Tempulli Subrahmanja në Saluvankupam
Tempulli Subrahmanya në Saluvankuppam të shtetit indian Tamil Nadu, është një faltore kushtuar hyjnisë hindu Murugan. Arkeologët besojnë se faltorja, e zbuluar në vitin 2005, konsiston në dy shtresa: një tempull me tulla i ndërtuar gjatë Periudhës Sangam (shekulli i III p.e.s. deri në shekullin e III të e.s.) dhe një tempull prej graniti i Periudhës Pallava që daton nga shekulli i VIII dhe i ndërtuar mbi faltoren prej tullash. Skuadra e Archaeological Survey of India (ASI) që drejtoi gërmimet beson se tempulli prej tulle mund të jetë më i vjetri i llojit të tij i zbuluar në Tamil Nadu.[1][2] Megjithatë, arkeologu i shquar indian R. Nagaswamy është kritik me këtë mendim për shkak të mungesës së referencave për faltoren në literaturën popullore të periudhës.[2] Tempulli u zbulua nga një skuadër arkeologësh të ASI-t bazuar në të dhënat e gjetura në një mbishkrim në shkëmb të lënë të ekspozuar nga cunami i Oqeanit Indian të vitit 2004. Fillimisht, gërmimet tregun një faltore të shekullit të VIII të Dinastisë Pallava, ndërsa gërmimet e mëtejshme treguan se faltorja e shekullit të VIII kishte qenë ndërtuar mbi themelet prej tulle të një faltoreje më të hershme. Faltorja prej tulle është datuar nga Periudha Sangam. Tempulli është i drejtuar nga veriu, ndryshe nga shumica e tempujve hindu. Janë gjetur artifakte nga të dyja fazat, si nga faza Sangam ashtu dhe nga ajo Pallava. Tempulli është faltorja më e vjetër e Muruganit në Tamil Nadu.[2] Mendohet gjithashtu se është një nga vetëm dy tempujt para Pallava që janë zbuluar në Tamil Nadu, ndërsa tjetri është Tempulli Veetrirundha Perumal në Veppathur.[2]
Historia
RedaktoSfondi historik
RedaktoMegjithëse qyteti i Mahabalipuramit u ndërtua nga mbreti Pallava, Narasimhavarmani I në shekullin e VII, ka dëshmi se një port i vogël mund të ketë funksionuar në sit edhe më herët.[3][4] Pranë Mahabalipuramit janë zbuluar urnat varresh megalitike që datojnë nga fillimi i erës sonë.[3][4] Poema e Periudhës Sangam Perumpāṇāṟṟuppaṭai përshkruan një port të quajtur Nirppeyyaru që disa studiues e identifikojnë me Mahabalipuramin e sotëm.[3][4] Sadrasi pranë Mahabalipuramit ka qenë identifikuar si siti i portit të Sopatmas së përmendur te Periplusi Detit Erythraean.[3][4]
Mbishkrimet
RedaktoPranë tempullit gjenden shumë mbishkrime shkëmbore. Zbulimi i tre kolonave prej granit me mbishkrime dhurimesh të bëra për faltoren çuan në zbulimin e vetë tempullit.[5] Ndërsa një kolonë përmban një mbishkrim që regjistron dhurimin e dhjetë kazhanchuve (topa të vegjël[6]) prej ari nga një Kirarpiriyan i Mahabalipuramit në vitin 858,[5] një tjetër regjistron dhurimin e 16 kazhanchuve prej ari në vitin 813 për mirëmbajtjen e një feneri nga një grua brahmine e quajtur Vasanthanar.[5] Kolona e tretë ka një mbishkrim nga Raja Raja Chola I.[6] Përveç këtyre, në tempull ndodhen pesë kolona të tjera me mbishkrime nga mbretërit Pallava, Dantivarmani I, Nandivarmani III dhe Kambavarmani, mbreti Rashtrakuta, Krishna III dhe mbreti Chola, Rajendra Chola III.[6]
Zbulimi
RedaktoPas Cunamit të Oqeanit Indian të vitit 2004, arkeologët zbuluan mbishkrime shkëmbore që u ekspozuan nga valët e këtij cunami[5] pranë fshatit të vogël të Saluvankuppamit, pranë Vendit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Mahabalipuram.[7][8] Mbishkrimet nga mbreti Rashtrakuta, Krishna III dhe mbretërit Chola, Parantaka I dhe Kulothunga Chola I flisnin për një Tempull Subrahmanya në Thiruvizhchil (Saluvanakuppami i tanishëm).[5] S. Rajavelu, epigrafist i Archaeological Survey of India (ASI), identifikoi një kodrinë të afërt si siti i rrënojave të tempullit.[5] Në vitin 2005, arkeologët zbuluan një tempulli Pallava të shekullit të VIII në këtë kodrinë.[5] G. Thirumoorthy, asistent arkeolog i ASI-t, besonte se faltorja mund të ishte tempulli më i vjetër Subrahmanya që do të zbulohej në Tamil Nadu.[5] Kishte hamendësime nëse tempulli mund të ishte një prej "Shtatë Pagodat e Mahabalipuramit".[5] Megjithatë, gërmimet e mëtejshme treguan se tempulli i shekullit të VII ishte ndërtuar mbi mbetjet e një tempulli më të vjetër prej tulle. Sipas Thirumoorthyt, garbhagriha ose sanctum sanctorumi i tempullit prej tulle ishte mbushur me rërë dhe mbuluar me pllaka graniti mbi të cilat ishte ndërtuar tempulli më i ri.[9] Sathyamurthy, Mbikqyrësi i qarkut të Chennait për ASI-n, tha se tempulli prej tulle mund të datonte nga periudha Sangam pasi faltorja qe e drejtuar nga veriu ndryshe nga tempujt modernë që janë të drejtuar nga lindja ose nga perëndimi.[10] Kjo provonte në mënyrë të vendosur se tempulli ishte ndërtuar përpara shekullit të VI ose të VII, kur ishin shkruar Shilpa shastrat, tekstet kanonike të arkitekturës tempullore.[1] Vlerësimet e moshës së faltores prej tulle variojnë nga 1700[6] deri në 2200 vjet.[7] Arkeologët besojnë se faltorja prej tulle u shaktërrua nga një cunami ose një ciklon, që ka ndodhur rreth 2,200 vjet më parë.[7] Dinastia Pallava ndërtoi një tempull graniti mbi themelet prej tulle në shekullin e VIII, që me gjasu u shkatërrua gjithashtu nga një cunami.[7] Sipas arkeologëve cunami i dytë duhet të ketë ndodhur në shekullin e XIII pasi mbishkrimet e fundit, që flasin për faltoren datojnë nga viti 1215.[2]
Arkitektura
RedaktoTempulli i është kushtuar adhurimit të hyjnisë hindu Murugan dhe është i drejtuar nga veriu. Garbhagriha ose shenjtërorja është 2 metra e gjatë dhe 2.2 metra e gjerë si dhe përbëhet prej 27 rreshta tullash.[1] Tullat e përdorura janë të ngjashme me ato të përdorura në sitet e tjera të Periudhës Sangam si Puhari, Urayuri, Mangudi dhe Arikamedu.[1] Një vel (shtizë hyjnore) guri është pozicionuar në hyrje të faltores.[10] Gjatë gërmimeve u zbuluar një pllakë terrakote që paraqiste një Kuravai Koothu, një kërcim që është përmendur te eposi tamil i shekullit të I të e.s. Silappadhikaram.[10] Sathyamoorthy mendon se mund të mos ketë qenë ndonjë idhull në garbhagrihan katrore pasi është shumë e vogël për të bujtur një të tillë. Tempulli është i rrethuar nga një prakara ose mur rrethues që daton nga Periudha Sangam.[1] Sipas Thirumoorthyt, faltorja është "kompleksi më i madh prej tulle që daton nga periudha para-Pallava".[6] Tempulli është ndërtuar mbi një zonë aluvionale mbi të cilën është vendosur një shtresë tullash të bëra nga njeriu.[8] Në majë të kësaj ishin katër shtresa të tjera me tulla të ndara nga katër shtrsa lateriti.[8] Ka dy lloje tullash të përdorura: tulla të mëdha prej lateriti të Periudhës Sangam dhe tulla të holla tabulare të periudhës së mëvonshme.[8] Tullat janë lidhur bashkë me llaç gëlqere.[8]
Artifaktet e zbuluara
RedaktoDisa nga artifaktet më të rëndësishme të gjetura në sit janë një Nandi (demi i Shivës – babait të Muruganit) prej terrakote, koka e një gruaje, kandila terrakote, copa qeramike dhe një shivalinga (simbol i Shivës) e bërë prej guri të gjelbër.[6] Nandi është artifakti i parë i bërë prej terrakote i zbuluar.[6] Ndërsa shumica e gjërave të zbuluara i përkasin Periudhës Sangam, janë zbuluar gjithashtu edhe artifakte të një periudhe të mëvonshme, duke përfshirë një monedhë bakri Chola.[6]
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b c d e N. Subramanian (21 shtator 2005). "Remains of ancient temple found". The Hindu. Arkivuar nga origjinali më 10 nëntor 2012. Marrë më 25 shtator 2016.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d e N. Ramya (1 gusht 2010). "New finds of old temples enthuse archaeologists". Times of India. Arkivuar nga origjinali më 15 shtator 2012. Marrë më 25 shtator 2016.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d Sundaresh; A. S., Gaur; Tripati, Sila; Vora, K. H. (10 maj 2004). "Underwater investigations off Mahabalipuram". Current Science. 86 (9).
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d Gaur, A. S.; Sundaresh (2011). "Marine Archaeological Investigations along the Tamil Nadu coast and their implications for understanding cultural expansion to Southeast Asian countries". përmbledhur nga Manguin, Pierre-Yves; A., Mani; Wade, Geoff (red.). Early Interactions Between South and Southeast Asia: Reflections on Cross-Cultural Exchange. fq. 221–39.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d e f g h i T. S. Subramanian (27 korrik 2005). "Remains of Subrahmanya temple found near Mahabalipuram". The Hindu. Arkivuar nga origjinali më 3 nëntor 2012. Marrë më 25 shtator 2016.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d e f g h T. S. Subramanian (17 mars 2007). "Pillars with inscriptions of Pallava, Chola kings found". The Hindu. Arkivuar nga origjinali më 24 gusht 2011. Marrë më 25 shtator 2016.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d Paddy Maguire (27 tetor 2005). "Tsunami reveals ancient temple sites". British Broadcasting Corporation.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d e Sathyabhama Badhreenath; Hema Achyuthan; Smriti Haricharan; K. P. Mohandas (10 prill 2011). "Saluvankuppam coastal temple – excavation and application of soil micromorphology" (PDF). Current Science. 100 (7). Marrë më 23 gusht 2012.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ T. S. Subramanian (4 nëntor 2005). "Another surprise in Mamallapuram". Frontline. 22 (22). Arkivuar nga origjinali më 9 gusht 2007. Marrë më 25 shtator 2016.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c S. Sivakumar (13 gusht 2010). "Much more than stone". The Hindu. Arkivuar nga origjinali më 10 nëntor 2012. Marrë më 25 shtator 2016.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Bibliografia
Redakto- Sundaresh; A. S., Gaur; Tripati, Sila; Vora, K. H. (10 maj 2004). "Underwater investigations off Mahabalipuram". Current Science. 86 (9).
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Gaur, A. S.; Sundaresh (2011). "Marine Archaeological Investigations along the Tamil Nadu coast and their implications for understanding cultural expansion to Southeast Asian countries". përmbledhur nga Manguin, Pierre-Yves; A., Mani; Wade, Geoff (red.). Early Interactions Between South and Southeast Asia: Reflections on Cross-Cultural Exchange. Institute of South-East Asian Studies. ISBN 981-4345-10-5, ISBN 978-981-4345-10-1.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - T. S. Subramanian (4 nëntor 2005). "Another surprise in Mamallapuram". Frontline. 22 (22). Arkivuar nga origjinali më 9 gusht 2007. Marrë më 25 shtator 2016.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Sathyabhama Badhreenath; Hema Achyuthan; Smriti Haricharan; K. P. Mohandas (10 prill 2011). "Saluvankuppam coastal temple – excavation and application of soil micromorphology" (PDF). Current Science. 100 (7). Marrë më 23 gusht 2012.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
Redakto- "World Heritage Sites – Mahabalipuram – Excavated Remains". Archaeological Survey of India. Arkivuar nga origjinali më 11 tetor 2011. Marrë më 25 shtator 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - "Subrahmanya Temple at Saluvankuppam - Recent Pictures". ChennaiOnNet. Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016. Marrë më 25 shtator 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)