Trashëgimia natyrore i referohet shumës totale të elementeve të biodiversitetit, duke përfshirë florën dhe faunën, ekosistemet dhe strukturat gjeologjike. Trashëgimia është ajo që është trashëguar nga brezat e kaluar, të mirëmbajtura në kohën e tashme, për t'ua përcjellur brezave të ardhshëm. [1]

Kuptimi

Redakto

Termi "trashëgimi natyrore", rrjedh nga termi "biodiversitet " dhe është një term më pak shkencor por më i kuptueshëm nga masat e gjëra dhe audienca.

Në përbërje të trashëgimisë natyrore ka edhe objekte, peizazhe, ekosisteme, habitate më të veçanta, të rralla apo unikale, relikte, endemike apo të rrezikuara për t’u zhdukur. Si të tilla, ato kanë rëndësi të madhe shkencore, kulturore, arsimore e didaktike, por edhe turistike. Prandaj ruhen e mbrohen edhe me forma e mënyra shumë më të rrepta, të përcaktuara saktë dhe prerë në ligje të veçanta. Të gjitha këto objekte, peizazhe, habitate e ekosisteme cilësohen trashëgimi natyrore e veçantë, që kushtëzohet vetëm nga ligjësitë natyrore, ndërsa veprimtaria njerëzore ushtrohet vetëm për t’i mbrojtur dhe për t’i evidentuar vlerat e tyre, që shprehen në biodiversitetin shumë të pasur dhe në peizazhin e veçantë.[2][3][4]

Një lokacion i rëndësishëm i trashëgimisë natyrore ashtu si edhe vendet e trashëgimisë kulturore mund të jenë të regjistruara në listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. UNESCO programon, katalogizon, emërton, dhe ruan vendet e rëndësishme kulturore dhe natyrore për trashëgiminë e përbashkët të njerëzimit.

Me Konventën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s të vitit 1972 është vendosur që edhe trashëgimia biologjike (botanike), si p.sh. bimët, të konsiderohen trashëgimi e përbashkët e njerëzimit, ose siç është shprehur në preambulë: "duhet të ruhen si një pjesë e trashëgimisë së plotë botërore të njerëzimit." Këto rregulla pastaj e frymëzuan krijimin edhe të bankave të mëdha publike të resurseve gjenetike jashtë vendeve burimore. Në vitin 2005, është themeluar Programi i Trashëgimisë Botërore Detare për të mbrojtur zonat me të njohura me Vlera Universale.

Deri në Mars të vitit 2012, në nivel botëror kishte gjithësej 936 Lokacione të Trashëgimisë Botërore të shpërndara në 153 shtete të botës: prej tyre 725 ishin lokacione kulturore, 183 natyrore, dhe 28 në pronësi të përzier. Një vit më vonë ky numër u ngrit në 981 lokacione. Midis tyre në listën e lokacioneve të trashëgimisë botërore (qershor 2013), me plot dinjitet e vlera unikale, qëndrojnë edhe lokacionet tona: Liqeni i Ohrit, Butrinti, Gjirokastra, Berati (Shqipëri), Manastiri i Deçanit, Patrikana e Pejës, Kisha e Levishës Prishtinë, Manastiri i Graçanicës (Kosovë) dhe qyteti i Ohrit (Maqedonia e Veriut). Në regjistrin „Kujtesa e Botës” kanë zenë vend të merituar edhe dy kodikët e Beratit dhe Iso-polifonia popullore shqiptare, si kryevepër e krijimtarisë gojore të njerëzimit. Këto janë vlera tona, por edhe vlera botërore të gjithë njerëzimit.[5][6][7][8]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Ann Marie Sullivan, Cultural Heritage & New Media: A Future for the Past, 15 J. MARSHALL REV. INTELL. PROP. L. 604 (2016) https://repository.jmls.edu/cgi/viewcontent.cgi?article=1392&context=ripl
  2. ^ The creation of the Heritage Trust Commission, Georgia Heritage Trust Act, Official Code of Georgia (O.C.G.A.) Section 12-3-70
  3. ^ "President Jimmy Carter". Arkivuar nga origjinali më 30 tetor 2007. Marrë më 26 maj 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Archived copy". Arkivuar nga origjinali më 2008-08-07. Marrë më 2008-06-25. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  5. ^ The Governors of Georgia, 1754-2004 By James F. Cook, ISBN 0-86554-954-0, 2005 Mercer University Press, p. 311.
  6. ^ Kiely, Kathy (2009-01-22). "Lady Bird Johnson dies at 94". USA Today. Marrë më 2010-05-20. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ NatureServe History, The history of the Virginia-based conservation non-profit NatureServe.
  8. ^ About the NatureServe Network