Tyla
Tyla Laura Seethal (lindur më 30 janar 2002), e njohur mononimisht si Tyla, është një këngëtare dhe autore këngësh nga Republika Jugafrikane. E lindur dhe e rritur në Johannesburg, ajo u nënshkrua me Epic Records në vitin 2021 pas suksesit të brendshëm të këngës së saj debutuese "Getting Late" me Kooldrink. Tyla mori famë ndërkombëtare me këngën e saj "Water", e cila hyri në listën e top dhjetë hiteve më të konsumuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe është kënga e parë nga një soliste jugafrikane që hyn në listën Billboard Hot 100 në SHBA pas 55 vjetësh.
Tyla | |
---|---|
Informata themelore | |
Lindi | 30 janar 2002 (22 vjeçe)[1] Johannesburg, Republika Jugafrikane |
Jeta e hershme
RedaktoSeethal lindi në Johannesburg, në Republikën Jugafrikane në një familje me ngjyrë[3] me origjinë Xhosa, Zulu, Indiane dhe Mauritiane.[4][5][6][7] Ajo u diplomua në shkollën e mesme Edenglen më 2019 dhe ishte kryetare e kulturës në atë vit.[8] Ajo filloi të postonte këngë dhe imitime origjinale këngësh në llogarinë e saj në Instagram, si dhe t'i dërgonte ato tek një numër figurash në industrinë e muzikës. U zbulua nga menaxheri i saj i parë, i cili më pas organizoi seancat e saj të para të inçizimit.[9]
Karriera
RedaktoNë fund të vitit 2019, Tyla publikoi këngën e saj debutuese "Getting Late" me produksion nga Kooldrink, e cila arriti sukses kombëtar. Videoja muzikore shoqëruese u nominua për videon e vitit në Çmimet e Muzikës të Afrikës së Jugut në vitin 2022.[10] Më pas ajo nënshkroi një kontratë inçizimi me Epic Records përmes një sipërmarrjeje të përbashkët me Fax Records në Shtetet e Bashkuara.[11] Ajo e vazhdoi këtë sukses me këngët "To Last" dhe "Overdue".[12][13]
Performanca e saj debutuese erdhi në vitin 2023 gjatë festës së mëvonshme të Dolce & Gabbana në Javën e Modës në Milano,[14] pas publikimit të këngës së saj "Been Thinking",[15] që i dha asaj renditjen e vet të parë në listën e karrierës së saj, në Tabelën R&B/Hip-Hop nga Billboard. Heven Haile nga faqja Pitchfork e përshkroi atë si një "himn i shkëlqyeshëm i klubit që kanalizon hitet joshëse pop-R&B të mesit të viteve 2000, Ciara dhe Rihanna".[16] Tyla më pas iu bashkua këngëtarit Chris Brown si akt hyrës për pjesën evropiane të turneut të tij Under the Influence.[17] Në maj të vitit 2023, ajo e publikoi këngën "Girl Next Door", me këngëtaren nigeriane Ayra Starr.[18] Ajo gjithashtu e publikoi më vonë këngën "Water" në korrik të vitit 2023 si këngën kryesore nga debutimi i saj i albumit EP.[19] Pasi krijoi një sfidë kërcimi që u bë virale në platformën TikTok,[20] kënga hyri në top 10 në Zelandën e Re, Holandë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, ku kryesoi tabelën e këngëve Afrobeats në Mbretërinë e Bashkuar.[21] Duke arritur numrin 67, "Water" e bëri Tyla-n jugafrikanen më të re dhe solisten e parë jugafrikane që arrin të hyjë në listën Billboard Hot 100 të SHBA-së, pas 55 vjetësh kur kënga "Grazing in the Grass" e Hugh Masekela më 1968 bënte pjesë në atë listë.[22] Videoja muzikore shoqëruese e saj, e publikuar më 7 tetor 2023, grumbulloi 3 milionë klikime në YouTube për tri ditë.[23]
Diskografia
RedaktoKëngët teke
RedaktoSi artiste kryesore
RedaktoTitulli | Viti | Pozita më e lartë | Albumi | |||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
SA | AUS | IRE | NLD | NZ | SWE | UK | UK Afro. |
US | WW | |||
"Getting Late" (me Kooldrink) |
2021 | — | — | — | — | — | — | — | — | — | — | |
"To Last" | 2022 | — | — | — | — | — | — | — | — | — | — | |
"Overdue" (me DJ Lag dhe Kooldrink) |
— | — | — | — | — | — | — | — | — | — | Blood & Water: Season 2 (Music From The Netflix Series) | |
"Been Thinking" | 2023 | — | — | — | — | — | — | — | — | — | — | |
"Girl Next Door" (me Ayra Starr) |
— | — | — | — | — | — | — | — | — | — | ||
"Water" | 10 | 9 | 6 | 7 | 2 | 10 | 4 | 1 | 46 | 21 | Do të njoftohet | |
"—" tregon këngët që nuk u publikuan në atë vend ose nuk arritën në grafik. |
Si artiste e përfshirë
RedaktoTitulli | Viti | Albumi |
---|---|---|
"Thata Ahh" (ShaunMusiq, Ftears dhe DJ Maphorisa me Young Stunna, Madumane dhe Tyla) |
2022 | Thatha Ushaka |
"Ke Shy" (Major Lazer dhe Major League DJz me Tyla, Luudadeejay dhe Yumbs) |
2023 | Piano Republik |
"Bana Ba" (Daliwonga me ShaunMusiq, Ftears, Tyla dhe TitoM) |
Dali Dali |
Paraqitjet si e ftuar
RedaktoTitulli | Viti | Artistë të tjerë | Albumi |
---|---|---|---|
"Ngowam" | 2022 | Kelvin Momo | Amukelani |
Çmimet dhe nominimet
RedaktoViti | Organizimi | Çmimi | Marrësi ose i emëruari | Rezultati |
---|---|---|---|---|
2022 | Çmimet e Muzikës së Afrikës së Jugut | Videoja muzikore e vitit | "Getting Late" (me Kooldrink) | Kandidat/e |
Referime
Redakto- ^ "Tyla Celebrates New Single & Birthday In Hollywood". AllAccess (në anglisht). 31 janar 2023. Marrë më 7 shtator 2023.
- ^ Campbell, Erica (8 mars 2023). "Tyla: "I really want eyes on all African artists, because we need more attention"" (në anglisht). NME. Marrë më 7 shtator 2023.
- ^ Kelly, Jade (1 mars 2021). "The Year of Tyla". Breakroom Africa (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 14 prill 2022. Marrë më 7 shtator 2023.
- ^ Seethal, Tyla (23 shtator 2020). "#celebratemzansi let's see you guys join the challenge". TikTok (në anglisht). Marrë më 23 tetor 2023.
- ^ "Biography: TYLA". FAX Records (Epic Records) (në anglisht). Sony Music Entertainment. Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2023. Marrë më 24 tetor 2023.
- ^ Kawalik, Tracy (2023-09-20). "Tyla: 'I'm a rock-star Barbie doll'". Rolling Stone (MB) (në anglisht). Marrë më 25 shtator 2023.
- ^ Murray, Robin (7 nëntor 2022). "Track Of The Day 7/11 - Tyla". Clash (në anglisht). Marrë më 24 tetor 2023.
- ^ Frans, Karien (2021-03-03). "Former Edenglen High learners releases music video". AWSUM School News (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2021. Marrë më 2023-09-21.
- ^ Dunn, Frankie (3 prill 2021). "Tyla is on a mission to become South Africa's biggest popstar". i-D (në anglisht). Vice. Marrë më 7 shtator 2023.
- ^ Shumba, Ano (7 qershor 2022). "South African Music Awards 2022: All the nominees". Music Africa (në anglisht).
- ^ Coetzee, Nikita (26 maj 2021). "SA star Tyla signs international deal". News24 (në anglisht). Marrë më 12 shtator 2021.
- ^ Keila (6 nëntor 2022). "Tyla Kicks Off With a Impressive New Single "To Last"". Out Now (në anglisht).
- ^ Rashed, Ayana (7 tetor 2021). "Tyla Releases New Visual For "Overdue" Featuring DJ Lag & Kooldrink Out Now". Respect (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 29 prill 2023. Marrë më 16 shtator 2023.
- ^ "Who is Tyla? The South African beauty has a bright future ahead". Glamour (AJ) (në anglisht). 1 mars 2023. Marrë më 7 shtator 2023.
- ^ Victoria, Kenyatta (3 mars 2023). "Tyla Shares The Story Behind Her Viral Hit "Been Thinking"". Essence (në anglisht).
- ^ Haile, Heven (9 shkurt 2023). "Track Review: Tyla - "Been Thinking"". Pitchfork (në anglisht). Marrë më 2023-09-12.
- ^ "Tyla to support Chris Brown on massive UK & Europe tour". Hype Magazine (në anglisht). 14 shkurt 2023. Marrë më 7 shtator 2023.
- ^ Pierre, Alphonse (11 maj 2023). "Listen to Tyla and Ayra Starr's New Song "Girl Next Door"". Pitchfork (në anglisht). Marrë më 7 shtator 2023.
- ^ Gibson, Donte (1 gusht 2023). "Tyla Aims To Quench Our Thirst With 'Water'". Soul Bounce (në anglisht). Marrë më 7 shtator 2023.
- ^ Iahn, Buddy (2023-09-11). "Tyla solidifies rising star status with viral hit 'Water'". The Music Universe (në anglisht). Marrë më 2023-09-15.
- ^ "Tyla ! Official Charts" (në anglisht). Official Charts Company. Marrë më 20 tetor 2023.
- ^ Aradi, Gloria (2023-10-10). "South Africa's Tyla makes historic Billboard Hot 100 debut with Water". BBC News (në anglisht). Marrë më 2023-10-12.
- ^ Darangwa, Shingai (9 tetor 2023). "Tyla clocks 3 million views in 3 days, breaks all-time Spotify listeners record". Independent Online (në anglisht). Marrë më 9 tetor 2023.