Urdhëri i Skënderbeut (Mbretëria Shqiptare)

Urdhëri i Skënderbeut krijuar më 3 dhjetor 1925, Urdhri më i vjetër kronologjikisht i krijuar nga Ahmet Zogu si shef shteti, i akordohet të gjithë atyre që tregojnë shërbime të çmueshme kundrejt Shtetit ose Kombit në çdo degë. Tre klasa : kalorës, oficer, komandar ; dy rangje : oficer i madh, kordon i madh me yll. Rangu i kordonit të madh me yll i rezervohet personaliteteve te shquara shqiptare e të huaja, diplomatëve, dhe individëve të veçantë që janë shquar në fusha të ndryshme si një vlerësim merite.

Urdhëri i Skënderbeut

Numri i personave me origjine shqiptare që mund të dekorohen me kordonin e madh është i kufizuar në 40. Midis të dekoruarve me kordonin e madh me yll mund të përmenden Faik Konica, Imz. Visarion Xhuvani, Rauf Fico, Mehdi Frashëri, Abaz Kupi, Cafo Beg Ulqini, Paul Adamidi Frashëri, Ilias Bej Vrioni, gjenerali von Mirdach. Si i dekoruar në rangun e oficerit të madh mund të përmendet Skënder Zogut, përfaqësues i Familjes mbretërore shqiptare në Francë.

Ky urdhër pushoj së ekzistuari në 1945 nga qeveria Hoxha.

I është akorduar

Redakto
  • Xhemal Aranitasi, shef i ushtrisë mbretërore shqiptare
  • Muharrem Bajraktari, Komandant i Xhandarmërisë Shqiptare 1927 - 1932, Adjutant i Mbretit Zog 1932 - 1934
  • Julian Amery
  • Sir Edward Boyles
  • 1930 Lt-Col Edward Cuthbert de Renzy-Martin (Commander)
  • 1930 Lt-Col Herbert John Mackenzie (Commander)
  • 1930 Lt-Col Walter Francis Stirling (Grand Cordon)
  • 1931 Kristo Dako[1]
  • 1931 Sevasti Qiriazi-Dako
  • 1931 Parashqevi Qiriazi
  • 1932 Feti Dero (Oficer Artilerie)
  • 1934 Edwin Cripwell (Commander), Hon Albanian Consul in London
  • 1937 Lt-Cmder Conway Vivian Dodgson (Commander)
  • 1937 Captain Walter Edwin Bredin (Commander)
  • Sir Jocelyn Percy
  • 8 maj 2012, Atë Zef Valentinit
  • 2016, Cafo Beg Ulqini (Kalores)

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Qiriazi-Dako, Sevasti (2022). Jeta ime (bot. 2nd). Tirana: Instituti për Studime Shqiptare dhe Protestante. fq. 234. ISBN 978-9928-4730-4-2. Kryeministri më pas lexoi një mesazh nga Mbreti dhe na dekoroi të treve: znjsh. Qiriazi, z. Dako dhe mua me Urdhrin e Skënderbeut.