Lisi i Bukoshit

monument natyror në Kosovë
(Përcjellë nga Trungu i lisit në Bukosh)

Lisi i Bukoshit është një monument i rrallë i trashëgimisë natyrore me karakter botanikë i cili ndodhet në fshatin BukoshVushtrrisë.

Lisi i Bukoshit
(Trungu i Lisit në Bukosh)
Gjinia:Quercus

Pamje e Lisit të Bukoshit

ShtetiRepublika e Kosovës
RajoniRajoni i Mitrovicës
KomunaVushtrria
FshatiBukoshi
Gjinia biologjikeQuercus
Krijimi1870

Historiku

Redakto

Lisi i Bukoshit është një lis i vjetër i gjinisë Quercus me përmasa të perimetrit të trungut të cilat në bazë (në fund të trungut) janë 3.10 cm (1.22 in) ndërsa gjatësia/lartësia maksimale e kurorës së tij sillet rreth 22 m (72 ft). Vjetërsia e saktë e tij nuk dihet por thuhet që kur ka filluar ndërtimi i linjës hekurudhore [1] Shkup - Fushë Kosovë - Mitrovicë [2] ky lis të ketë qenë një mënjollë (filizë) e vogël pranë një kroi.[3] (Dihet që ndërtimi i hekurudhës në fjalë ka përfunduar në vitin 1874). [1] Pranë lisit, në vendin ku dikur ishte një burim i ujit të freskët (krua) tani gjendet një bunar (pus) gjë që i jep monumentit edhe karakter hidrologjik. Në periudha të ndryshme kohore hija e këtij lisi ka shërbyer si një vend ku kalonin zhegun (mrizonin) bagëtitë (të vogla dhe/ose të mëdha).[4] [5] Lisi sot konsiderohet se ka vlera shkencore (biologjike), arsimore, didaktike, estetike, historike – turistike, etj. [6] [7]

Shih edhe

Redakto

Galeria

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b "Historiku i Hekurudhave të Kosovës" (PDF). Hekurudhat e Kosovës. 2010. Marrë më 4 maj 2020.
  2. ^ "History of Macedonian Railways through photo documentation" (në anglisht). Macedonian Railways (Hekurudhat e Maqedonisë - Македонски Железници). 2013. Arkivuar nga origjinali më 17 gusht 2017. Marrë më 4 maj 2020.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  3. ^ Reth vitit 1870; 153 vite më parë (1870)
  4. ^ Për shkak se pranë lisit dikur ndodhej edhe një burim i ujit të freskët, (një krua) nën hijen e tij, në periudha të ndryshme historike, kanë qëndruar dhe janë freskuar të njohur e të panjohur. Jo larg prej këtij lisi thuhet të ketë filluar edhe konflikti mes Azem Galicës dhe Jorgo Jabukës. Shih më gjërësisht për këtë në: Tahiri, B. (11 shtator 2014). "Veprimtaria luftarake e Azem Galicёs gjatё Luftёs sё Parё Botёrore (Kumtesё në 100- vjetorin e Luftës së Parë Botërore)". filolet.com. Arkivuar nga origjinali më 2 maj 2020. Marrë më 4 maj 2020.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  5. ^ Jusuf Osmani: Vendbanimet e Kosovës 16, Vushtrria, Prishtinë, 2005, fq. 120.
  6. ^ "Locations in the category "Natural monuments in Kosovo" – environment-hub.org". web.archive.org (në anglisht). 2023-09-27. Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2023. Marrë më 2024-02-22.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  7. ^ "Bukoshi Oak | Dünya Ülkelerine Ait Bilgileri Bul". countryinfo.io (në turqisht). Arkivuar nga origjinali më 25 shkurt 2024. Marrë më 2024-02-25.

Lidhje të jashtme

Redakto