Therepeli
Therepeli është një fshat në Shqipëri.
Therepeli | |
---|---|
Faqja zyrtare | WWW.therepeli.com |
Historia
RedaktoTherepeli nga pikëpamja toponimike është një nga fshatrat e pakët që emërtimi nuk lidhet me emërtime sllave.
Shpjegimi shkencor për prejardhjen e emrit Therepel vjen nga profesor Eqerem Çabej, i cili e shpjegon këtë emër me librin e tij madhor “Etimologjia e gjuhës Shqipe”, me një lloj bime mjekësore the’repel, por në gjuhën e folur karakteristike për Skraparin, theksi bie te zanorja e parafundit.
Gjeografia
RedaktoTherepeli është një nga 103 fshatrat e rrethit të Skraparit. Lokacioni i tij është me koordinatat gjeografike, në paralelin 40° 28’ gjerësi gjeografike veriore dhe meridianin 20° 4’ gjatësi gjeografike lindore dhe shtrihet në Rajonin Jugor të Shqipërisë në krahun e majtë të rrjedhës së sipërme të lumit Osum.
Kufizohet me fshatin Valë në Veri-Perëndim, në Veri ndahet me anë të lumit Osum me fshatin Kakrukë, në Perëndim me fshatin Vokopolë të rrethit Berat, në Jug-Perëndim me fshatin Lavdar, në Jug me fshatin Vëndreshë e Madhe dhe në Jug-Lindje me fshatin Buzuq. Pozita gjeografike e favorshme e fshatit Therepel, jep mundësi për zhvillimin e turizmit të gjelbërt.
Në Veri–Perëndim të fshatit ndodhet Qafa e Shkozës e cila lidh Therepelin me fshatra të rrethit Berat, e duke lëvizur më në Jug dallojmë bregun e Sinores që e lidh me fshatrat e rrethit të Tepelenës dhe Përmetit.
E rëndësishme është dhe Ura e Kakrukës që lidh fshatin me rrugën kryesore automobilistike të Skraparit, e në Jug-Lindje është shkalla e Danes, ajo që lidh Therepelin me rruge automobilistike me Çorovodën dhe rrugën nacionale.
Është një vend i ekspozuar nga rrezet e diellit për shkak të vendodhjes dhe i favorshëm.
Relievi
RedaktoNë përgjithësi relievi i Therepelit është kodrinor me lartësi mesatare 300 m mbi nivelin e detit, por pavarësisht këtij relievi kodrinor dallojmë dhe fusha të tilla si : Fusha e Çaçit, Luadhet, etj. Pika më e lartë e fshatit është bregu i Sinores që arrin lartësinë 650 m mbi nivelin e detit. Këtu merr fillesat dhe vargu Therepel-Tenda e Qypit –Sevran që arrin lartësinë më të madhe 1250 m.
Formacionet gjeologjike janë terigjene të buta që ka krijuar kushte optimale për formimin e tokave të kafejta, shumë pjellore. Këtu ndikon edhe fakti që nga pikëpamja floristike shtrihet brezi i shkurreve dhe i dushqeve
Bimësia
RedaktoBimësia është shumë e larmishme për shkak të tokave të pasura dhe mikroklimës së favorshme e si rezultat i vendodhjes dhe shtrirjes së fshatit në një gjatësi të madhe në luginën e Osumit, që arrin në disa kilometra.
Dëmtime të florës së pasur sidomos në zonën e makies u bënë rreth viteve 1980 me ç’pyllëzimet masive për mbjelljen e kulturave polifite, apo hapja e tokave në dobi të bujqësisë.
Këto shpyllëzime sollën si pasojë dhe shtimin e erozonit të tokës.
Bimët që rriten në fshatin Therepel janë shumë të larmishme si : shkurre, shqopja, mareja, mërekështa, cemërdelja, murrizi, mëlqinja, dëllinja, shkoza, thana etj. Bimët drunore në gjendje të egër si : bliri, rrapi, plepi i egër, lojthata, shparri, qarri, lisi i butë, bugjeri, panja, frashëri i bardhë, vallëza, vidhi, selvija, molla e egër, etj.
Bimë drunore të kultivuara si : ulliri, hurma, molla, dardha, fiku, qershia, kumbulla, kajsia, gështenja, hardhia, pjeshka, arra, etj.
E rëndësishme është që të theksojmë se janë ngritur sipërfaqe të mëdha me vreshta dhe blloqe masive me pemëtore, sidomos këto vitet e fundi pasi ka pasur një traditë të mirë në kultivimin e tyre.
Bimët barishtore janë shumë të larmishme si rezultat i mikroklimave dhe tokës së pasur dhe të përhapura në lëndina e livadhe.
Bota shtazore
RedaktoBimësia shumë e pasur, ka ndikuar dhe në botën shtazore që duket e shumëllojshme në këtë zonë. Ndonëse mjediset ku jetojnë kafshët e egra janë të dëmtuara por që po rigjenerohen sidomos vitet e fundit, përsëri kjo zonë ka shumë lloje të kafshëve të egra të cilat sa vinë e shtohen. Si kafshë të egra të përhapura në këtë zonë mund të përmendim : lepurin e egër, dhelpra, kaprodhi, derri i egër, kunadhja, nuslalja, ketrri, vjedulla, iriqi, qelbësi, shpendët e egër e grabitqarë të ditës (shqiponja, skifteri) si dhe grabitqarët e natës (bufi, kukuvajka, hutini), zvarranikë të llojeve të ndryshme.
Hidrografia
RedaktoHidrografia e Therepelit është e pasur me ujera të pastra nëntokësore si dhe lumi Osum me skaj qe fillon nga Veri-Lindja deri në Jug-Lindje dhe liqeni artificial i cili ndodhet në krye të tokave bujqësore.
Klima
RedaktoSi gjithë klima e Shqipërisë në përgjithësi dhe Therepeli ka klimë mesdhetare-kodrinore me dimër të butë e të lagësht dhe verë të nxehte dhe e thatë. 70 % e reshjeve bien në periudhën nëntor-prill.
Bujqësia
RedaktoNë fshatin e Therepelit, ashtu si dhe gjithë rrethi i Skraparit, blegtoria dhe bujqësia kanë qënë në të kaluarën, (madje edhe sot ruajnë përparësinë) si degët e para të përmbajtjes ekonomike, ndonëse trashëgojnë një prapambetje mjaft të madhe. Për të gjithë banorët e krahinës ishte dhe është ende e mjeruar gjendja ekonomike, duke shpjeguar kështu dukurinë e migrimit jashtë e brenda Shqipërisë. Ndonëse nuk ekziston, prej më shumë se 50 vjetësh zija e bukës ka qënë jo e rrallë në këtë fshat. Kjo i detyronte dhe i detyron për të marrë rrugën e kurbetit shumë djem e vajza që punojnë për një jetë më të mirë.
Por duhet theksuar se vitet e fundit ka filluar që të organizohet punohet më tepër në organizimin e punëve në bujqësi dhe fermerët të orientohen në drejtime të caktuara dhe kjo ka sjellë dhe një rritje të mirëqenies së tyre.
Demografia
RedaktoEkonomia
RedaktoHistoria
RedaktoShih dhe këtë
RedaktoKomuna Vendreshë |
---|
Lavdari · Spathari · Therepeli · Vala · Vendresha e Madhe · Vendresha e Vogël · Vendresha e Malit · Ibro |
redaktoni kutinë |
Lidhje të jashtme
Redakto
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |