Tempulli mortor i Montuhotepit të II
Montuhotepi II, faraoni i Dinastisë së XI që ribashkoi Egjiptin në fillim të Mbretërisë së Mesme. Ai urdhëroi ndërtimin e shumë tempujve, megjithëse pak mbijetojnë deri më sot. E mirëkonservuar është një kapelë funerare që në 2014 u zbulua në Abidos. Shumica e mbetjeve të tempujve të tjerë gjenden gjithashtu në Egjiptin e Sipërm, më saktësisht në Abidos, Asuan, Tod, Armant, Gebelein, El Kab, Karnak dhe Dendera.[1] Në këtë mënyrë, Montuhotepi ndoqi traditën që nisi me gjyshin e tij, Intefi II: ndërtimet mbretërore në tempujt provincialë të Egjiptit të Sipërm filluan nën mbretërimin e Intefit të II dhe vazhduan përgjatë Mbretërisë së Mesme.[2] Megjithatë projekti më ambicioz ndërtues dhe inovativ i Montuhotepit të II mbetet tempulli i tij i madh mortor, i cili është shumë i pazakontë. Tempulli i tij mortor u ndërtua mbi disa nivele në gjirin e madh në Deir el-Bahri, ku hyej nga një rrugë e shtruar 16 metra e gjerë që e lidhte tempullin mortor me tempullin në luginë, që nuk ekziston më. Risitë e shumta arkitektonike të tempullit mortor shënojnë një shkëputje nga tradita e komplekseve piramidale të Mbretërisë së Vjetër dhe paraprirja e Tempujve të Miliona Viteve (Tempujt mortor) të Mbretërisë së Re.[3] Si i tillë, tempulli i Montuhotepit të II ishte sigurisht një burim madhor frymëzimi për tempujt e afërt por 550 vjet më vonë të Hatshepsutit dhe Tutmosit të III. Gjithësesi, risitë më të thella të tempullit të Montuhotepit II nuk janë arkitekturore por fetare. E para, është tempulli më i hershëm mortor ku faraoni nuk është thjesht marrës i ofertave, por mjaft i përfshirë në ceremonitë për zotat (në këtë rast Amon-Ra-hu).[4] E dyta, tempulli e identifikon faraonin me Osirisin, një perëndi që skishte pasur lidhje me kultin mbretëror, që mori rëndësi duke nisur nga Dinastia XI Egjiptiane e më tej. Në të vërtetë, dekorimet dhe statujat mbretërore theksonin aspektin osirian të sovranit të vdekur, një ideologji e dukshme në statujat mortore të faraonëve të mëvonshëm. E fundit, shumica e dekorimit të tempujve është vepër e artizanëve vendorë tebanë. Kjo është dëshmuar nga stili artistik i tempullit që paraqet njerëz me buzë dhe sy të mëdhenj si dhe trupa të hollë.[5] Ndërsa kapelat e rafinuara të grave të Montuhotepit II janë me siguri vepër e artizanëve memfitë që ishin tepër të ndikuar nga standardet dhe konvencionet e Mbretërisë së Vjetër. Ky fenomen i fragmentimit të stileve artistike dallohet sidomos përgjatë Periudhës së Parë të Ndërmjetme dhe është pasoja e drejtpërdrejtë e fragmentimit politik të vendit.[5]
Vendndodhja
RedaktoVendndhodhja e tempullit gjendet në rrëpirën shkëmbore të Deir el-Baharit në bregun perëndimor të Tebës. Zgjedhja e këtij vendi është me siguri e lidhur me prejardhjen tebane të Dinastisë së XI: Paraardhësit e Montuhotepit në fronin teban janë varrosur në varre të afërta. Për më tepër, Montuhotepi mund ta ketë zgjedhur Deir el-Baharin sepse është i lidhur me tempullin e Karnakut, në bregun tjetër të Nilit. Në veçanti, statuja e Amonit sillej përvit në Deir el-Bahri gjatë Festivalit të bukur të luginës, diçka që faraoni mund ta ketë perceptuar si të dobishme për kultin e tij mortor.[3] Rrjedhimisht dhe deri në ndërtimin e Djeser-Djeseru-së rreth pesë shekuj më vonë, tempulli i Montuhotepit të II ishte destinacioni final i barkës së Amonit gjatë festivalit[6][Shpjegimi 1]
Zbulimi dhe gërmimet
RedaktoNë fillim të shekullit të XIX, rrënojat e tempullit të Montuhotepit të II ishin plotësisht të mbuluara detrite. Për rrjedhojë ato ishin të pa dallueshme deri në gjysmën e dytë të shekullit, megjithë gërmimet e mëdha të kryera në tempullin e afërt të Djeser-Djeseru të Hatshepsutit. Kështu, qe vetëm në vitn 1859, që lordi Dufferin dhe asistentët e tij, Dr. Lorange dhe Cyril C. Graham, nisën të gërmojnë këndin jugperëndimor të sallës hipostile të tempullit të Montuhotepit. Duke pastruar masën e madhe të detriteve, ata shpejt zbuluan varrin e plaçkitur të mbretëreshës Tem, një nga gratë e Montuhotepit. Duke kuptuar potencialin e sitit, ata atëherë e punuan gradualisht rrugën e tyre deri te faltorja, ku gjetën altarin prej graniti të Montuhotepit me një paraqitje të Amon-Ra-hut dhe gjetjeve të tjera si varri i Neferu-së TT319. Më në fund, në 1898, Howard Carter zbuloi strehën e fshehtë të Bab el-Hosanit[7] përballë oborrit, ku zbuloi të famshmen statujë të zezë ulur të faraonit.[8] Punimet e tjera gërmuese të rëndësishme morën udhë nga viti 1903 deri në 1907 nën drejtimin e Henri Édouard Naville, i cili punoi aty në emër të Egypt Exploration Fund. Ai ishte i pari që ndërmori një eksplorim sistematik të tempullit. Rreth dhjetë vjet më vonë, midis viteve 1920 dhe 1931, Herbert Eustis Winlock gërmoi më tej tempullin për the Metropolitan Museum of Art. Gjithësesi, rezultatet e tij u publikuan vetëm në formën paraprake të përmbledhjes së raportit.[9] Në fund, nga viti 1967 deri në 1971, Dieter Arnold drejtoi kërkimet mbi sitin në emër të Institutit Arkeologjik Gjerman. Ai i publikoi rezultatet e tij në tre volume.[10]
Ofertat e themeleve
RedaktoPoshtë katër këndeve të tarracës së tempullit, H. Winlock zbuloi katër gropa të mëdha gjatë gërmimeve të tij në 1921–1922. Këto gropa ishin gërmuar në tokë para ndërtimit të tempullit si rite themelimi. Në të vërtetë, kur H. Winlock i zbuloi, ato përmbanin akoma shumë oferta: një kafkë gjedhi, broka dhe baule të mbushura me fruta, elb dhe bukë si dhe një tullë që mbante emrin e Montuhotepit II.[11] Gërmimet e mëtejshme të gropave të ndërmarra në 1970 nga Dieter Arnold treguan më tepër oferta ushqimore si bukë dhe brinjë lope, por gjithashtu disa objekte bronxi, një skeptër fajence dhe copa pëlhure. Pëlhurat ishin ngjyrosur në të kuqe në cep, shtatë me emrin e Montuhotepit II dhe tre me atë të Intefit të II.[12]
Arkitektura
RedaktoRruga e shtruar dhe oborri
RedaktoNjëlloj si komplekset mortore të Mbretërisë së Vjetër, kompleksi mortor i Montuhotepit II përfshinte dy tempuj: Tempulli i lartë i Deir el-Bahrit dhe një tempull në luginë që gjendet pranë Nilit në tokë të kultivuar. Tempulli në luginë ishte i lidhur me tempullin e lartë me një rrugë të shtruar 1.2 km. të gjatë dhe 46 m. të gjerë të pazbuluar. Rruga e shtruar çonte në një kopësht të madh përball tempullit të Deir el-Bahrit. Kopështi ishte i zbukuruar me një shtrat të gjatë drejtkëndor lulesh, me pesëdhjetë e pesë Ficus sycomorus dhe tetë pemë bruke të mbiella në gropat e thella të mbushura me dhe.[13] Ky kopësht prej shumë pak kopshteve të tempujve të dokumentuar arkeologjikisht të Egjiptit të Lashtë që janë njohur mjaft rreth pamjes së tij të rindërtuar. Mirëmbajtja e një kopshti të tillë më shumë se 1 km. që nga Nili deri në shkretëtirën e thatë duhet të ketë kërkuar punën e vazhdueshme të shumë kopështarëve dhe një sistem të mirë vaditjeje.[13] Majtas dhe djathatas rrugës ceremoniale gjendeshish të paktën 22 statuja ulur të Montuhotepit të II duke mbajtur, në anën jugore, kurorën e bardhë të Egjiptit të Sipërm (Hedjeti) dhe në anën veriore kurorën e kuqe të Egjiptit të Poshtëm (Deshreti). Këto me gjasa i janë shtuar tempullit për të celebruar Festivalin Sed të Montuhotepit të II gjatë vitit të tij të 39 në fron.[14] Disa statuja me gurë ranor pa koka gjenden akoma edhe sot në sit. Një tjetër u zbulua në vitin 1921 gjatë gërmimeve të Herbert Winlock-ut dhe tashmë gjendet e ekspozuar në Metropolitan Museum of Art.[15]
Pjesa ballore e tempullit
RedaktoNë perëndim të rrugës së shtruar është tempulli kryesor, që konsiston në dy pjesë. Pjesa ballore e tempullit i është kushtuar Montu-Ra-hut, një shkrirje e zotit të diellit Ra me zotin teban të luftës Montu, veçanërisht i adhuruar gjatë Dinastisë së XI. Një shkallë e shtrirë sipas aksit qendror të tempullit çonte në tarracën e sipërme. Rruga e pjerrët që është e dukshme edhe sot është ndërtuar në vitin 1905 nga Édouard Naville mbi mbetjet e shkallës zanafillore, që është e dukshme vetëm në dy vende si më e ulta e dy shtresave të veshjes anësore me gurë gëlqerorë.[16] Pjesa ballore lindore e tempullit, në të dy anët e shkallës ngjitëse, konsiston në dy portikë me një një kollonadë me radhë të dyfishta, që e bëjnë tempullin të duket si një varr shkëmbër, varri tradicional i paraardhësit të Montuhotepit të II të Dinastisë së XI.[17] Mbi tarracën e tempullit, një podium 60 m. i gjerë, 43 m. i thellë dhe 5 m. i lartë mbështet sallën e sipërme që përfshin një ambulator dhe ndërtesa qendrore. Ambulatori, i ndarë nga salla e sipërme nga një mur 5 kubit i trashë, përfshinë një tërësi prej 140 kolonash tetëkëndore të radhitura në tre rreshta.[Shpjegimi 2] Shumicës së këtyre kolonave tashmë u mbetet e dukshme vetëm baza.[16] Oborri i ambulatorit ishte tërësisht i zënë nga ndërtesa qendrore, një ndërtim masiv 22 m i gjerë dhe 11 m. i lartë. Kjo ndërtesë, e gjendur në qendër të kompleksit të tempullit, u gërmua në 1904 dhe 1905 nga Edouard Naville. Ai e rindërtoi atë si një strukturë katrore me në majë një piramidë të vogël, një simbol i kodrës zanafillore që me gjasa i ngjante superstrukturës të varreve mbretërore të Abidosit. Ky rindërtim, i përkrahur nga H. E. Winlock, u kontestua nga Dieter Arnold, i cili argumentoi se, për arsye strukturale, tempulli mund të mos e ketë suportuar peshën e një piramide të vogël. Ndërsa ai propozoi se ndërtesa ishte me çati të sheshtë.[18]
Pjesa e mbrapme e tempullit
RedaktoMbrapa ndërtesës qendrore ishte qendra e kultit të faraonit të hyjnizuar. Pjesa e mbrapme e tempullit ishte prerë direkt në rrëpirën shkëmbore dhe konsiston në një oborr të hapur, një sallë me 82 kolona tetëkëndore dhe një kapelë për një statujë të faraonit.[4] Kjo pjesë e tempullit i ishte kushtuar Amonit. Oborri i hapur është i shoqëruar përbri në pjesët veriore dhe jugore nga një rresht prej pesë kolonash dhe në pjesën lindore nga një rrersht i dyfisht me 16 kolona gjithësej. Në qendër të oborrit të hapur qëndron një dromos (shëtitore ceremoniale) i thellë që çonte në varrin mbretëror. Gjetjet arkeologjike në këtë pjesë të tempullit përfshijnë një altar prej guri gëlqeror, një stelë granit dhe gjatë statuja graniti të Senuseretit të III.[19] Në perëndim, oborri çon në sallën hipostile me dhjetë rreshta me nga tetë kolona secili, plus dy kolona shtesë në të dy anët e hyrjes. Salla hipostile ndahet nga oborri nga një mur dhe, duke qenë edhe i lartë, është një rrugë e kalueshme me një shkallë të vogël.[20] Në skajin perëndimor të sallës hipostile qëndron vendi më i shenjtë i tempullit, një faltore kushtuar Montuhotepit dhe Amon-Ra-hut që çon në një tempull të vogël shkëmbor (speos) që bujt një statujë me përmasa më të mëdha se natyrore të faraonit. Vetë faltorja bujt një statujë të Amon-Ra-së dhe ishte e rrethuar në tre nga anët nga mure dhe në te ana e mbetur nga rrëpira shkëmbore. Faqet e brendshme dhe të jashtme të këtyre mureve ishin të dekoruara me mbishkrime të pikturuara dhe paraqitje të faraonëve dhe zotave në alto-reliev.[21] Relievet e mbijetuara tregojnë faraonin e hyjnizuar të rrethuar nga perënditë kryesore të Egjiptit të Sipërm dhe të Poshtëm, Nekhbeti, Seti, Horusi dhe Wadjeti.[22] Zotat e prezantojnë faraonin me tufa degësh palme, simboli i miliona viteve. Ky reliev është një shfaqje e ndryshimit të thellë fetar në ideologjinë mbretërore që nga Mbretëria e Vjetër:
Në Mbretërinë e Vjetër, faraoni ishte zotëruesi i kompleksit piramidal, [...] tani ai është reduktuar në një prijës njerëzor që varej nga vullneti i zotave. Pavdekësia e tij nuk është më e vetëvetishme; ajo duhet ti dhurohet atij nga zotat.[23]
Varri mbretëror
RedaktoSiç u përmend më lartë, oborri i hapur i pjesës së mbrapme të tempullit paraqet një dromos në qendrën e tij. Ky dromos, një korridor i drejt 150 m. i gjatë, të çonte në një dhomë të madhe të nëndheshme 45 m. poshtë oborrit që padyshim është varri i faraonit. Kjo dhomë është tërësisht e veshur me granit të kuq dhe ka një çati me majë. Ajo përmban një kapelë alabastri në formën e një faltoreje Per-wer të Egjiptit të Sipërm.[24] Kjo kapelë dikur ishte e mbyllur me një derë me dy kanata që tani mungon. Pëmbante një qivur dhe enë me balsame që ka lënë gjurmë në dysheme. Shumica e objekteve të varrit që duhet të kenë qenë depozituar këtu, janë zhdukur prej kohësh si rezultat i plaçkitjes së varrit. Objektet e pakta të mbetura ishin një skeptër, mjaft shigjeta dhe një koleksion medelesh duke përfshirë anije, hambare dhe furra.[25]
Shiko edhe
RedaktoShpjegime
Redakto- ^ Pas mbretërimit të Hatchepsutit, barka e Amonit vizitonte gjithë komplekset e kultit mbretëror në bregun perëndimor që ishin akoma në aktivitet
- ^ Të ngjashme me kolonën e Intefit të II në Karnak
Referime
Redakto- ^ Grajetzki: The Middle Kingdom; fq. 20-21
- ^ Callender, In: Ian Shaw (edit.): The Oxford History of Ancient Egypt fq.127
- ^ a b Callender, In: Ian Shaw (edit.): The Oxford History of Ancient Egypt, fq. 142–143
- ^ a b Dieter Arnold dhe Byron Esely Shafer (ed.): Temples of Ancient Egypt; Cornell University Press; 2nd Revised edition, ISBN 0-8014-3399-1, fq. 74
- ^ a b Callender, In: Ian Shaw (edit.): The Oxford History of Ancient Egypt, fq. 144
- ^ Dieter Arnold dhe Byron Esely Shafer (ed.): Temples of Ancient Egypt; Cornell University Press; 2nd Revised edition, ISBN 0-8014-3399-1, fq. 95
- ^ "Discovery of Bab el-Hosan". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 27 maj 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Discovery of the Bab el-Hosan cache
- ^ Dieter Arnold: Mentuhotep. vol. 1, fq. 70.
- ^ Dieter Arnold: Der Tempel des Königs Mentuhotep in Deir el-Bahari. 3 vols.
- ^ Dieter Arnold: The Temple of Mentuhotep at Deir el-Bahri, fq. 49, Dieter Arnold: Dictionary of Egyptian architecture fq. 95
- ^ Dieter Arnold, Mentuhotep vol 3, fq. 52
- ^ a b Dieter Arnold: Lexikon der Ägyptischen Baukunst; fq. 159 dhe Dieter Arnold: Die Tempel Ägyptens; fq. 140.
- ^ Dieter Arnold dhe Byron Esely Shafer (ed.): Temples of Ancient Egypt, fq. 75, Cornell University Press; 2nd Revised edition , ISBN 0-8014-3399-1
- ^ T. Kühn: Der königliche Tempel- und Grabbezirk Mentu-hotep II. in Deir el-Bahari; fq. 21
- ^ a b Dieter Arnold: Mentuhotep vol. 1, fq. 16
- ^ Dieter Arnold: Mentuhotep vol. 1, fq. 11
- ^ Dieter Arnold: Mentuhotep vol. 1, fq. 27.; Dieter Arnold: Lexikon der Baukunst, fq. 159 dhe Höveler-Müller Am Anfang war Ägypten, fq. 142.
- ^ Dieter Arnold: Mentuhotep. vol. 1, fq. 33.
- ^ Dieter Arnold: Mentuhotep vol. 1, fq. 34.
- ^ Dieter Arnold: Mentuhotep vol. 3, fq. 15
- ^ Dieter Arnold: Mentuhotep vol. 3, fq. 33
- ^ Dieter Arnold dhe Byron Esely Shafer (ed.): Temples of Ancient Egypt, Cornell University Press; 2nd Revised edition, ISBN 0-8014-3399-1, fq.74-75
- ^ Dieter Arnold: Encyclopedia of Ancient Egyptian Architecture, I. B. Tauris editions, ISBN 1-86064-465-1
- ^ Dieter Arnold: Mentuhotep vol. 1, fq. 44
Biblografia
Redakto- Dieter Arnold: Encyclopedia of Ancient Egyptian Architecture, I.B.Tauris (10 Feb. 2001), ISBN 1-86064-465-1.
- Dieter Arnold, Byron Esely Shafer (ed.): Temples of Ancient Egypt, Cornell University Press; 1997, 2nd Revised edition, ISBN 0-8014-3399-1.
- Dieter Arnold: Die Tempel Ägyptens, München, Zürich: Artemis & Winkler; 1992, ISBN 3-7608-1073-X.
- Dieter Arnold: Der Tempel des Königs Mentuhotep von Deir el-Bahari (Archäologische Veröffentlichungen / Deutsches Archäologisches Institut, Abteilung Kairo), 1 Jan 1974.
- Dieter Arnold, Herbert Eustis Winlock: Temple of Mentuhotep at Dier El Babari/E0512P, Egyptian Expedition Publications of The Metropolitan Museum of Art, 1979, New York: Metropolitan Museum of Art, ISBN 0-87099-163-9.
- Dieter Arnold: Lexikon der ägyptischen Baukunst; Artemis & Winkler, München / Zürich 1994, ISBN 3-7608-1099-3..
- Gae Callender: The Middle Kingdom Renaissance, In: Ian Shaw (edit.): The Oxford History of Ancient Egypt, Oxford University Press, Oxford, 2000, ISBN 0-19-815034-2, fq. 148–183.
- W. Grajetzki, The Middle Kingdom of Ancient Egypt: History, Archaeology and Society; Duckworth, London, 2006, ISBN 0-7156-3435-6, 18-23.
- Labib Habachi: King Nebhepetre Menthuhotep: his monuments, place in history, deification and unusual representations in form of gods. Annales du Service des Antiquités de l'Égypte; nr. 19 (1963), fq. 16-52.
- Michael Höveler-Müller: Am Anfang war Agypten; Philipp von Zabern; 2. Auflage. edition; 2013.
- T. Kühn: Der königliche Tempel- und Grabbezirk Mentu-hotep II. in Deir el-Bahari.
Lidhje të jashtme
Redakto- Discovery of Bab el-Hosan, në sitin.
- Discovery of the Bab el-Hosan cache në sitin http://ib205.tripod.com/.