Vrindavani
Vrindavani (shqiptimi (help·info)) është një qytet në Distriktin e Mathurës në Uttar Pradesh të Indisë. Është vendi ku, sipas Hinduizmit, kaloi fëmijërinë e tij Krishna. Qyteti është rreth 11 km nga Mathura, vendlindja e Krishnës, në autostradën Agra-Delhi (Autostrada Kombëtare 2).[2] Qyteza bujt shumë tempuj kushtuar adhurimit të Radhas dhe Krishnës si dhe konsiderohet i shenjtë për sektin e Vaishnavizmit.[3]
Vrindavan, Vrundavan, Brindaban, Braxh
वृंदावन | |
---|---|
Qytet | |
Nofkat: Braxh Bumi | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 63 005[1] |
{{{postal_code_type}}} | 281121 |
Etimologjia
RedaktoEmri i lashtë sanskrit i qytetit, Vṛndāvana, rrjedh nga korijet e vṛndās tulsi (tulsi, borzilok i shenjtë) Ocimum tenuiflorum me vana që do të thotë zabel ose pyll.[4] Dy korije të vogla ekzistojnë akoma në Nidhivan dhe Seva Kunxh.
Historia
RedaktoVrindavani ka një të kaluar të lashtë, të lidhur me historinë hindu, duke qenë një vend i rëndësishëm pelegrinazhi hindu. Një nga tempujt e tij më të vjetër që ka mbijetuar është Tempulli Govinda Dev, i ndërtuar në vitin 1590, me qytezën të themeluar më herët në të njëjtin shekull.[5][6] Esenca e Vrindavanit kishte humbur përgjatë kohës deri në shekullin e XVI, ku u rizbulua nga Chaitanya Mahaprabhu. Në vitin 1515, Chaitanya Mahaprabhu vizitoi Vrindavanin, me synimin e gjetjes së vendndodhjes së vendeve të shenjta të lidhura me argëtimet transhendente të Krishnës. Chaitanya u end përmes pyjeve të ndryshme të shenjta të Vrindavanit në një trans shpirtëror të dashurisë hyjnore. Besohet se me fuqinë e tij shpirtërore hyjnore, ai qe i aftë të zbulonte vendndodhjen e të gjitha vendeve të rëndësishme të argëtimit të Krishnës brenda dhe përreth Vrindavanit.[7] Mira Bai iku nga mbretëria e Mewarit dhe shkoi në pelegrinazh. Në 14 vjetët e saj të fundit, Mira jetoi në një tempull të quajtur Prachin Mirabai në Vrindavan. Mira Bai është poetja më e famshme shpirtërore hindu, kompozimet e të cilës janë akoma popullore në Indinë Veriore.
Në 250 vitet e fundit, pyjet e gjera të Vrindavanit kanë qenë subjekt i urbanizimit, në fillim nga raxhatë vendorë, ndërsa në dhjetëvjeçarët e fundit nga ndërtuesit e apartamenteve. Mbulime me pyje është pakësuar deri në vetëm pak zona të mbetura dhe jeta e egër vendore, duke përfshirë pallojtë, lopët, mamunët dhe një larmi specie shpendësh virtualisht kanë qenë zhdukur. Pak pallojë kanë mbetur në qytet por majmunët dhe lopët mund të shihen pothuajse kudo.
Gjeografia
RedaktoVrindavani është i vendosur në koordinatat 27°34′48″N 77°42′0″E / 27.58000°N 77.70000°E.[8] Ai ka një lartësi mesatare prej 170 metrash (557 këmbë).
Demografia
RedaktoSipas censusit indian të vitit 2001,[9] Vrindavani kishte një popullsi prej 56 618 banorësh. Meshkujt përbënin 56% të popullsisë, ndërsa femrat 44%. Vrindavani ka një nivel mesatar alfabetizmi prej 65%, më të ulët se sa mesatarja kombëtare prej 74.04%.[10] Në Vrindavan, 13% e popullsisë është nën moshën 6 vjeçe. Numri i femrave është 24 200 duke përfshirë 13% që janë nën moshën 6 vjeçe.
Transporti
RedaktoHekurudhor
RedaktoBDB/Vrindavan është një stacion në hekurudhën Mathura-Vrindavan MG. Rruga VRBD/Vrindaban është në linjën Agra-Delhi. Treni më i rëndësishëm është treni i pasagjerëve 51901/Kazerma e Agras – Delhi i vjetër me shpejtësi mesatare 23 km/orë.
Ajror
RedaktoQyteti deri tani nuk ka një aeroport. Aeroporti më i afërt ndërkombëtar është Aeroporti IGI, New Delhi.
Trashëgimia fetare
RedaktoVrindavan konsiderohet si një vend i shenjtë i traditës Vaishnavite të Hinduizmit. Është një qendër e adhurimit të Krishnës dhe zona përfshin vende si Govardhana dhe Gokuli, që janë të lidhur me Krishnën. Miliona adhurues të Radha Krishnas i vizitojnë këto vende pelegrinazhi çdo vit dhe marrin pjesë në mjaft festime.[11] Vrinda do të thotë tulsi (një loj luleje e shenjtë), ndërsa ‘van’ do të thotë pyll, kështu Vrindavani është një pyll i shenjtë tulsish. Vijaypal Baghel, është duke promovuar mbjelljen dhe kultivimin në masë të tulsit përreth Vrindavanit. Sipas Bhagavata Puranas, Krishna u rrit në fshatin që rriste lopë të Gokulit nga prindërit e tij birësues Nanda Maharaxh dhe Jasoda. Bhagavata Purana përshkruan argëtimet fëminore të Krishnës në pyllin e Vrindavanit ku ai, vëllai i tij Balarama dhe shoqët e tij të ruajtjes së lopëve të përfshirë në shaka fëminore.
Tempujt
Redakto- Tempulli Madan Mohan, i vendosur pranë Ghatit Kali u ndërtua nga Kapur Ram Dasi i Multanit. Një nga tempujt më të vjetër në Vrindavan, është i lidhur ngushtësisht me shenjtin Chaitanya Mahaprabhu. Idhulli origjinal i perëndisë Madan Gopal u zhvendos nga faltorja për në Karauli të Raxhastanit për siguri gjatë sundimit të Aurangzebit. Tani në tempull adhurohet një kopje e idhullit origjinal.
- Tempulli Mira Bai, i vendosur në anën jugore të Tempullit Shahxhi pranë Nidhivanit i është kushtuar Miras. Disa hagiografë pohojnë se aju u zhduk në mënyrë të mrekullueshme duke u shkrirë me perëndinë Krishna në Dwarika në vitin 1547.[12] Ndërsa mrekullia kontestohet nga studiuesit për mungesën e dëshmive historike, pranohet gjerësisht se Mira ia kushtoi jetën e saj perëndisë hindu Krishna, duke hartuar këngë përkushtimore dhe ishte një nga shenjtët më të rëndësishëm poet të Periudhës së Lëvizjes Bakti.[13][14]
- Tempulli Garud Govind është i vendosur në kthesën e Autostradës Kombëtare 2 për në Vrindavan në fshatin Chhatikara.
- Mandiri Vrindavan Chandrodaya është një tempull nën ndërtim në Mathura nga ISKCON-i.[15] Me koston e 45 milionë dollarëve në përfundim ai do të jetë tempulli më i lartë në botë.
- Tempulli Banke Bihari, i ndërtuar në vitin 1862[16] sipas imazhit të Banke Biharit u zbulua në Nidhi Vana nga Swami Haridas.
- Ashrami Bhajankuti: u krijua nga Golokbasi 1008 Bhagawat Sharan Maharaj Ji që ishte me origjinë nga Nepali. Ky ashram ka qenë një simbol i hershëm i miqësisë midis popullit të Nepalit dhe Indisë. Marrëdhëniet Nepal-Indi duke qenë dy anët e një monedhe; ky ashram ka ruajtur një shije të kohës edhe pse ka pasur përmbysje të ndryshme në të dy krahët. Disa mijëra besimtarë nepalezë, studentë, shenjtë kanë qenë pjesë të këtij ashrami gati 150 vjeçar dhe ka kontribuar në trashëgiminë e larmishme fetare të Vrindavanit.
- Mandiri Prem është një kompleks shpirtëror i vendosur në një terrritor prej 21.9 hektarësh në rrethinat e Vrindavanit kushtuar dashurisë hyjnore. Struktura tempullore u krijua nga guruja shpirtëror Kripalu Maharaxh.[17] Struktura kryesore e ndërtuar në mermer dhe imazhet e Krishnës mbulojnë tempullin kryesor.[18]
- Tempulli Radha Vallabh, i krijuar nga Hith Harivansh Mahaprabhu ka një kurorë të Radharanit të vendosur pranë Krishnës në shenjtërore.[19]
- Tempulli i Xhaipurit, i ndërtuar nga Sawai Madho Singh-u i II, maharaxhai i Xhaipurit në vitin 1917 kushtuar Radhas–Madhavas.
- Mandiri Sri Radha Raman, i ndërtuar me kërkesë të Gopala Bhatta Goswamit, bujt një idhull prej saligrami të Krishnës si Radha Ramana, përkrah Radhas.[20]
- Tempulli Shahxhi, i projektuar në vitin 1876 nga Shah Kundan Lal-i i Laknaut. I shquar për arkitekturën e tij të mrekullueshme dhe skulpturat e bukura prej mermeri, tempulli ka dymbëdhjetë kolona spirale nga 4.6 m të larta dhe një sallë me llambadarë qelqi belgë dhe piktura.
- Tempulli Rangaxhi, i ndërtuar në vitin 1851 i është kushtuar Ranganathas ose Rangaxhit të paraqitur si Vishnu në pozën e tij sheshashaji, duke qëndruar mbi rrotullën e gjarprit të shenjtë Sesha Naga. Tempulli i ndërtuar në Stilin Dravidian ka një gopuram me gjashtë kate dhe një Dhvaxha stamba, të veshur me ar, 15.24 m të lartë. Festa 'Brahmotsdav' në mars-prill karakterizohet nga tërheqja e karros tempullore nga besimtarët nga tempulli në kopshtet e rrethuese.
- Tempulli Govind Dev ishte një strukturë me shtatë kate e ndërtuar nga Raxha Man Singh-u me gurë të kuq ranorë të dhuruar nga Akbari në vitin 1590. Ai u shkatërrua nga perandori mogul Aurangzeb.
- Tempulli Krishna Balaram u ndërtua nga ’International Society for Krishna Consciousness’ (ISKCON) në Raman-Reti. Perënditë kryesore të këtij tempulli janë Krishna dhe Balarama, me Radha–Shyamasundarin dhe Gaura-Nitain përkrah. Pranë tempullit ndodhet samadhi i A. C. Bhaktivedanta Swami Prabhupadas, themeluesit të ISKCON-it, i ndërtuar vetëm me mermer të bardhë.
- Mandiri Radha Damodar, i vendosur në Seva Kunxh u krijua në vitin 1542 nga Gjashtë Gosvamit e Vrindavanit. Hyjnitë kryesore janë Radha–Damodari.
- Mandiri Maa Katyayani është i vendosur në Radha Bag, pranë Mandirit Rangnatha. Ky është një nga Shakti Pithat ‘suddh’ të Shaktit.
- Tempulli Bhuteshwar Mahadev, një faltore që konsiderohet si një Shakti Pitha ku besohet se ka rënë rrethi i flokëve të Sati Devit.[21][22][23][24]
- Mandiri Chintaharan Hanuman, tempulli i Hanumanit është i vendosur pranë Atalvanit.
- Tempulli Radha Ras Bihari Ashta Sakhi, kushtuar çiftit hyjnor Radha-Krishna dhe Ashta Sakhive (tetë shoqëruesve) të tyre.
- Tempulli Radha Govinda i ndërtuar nga Sri Krishna Balaram Swamiji dhe i përfunduar në vitin 2004, është bazuar mbi një tempull historik të ndërtuar rreth 500 vjet më parë nga Srila Rupa Goswami, një dishepull i drejtpërdrejtë i Sri Chaitanya Mahaprabhusë.[25]
- Mandiri Vrindavan-Chandra është i vendosur në një strukturë moderne gjeodezike me një gopuram tradicional të bazuar mbi stilin arktitekturor të Khajurahos.
Vende të tjera të shenjta
RedaktoVende të tjera interesante përfshijnë Seva Kunxhin, Ghatin Kesi, Tempullin Srixhi, Tempullin Xhugal Kishore, Tempullin Lal Babu, Ghatin Raxh, Kusuma Sarovarin, Imli Talin, Ghatin Kaliya, Raman Retin, Ghatin Varaha, Ghatin Chira, samadhin e Swami Haridas-it dhe samadhin e Devraha Babas. Në nder të Swami Haridasit, organizohet një takim, në të cilin çdo vit marrin pjesë muzikantë të shquar. Rinovimi i Seva Kunxhit të lashtë është duke u zhvilluar nga Fondacioni Braxh.
"Qyteti i Vejushave"
RedaktoVrindavani është i njohur edhe si "Qyteti i Vejushave"[26] për shkak të numrit të madh të vejushave që gjenden në qytet dhe zonën përreth pasi kanë humbur bashkëshortët e tyre. Mendohet se në qytet gjenden rreth 15 000 deri në 20 000 të veja,[27][28] që e kolojnë kohën në baxhanashramë duke kënduar hymne baxhan. Një organizatë e quajtur ‘Guild of Service’ u formua për të ndihmuar këto gra dhe fëmijë të privuar.[26][28] Sipas një rapirti studimor të përgatitur nga qeveria, ka mjaft shtëpi për të vejat që menxhohen nga qeveria dhe OJQ të ndryshme.[29]
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Census of India
- ^ Henry George Keene: A Handbook for Visitors to Agra and Its Neighbourhood; 1899, fq. 98–106
- ^ Madan Gopal: India through the ages; 1990, fq. 176
- ^ "Brindaban". The Imperial Gazetteer of India. 1909.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Brindaban". 1911 Encyclopædia Britannica. fq. 571.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Vrindavan PinCode". citypincode.in. Arkivuar nga origjinali më 10 mars 2014. Marrë më 10 mars 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Discovery of Vrindavan by Chaitanya Mahaprabhu". Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2011. Marrë më 27 shkurt 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Falling Rain Genomics, Inc – Vrindavan".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Census of India 2001: Data from the 2001 Census, including cities, villages and towns (Provisional)". Census Commission of India. Arkivuar nga origjinali më 16 qershor 2004. Marrë më 1 nëntor 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Jayant P. Nayaka, Syed Nurullah: [https://books.google.com/books?id=kNQLHQAACAAJ A students' history of education in India (1800–1973); 1974, Macmillan
- ^ Klaus Klostermaier (2007). A Survey of Hinduism. State University of New York Press. fq. 204. ISBN 0-7914-7081-4.
Qendra e adhurimit të Krishnës për një kohë të gjatë ka qenë Braxh bumi në distriktin e Mathurës, që përfshin edhe Vrindavanin, Govardhanin dhe Gokulin, të lidhura me Krishnën nga kohë të qëmotshme. Këto vende i vizitojnë miliona adhurues të Krishnës çdo vit, që marrin pjesë në festimet e shumta që ri vënë në skenë ngjarjet e jetës së Krishnës në tokë, të cilat u kaluan në ato vende
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Usha Nilsson: Mira Bai; 1997, fq. 1-15
- ^ Usha Nilsson: Mira Bai; 1997, fq. 16-7
- ^ John S. Hawley: Three Bhakti Voices: Mirabai, Surdas and Kabir in Their Times and Ours; 2005, fq. 128-30
- ^ "ISKCON to build world's tallest temple at Mathura from today". Arkivuar nga origjinali më 13 maj 2015. Marrë më 27 shkurt 2017.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Banke-Bihari Temple website". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 27 shkurt 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Prem Mandir".
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kripaluji Maharaj's Prem Mandir will be inaugurated on 17 February". Aaj Ki Khabar. Arkivuar nga origjinali më 30 mars 2014. Marrë më 27 shkurt 2017.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Radhavallabh Temple website".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "The history of Sri Radha Raman Temple".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Uma Shakti Peeth Vrindavan – 2nd Among 51 Shakti Peethas". Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2013. Marrë më 4 gusht 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ The Upanishads, Vol I; përkthyer në anglisht nga Max Muller, 2004, Kessinger Publishing, ISBN 1-4191-8641-8
- ^ The Upanishads, Part II: The Sacred Books of the East, Part Fifteen; përkthyer në anglisht nga Max Muller, 2004, Kessinger Publishing, ISBN 1-4179-3016-0
- ^ "Kottiyoor Devaswam Temple Administration Portal". http://kottiyoordevaswom.com/. Kottiyoor Devaswam. Marrë më 20 korrik 2013.
{{cite web}}
: Lidhje e jashtme në
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|work=
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Red Stone Temple". Arkivuar nga origjinali më 30 gusht 2009. Marrë më 27 shkurt 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "India's widows live out sentence of shame, poverty". Arkivuar nga origjinali më 29 nëntor 2006. Marrë më 25 mars 2007.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Catalyst Magazine: Moksha: the widows of Vrindavan". Arkivuar nga origjinali më 3 prill 2007. Marrë më 25 mars 2007.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "'Shunned from society, widows flock to city to die'". CNN. 5 korrik 2007. Marrë më 5 korrik 2007.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sulabh dons mantle". Arkivuar nga origjinali më 16 maj 2015. Marrë më 27 shkurt 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Bibliografia
Redakto- Gopal, Madan (1990). K.S. Gautam (red.). India through the ages. Publication Division, Ministry of Information and Broadcasting, Government of India.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - John S. Hawley (2005). Three Bhakti Voices: Mirabai, Surdas and Kabir in Their Times and Ours. Oxford University Press. ISBN 978-0195670851.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Henry George Keene (1899). "Bindrabun". A Handbook for Visitors to Agra and Its Neighbourhood. Thacker, Spink & Co.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Klaus Klostermaier (2007). A Survey of Hinduism (bot. botimi i 3-të). State University of New York Press. ISBN 0-7914-7081-4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - The Upanishads, Vol I. Përkthyer nga F. Max Muller. Kessinger Publishing, LLC. 1 qershor 2004. ISBN 1-4191-8641-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - The Upanishads, Part II: The Sacred Books of the East, Part Fifteen. Përkthyer nga F. Max Muller. Kessinger Publishing, LLC. 26 korrik 2004. ISBN 1-4179-3016-0.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Jayant Pandurang Nayaka; Syed Nurullah (1974). A students' history of education in India (1800–1973) (bot. botimi i 6-të). Macmillan.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Usha Nilsson (1997). Mira Bai. Sahitya Akademi. ISBN 978-8126004119.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - "Brindaban". The Imperial Gazetteer of India. 1909.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)