Teuta Toska
Teuta Toska (1975) është gjuhëtare dhe profesore universitare shqiptare në departamentin e gjuhësisë të Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin "Aleksandër Xhuvani", Elbasan. Aktualisht punon dhe jeton në Elbasan.
Teuta Toska | |
---|---|
U lind në | 1975 |
Profesioni | Gjuhëtare |
Vepra të shquara | |
Çmimet | Aleks Buda |
Edukimi
RedaktoTeuta ka studiuar për violinë në shkollën artistike “Onufri”, Elbasan. Ajo ka mbaruar studimet e larta në vitin 1997 në degën gjuhë-letërsi në Fakultetin e Shkencave Humane pranë universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Me mbarimin e studimeve ajo filloi të punonte si pedagoge e jashtme dhe më pas e brendshme. Ka kryer studimet e thelluara universitare pranë departamentit të gjuhës në Fakultetin Histori-Filologji në Tiranë. Studimet doktorale i ka në fushën e frazeologjisë së shqipes, etnolinguistikës dhe filozofisë së gjuhës. Është doktoruar në vitin 2013 dhe ka marrë titullin “Profesor i asociuar” në 2015-n. Gjithashtu, Teuta është përfshirë në kërkime shkencore në fusha si: leksikologji, etnolinguistikë, studime letrare, çështje të standardit dhe kulturës së gjuhës, historiografi të krishterimit, etj. Ajo është autore e një monografie shkencore të botuar në vitin 2014 [1].
Karriera profesionale
RedaktoPërveç karrierës akademike, Teuta punon edhe si redaktore. Ajo është një nga redaktoret shkencore të abetares së përbashkët Shqipëri-Kosovë [2]. Më 23 dhjetor 2022, Teuta mori çmimin “Aleks Buda” për veprën “Parashqevi Qiriazi dhe viti i saj 1919” [3] nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Ky libër përmban dokumente për jetën dhe veprimtarinë e Parashqevi Qiriazit, si dhe artikuj të saj të botuar në shtypin e kohës dhe tek “Ylli i mëngjesit” [4]. Më 18 nëntor 2023 kryetari i Komunës së Tetovës i dhuroi simbolin e kësaj komune me rastin e 115-vjetorit të Kongresit të Manastirit dhe kontributin e saj në fushën e gjuhësisë dhe studimeve për veprimtarinë e motrave Qiriazi.
Publikime të zgjedhura
RedaktoParashqevi Qiriazi dhe viti i saj 1919, botuar nga Instituti për Studime Shqiptare dhe Protestante[5], Tiranë 2020 ISBN 978-9928-4519-7-2. Libri është përmbledhje e veprimtarisë së Parashqevi Qiriazit, kryesisht gjatë vitit 1919. Në hyrje të librit, Teuta shpjegon se: "Jetën e Parashqevi Qiriazit do ta vështrojmë në këtë libër vetëm në një vit, në njërin prej viteve më të rëndësishëm të jetës së saj: 1919. Parashqevia gjendet në Paris dhe, duke filluar nga 1 janari i atij viti e deri në 22 tetor, ajo do të mbajë shënime të përditshme për jetën e vet. Ky tekst, që botohet për herë të parë, është sintezë e aspekteve të ndryshme të personit: njeriu, gruaja, mendimtarja dhe veprimtarja politike"[6]. Libri është ndarë në tri pjesë. Pjesa e parë lidhet me veprimtarinë diplomatike të Parashqevisë në Paris dhe ka si tekst kryesor Ditarin. Ky dokument paraprihet prej një hyrjeje studimore, ku preken çështje që lidhen me angazhimin politik të Parashqevisë, kontekstin historik dhe politik, metodologjinë e parashtrimit të tekstit, probleme të filologjisë gjatë rishkrimit, natyrën e tij si dokument historik por jo vetëm, kohën dhe vendet e ngjarjeve dhe marrëdhënien që krijon lexuesi me këtë tekst 100 vjet më pas[7]. Për pjesën më të madhe të tyre studiuesja jep pak informacion të përgjithshëm. Teksti i Ditarit është i pajisur me komente dhe shpjegime të natyrës gjuhësore, filologjike, historike, kulturore etj. Përfshihen në këtë pjesë edhe shkrime të Parashqevisë që lidhen me praninë në Paris, të cilat i përmend në Ditar, shkrime të botuara në gazeta, që lidhen me veprimtarinë në Paris ose me pikësynim autoritetet e Konferencës së Paqes. Në këtë pjesë të parë autorja përfshin edhe “Zhvillimin e shkollave në Perandorinë Turke dhe një sistem ideal arsimi për Shqipërinë" i shkruar si temë diplome në Oberlin në vitin 1913, por i botuar në vitin 1919 si pjesë e librit të Kristo Dakos "Albania, the Master Key to the Near East.
Pjesa e dytë përmbledh mendimin politik të Parashqevi Qiriazit. Aty përfshihen të gjithë shkrimet me titull "Fleta e editorit" të botuara tek Yll'i Mëngjezit përgjatë katër viteve kur periodiku u publikua:1917-1920. Autorja shton se: "1919-ta e Parashqevi Qiriazit është një produkt i pikëpamjeve, qëndrimeve, tezave, ideve të shprehura në punën më të madhe intelektuale të jetës së saj. Shkrimet janë vendosur kronologjikisht, paraprihen nga të dhënat numerike të revistës (vëllimi, numri, data). Edhe pjesa e dytë ka një hyrje studimore, ku preket kontributi i Parashqevisë në publicistikë, bëhet një panoramë e gjerë e periodikut, me rubrikat kryesore, bashkëpunëtorët, tematikat qendrore, pastaj tipologjia e tekstit që shkruan Parashqevia te "Fleta e editorit", një studim tekstor dhe në fund çështje të rishkrimit të tekstit".
Pjesa e fundit përbëhet nga shtojcat. Shtojca (A) përfshin letërkëmbimet që Parashqevia pati me Kristo Dakon dhe Sevastinë, gjatë qëndrimit në Paris dhe që plotësojnë shënimet e saj ditore. Këtë pjesë autoja e quan "Letërkëmbime të Parisit"; Shtojca (B) përfshin dokumente që lidhen me Ditarin, kryesisht artikuj gazetash[8]. Në fund, autorja e plotëson librin me disa fotografi të shtëpisë së familjes së Qiriazëve, motrës Sevastisë, bashkëpunëtorëve të tyre të ngushtë madje edhe të anijes "Espagna", me të cilën Parashqevia udhëtoi gjatë vitit 1919.
Vepra
RedaktoShih edhe
RedaktoLidhje të jashtme
RedaktoReferime
Redakto- ^ Toska, Teuta. "CV" (PDF). Acad.gov.al.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "Bashkimi fillon nga abetarja! Exclusive, sot në mbrëmje për abetaren e përbashkët". Top Channel. 18 shtator 2022.
- ^ "Çmimet shkencore kombëtare/ Akademia nderon autorët për vepra të botuara në 2019-2021". top-channel.tv. 23 dhjetor 2022.
- ^ "Teuta Toska: Shkrimet e Parashqevi Qiriazit, një dëshmi historike e shqipes". exlibris.al. 9 shkurt 2021.
- ^ "Instituti për Studime Shqiptare dhe Protestante". Instituti për Studime Shqiptare dhe Protestante. Arkivuar nga origjinali më 19 janar 2023. Marrë më 19 janar 2023.
- ^ Toska, Teuta (2020). Parashqevi Qiriazi dhe viti i saj 1919. ISShP. fq. 11.
- ^ Toska, Teuta (2020). Parashqevi Qiriazi dhe viti i saj 1919. ISShP. fq. 12.
- ^ Toska, Teuta (2020). Parashqevi Qiriazi dhe viti i saj 1919. ISShP. fq. 12–14.