Transporti lumor me mbyllje
Mbyllja ose transporti lumor me mbyllje është një vepër hidroteknike që përdoret në lumenj; kryesisht të gjera, të gjata dhe fushore, por ekzistojnë edhe në përmasa më të vogla. Mbylljet e bëjnë të mundur lundrimin lumor në prapatokë, duke kapërcyer disnivelet.
Emri
RedaktoNë fjalorthin hidroteknik shqip nuk ekziston ndonjë emër i njëzëshëm për këtë vepër.
Fjala e përdorur në gjuhët e tjera burojnë nga i njëti koncept semantik: "mbyll brenda/veçoj/kyç diçka". Këtu mund të përmenden shembuj si:
- hollandisht sluis > sluiten > "të mbyllësh diçka"
- anglisht lock > to lock something > "të kyçësh diçka"
- italisht chuida > "e mbyllur"
- frëngjisht écluse > latinisht aqua exclusa > "ujë i veçuar"
Funksionimi
RedaktoAjo funksionon me ndihmën e një kanali të ngushtë, të vendosur nga njëra anë e bregut të lumit ose duke zënë krejt gjerësinë e tij, i cili ka dy porta në fillim dhe në fund të tij, dhe fletët e të cilave mbyllen ose hapen, duke krijuar kështu përkohësisht një vaskë për të mundësuar ndryshimin e nivelit ujit. Varka ose anija futet në kanal nga porta hyrëse, e cila mbyllet pasi të jetë futur mjeti lundrues, për të mundësuar ndyshimin e nivelit të ujit. Pas arritjes së nivelit të duhur, mjeti lundrues del nga porta dalëse.