Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, i njohur edhe si Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon, është një shoqatë jofitimprurëse dhe një bashkim vullnetar dhe i pavarur i bashkive dhe komunave të trojeve shqiptare. Shoqata UBSHR është regjistruar zyratisht në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë më 29 korrik 2019 si organizatë jofitimprurëse.[1]

Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon
ShkurtesaUBSHR
Formuar më27 nëntor 2016
SeliaTiranë, Shqipëri
Kryetari
Erion Veliaj
Drejtore ekzekutive
Andriola Kambo
Faqja në internetubshr.tirana.al

Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon u themelua në vitin 2016 në Tiranë nga përfqësuesit e pesë bashkive e komunave shqiptare të Tiranës, Prishtinës, Tetovës, Ulqinit dhe Preshevës.[2] Në takimin e dytë në Prishtinë në vitin 2018, unionit u bashkangjitën Bashkia Fier, Komuna e Prizrenit dhe Komuna e Gostivarit.[2] Në takimin e tretë në Tetovë në vitin 2019, u anëtarsuan Bashkia Vlorë, Komuna e Çairit dhe Komuna e Tuzit.[2] Komuna e Pejës u bashkua në vitin 2021.[3]

Anëtarët

Redakto
Bashkitë dhe komunat anëtare[4]
Shteti Bashkia/Komuna Popullsia Sipërfaqja në km²
  Shqipëria Bashkia Tiranë 557,422 1,110.68
Bashkia Vlorë 130,827 616.85
  Kosova Komuna e Prishtinës 198,897 523.13
Komuna e Prizrenit 177,781 626.86
Komuna e Pejës 96,450 603
Komuna e Gjakovës[5] 94,556 587
  Maqedonia e Veriut Komuna e Tetovës 84,770 261.89
Komuna e Gostivarit 59,770 513.39
Komuna e Çairit 62,586 53
  Mali i Zi Komuna e Ulqinit 19,921 255
Komuna e Tuzit 11,422 237
  Serbia Komuna e Preshevës 29,600 264

Referime

Redakto
  1. ^ "Rreth Nesh - Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon- UBSHR". 2019-11-21. Marrë më 2022-07-04.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ a b c Bytyçi, Muhamet (2019-11-01). "Politikat Lokale – Bashkëpunimi Ndërkomunal në Kosovë". Theses and Dissertations. doi:10.33107/ubt-etd.2019.21.
  3. ^ "Vendim Nr.56-2021 Unioni i Bashkesive Shqiptare ne Rajon" (PDF). kk.rks-gov.net/peje. 30 shtator 2021. Marrë më 2022-07-04.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  4. ^ Numrat e popullsisë dhe sipërfaqet e bashkive dhe komunave janë marrë nga artikujt e tyre përkatëse
  5. ^ "Komuna e Gjakovë pjesë e Asamblesë së Përgjithshme dhe Forumit Ekonomik si dhe Turizmit Rajonal". kk.rks-gov.net/gjakove. 2021-06-11. Marrë më 2022-07-04.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)

Lidhje të jashtme

Redakto