ^ a b K. W. Morgan & D. S. Sarma: The Religion of the Hindus; 1987, fq. 188–91, kontrolluar më 9 gusht 2009
- ^ a b Sunita Pant Bansal: Hindu Pilgrimage; 2008, fq. 44-7
- ^ "SACRIFICE OF DAKSHA 1 (From the Vayu Purana)". Përkthyer nga Horace Hayman Wilson. The Vishnu Purana. 1840. fq. 62, 62:2. Marrë më 16 gusht 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ D. Hoiberg & I. Ramchandani: Students' Britannica India; 2000, fq. 248
- ^ "About Haridwar". sahajaharidwar.com. Marrë më 12 gusht 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c L. K. Davidson & D. M. Gitlitz: Pilgrimage; 2002, fq. 228–9
- ^ a b Roma Bradnock: Indian Himalaya handbook; 2000, fq. 103–5
- ^ a b Sarina Singh etj.: India; 2007, fq. 454
- ^ J.S. Mishra: Pilgrimage, purification and piety; 2004, fq. 14–20
- ^ "Distances from Haridwar". Arkivuar nga origjinali më 17 prill 2009. Marrë më 1 mars 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b S.P. Bansal: Hindu Pilgrimage; 2008, fq.10, 20
- ^ "Dwarka". Gujarat Tourism. Arkivuar nga origjinali më 14 janar 2010. Marrë më 1 mars 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Events". Dwarkadhish.org Official Website of Jagad Mandir – Dwarka. Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2009. Marrë më 1 mars 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Dwarkadhish Temple". Gujarat Tourism. Arkivuar nga origjinali më 3 janar 2010. Marrë më 1 mars 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Dwarka Nagari - Submerged Dwarka". Dwarkadhish.org Official Website of Jagad Mandir – Dwarka. Marrë më 12 gusht 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Rukmini Devi Temple". Gujarat Tourism. Arkivuar nga origjinali më 3 janar 2010. Marrë më 1 mars 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Dwarka Nagari - Popular Myths". Dwarkadhish.org Official Website of Jagad Mandir – Dwarka. Arkivuar nga origjinali më 22 gusht 2009. Marrë më 1 mars 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Distance Chart from Gurgaon". Marrë më 22 gusht 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Trudy Ring e të tj.: International Dictionary of Historic Places: Asia and Oceania; 1996, fq. 435-6
- ^ a b "Historical Importance of Kanchipuram". National Informatic Centre, Kanchi. Arkivuar nga origjinali më 6 gusht 2009. Marrë më 1 mars 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kanchipuram". Marrë më 10 gusht 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ S.P. Bansal: Hindu Pilgrimage; 2008, fq. 149
- ^ "Kanchipuram". Arkivuar nga origjinali më 8 shtator 2017. Marrë më 10 gusht 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Bangalore to Kanchipuram". Arkivuar nga origjinali më 29 janar 2016. Marrë më 22 gusht 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Ujjain". Ujaajin.nic.in. Arkivuar nga origjinali më 19 qershor 2009. Marrë më 1 mars 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Janos Harmatta: History of Civilizations of Central Asia; 1999, fq. 318–21
- ^ Trudy Ring e të tj.: International Dictionary of Historic Places: Asia and Oceania; 1996, fq. 835-7
- ^ H. Kulkae & D. Rothermund: A History of India; 1998, fq. 62–5
- ^ S.P. Bansal: Hindu Pilgrimage; 2008, fq. 50-1
- ^ Virendra Nath Sharma: Sawai Jai Singh and His Astronomy; 1995, fq. 212–3
- ^ a b "Distances from Delhi to Metro cities in India". Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2016. Marrë më 13 gusht 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Uttar Pradesh Tourism - Varanasi". Department of Tourism - Government of UP. Arkivuar nga origjinali më 14 nëntor 2006. Marrë më 1 maj 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ramnath [Sumeri] Temple, Benares". British Library On Line Gallery. Marrë më 12 gusht 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ a b S.P. Bansal: Hindu Pilgrimage; 2008, fq. 48-9
- ^ a b c "Varanasi". Encyclopædia Britannica Online. Marrë më 11 gusht 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ A. Cunningham & S. M. Sastri: Ancient Geography of India; 2002, fq. 131–40
- ^ "Varanasi". Encyclopædia Britannica. Marrë më 30 tetor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Twain, Mark (1897). "L". Following the Equator: A journey around the world. Hartford, Connecticut, American Pub. Co. ISBN 0-404-01577-8. OCLC 577051. Arkivuar nga origjinali më 28 shkurt 2008. Marrë më 7 shkurt 2007.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Distance Chart from Lucknow to over Hundreds of Cities & Towns (Highways in km)". Marrë më 22 gusht 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Ring, Trudy; Salkin, Robert M.; Schellinger, Paul E.; La Boda, Sharon (1996). International Dictionary of Historic Places: Asia and Oceania. Taylor & Francis. fq. 47–50. ISBN 9781884964046. Marrë më 10 gusht 2009.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Parametri|work=
është injoruar (Ndihmë!) - ^ S.P. Bansal: Hindu Pilgrimage; 2008, fq. 39
- ^ Botimi i 15-të i ‘Encyclopædia Britannica’, 1986, zëri "Ayodhya", Chicago: Encyclopædia Britannica Inc.
- ^ "How to reach Ayodhya from New Delhi". Marrë më 22 gusht 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "India Information". Marrë më 22 gusht 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Schweig, G.M. (2005). Dance of divine love: The Rasa Lila of Krishna from the Bhagavata Purana, India's classic sacred love story. Princeton University Press, Princeton, NJ; Oxford. fq. 2. ISBN 0-691-11446-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Surendra Singh: Urbanization in Garhwal Himalaya: A Geographical Interpretation; 1995, fq. 160–2
- ^ Trudy Ring e të tj.: International Dictionary of Historic Places: Asia and Oceania; 1996, fq. 572-57
- ^ a b c d S.P. Bansal: Hindu Pilgrimage; 2008, fq. 40-3
Bibliografia
Redakto- Bansal, Sunita Pant (2008). Hindu Pilgrimage. Pustak Mahal. ISBN 9788122309973. Marrë më 7 gusht 2009.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Parametri|work=
është injoruar (Ndihmë!) - Bradnock, Roma (2000). Indian Himalaya handbook. Footprint Travel Guides. ISBN 9781900949798. Marrë më 10 gusht 2009.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Parametri|work=
është injoruar (Ndihmë!) - Cunningham, Alexander; Surendranath Majumdar Sastri (2002) [1924]. Ancient Geography of India. Munshiram Manoharlal. ISBN 81-215-1064-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Davidson, Linda Kay; David Martin Gitlitz (2002). Pilgrimage. ABC-CLIO. ISBN 9781576070048. Marrë më 10 gusht 2009.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Parametri|work=
është injoruar (Ndihmë!) - Harmatta, Janos (1999). History of civilizations of Central Asia. Motilal Banarsidass Publ. ISBN 9788120814080. Marrë më 9 gusht 2009.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Parametri|work=
është injoruar (Ndihmë!) - Hoiberg, Dale; Indu Ramchandani (2000). Students' Britannica India. Popular Prakashan. ISBN 9780852297605. Marrë më 9 gusht 2009.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Parametri|work=
është injoruar (Ndihmë!) - Kulkae, Hermann; Dietmar Rothermund (1998). A History of India. CRC Press. ISBN 9780203443453. Marrë më 9 gusht 2009.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Parametri|work=
është injoruar (Ndihmë!) - Mishra, J.S. (2004). Pilgrimage, purification and piety. Har-Anand Publications. ISBN 9788124109939.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Parametri|work=
është injoruar (Ndihmë!) - Morgan, Kenneth W.; D. S. Sarma (1987). The Religion of the Hindus. Motilal Banarsidass Publ. ISBN 9788120803879. Marrë më 9 gusht 2009.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Parametri|work=
është injoruar (Ndihmë!) - Trudy Ring; Robert M. Salkin; Paul E. Schellinger; Sharon La Boda (1996). International Dictionary of Historic Places: Asia and Oceania. Taylor & Francis. ISBN 9781884964046. Marrë më 10 gusht 2009.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Parametri|work=
është injoruar (Ndihmë!) - Schweig, G.M. (2005). Dance of divine love: The Rasa Lila of Krishna from the Bhagavata Purana, India's classic sacred love story. Princeton University Press, Princeton, NJ; Oxford. ISBN 0-691-11446-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Sharma, Virendra Nath (1995). Sawai Jai Singh and His Astronomy. Motilal Banarsidass Publ. ISBN 9788120812567. Marrë më 9 gusht 2009.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Parametri|work=
është injoruar (Ndihmë!) - Sarina Singh; Joe Bindloss; James Bainbridge; Lindsay Brown; Mark Elliott; Stuart Butler (2007). India. Lonely Planet. ISBN 978-1-74104-308-2.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Singh, Surendra (1995). Urbanization in Garhwal Himalaya: A Geographical Interpretation. M.D. Publications Pvt. Ltd. ISBN 9788185880693. Marrë më 9 gusht 2009.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Parametri|work=
është injoruar (Ndihmë!) - Twain, Mark (1897). "L". Following the Equator: A journey around the world. Hartford, Connecticut, American Pub. Co. ISBN 0-404-01577-8. OCLC 577051. Arkivuar nga origjinali më 28 shkurt 2008. Marrë më 7 shkurt 2007.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - "SACRIFICE OF DAKSHA 1 (From the Vayu Purana)". Përkthyer nga Horace Hayman Wilson. The Vishnu Purana. 1840. Marrë më 16 gusht 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)