‘‘‘Varaha Mandapa’’’ (i quajtur edheTempulli shpellor Varaha ose Tempulli shpellor Adivaraha) është një tempull shpellor i skalitur në shkëmb në Mamallapuram, në bregun e Coromandelit të gjirit të Bengalit në distriktin Kancheepuram në shtetin indian Tamil Nadu. Është pjesë e fshatit në majë të kodrës, që është 4 km në veri të siteve kryesore të Mahabalipurmit, rathat dhe kompleksi i Tempullit bregdetar.[1][2] Është një shembull i Arkitekturës shkëmbore që daton nga fundi i shekullit të VII. Tempulli është një nga dëshmitë më të bukura të Vishwakarma-s së lashtë Sthapathi-ve, të arkitekturës shpellore të skalitur në shkëmb, nga shumë shpella të tilla të quajtura mandapa. Është pjesë e Grupit të monumenteve në Mahabalipuram, të shpallur pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s që nga viti 1984.[3] Skulptura më e shquar në shpellë është ajo e Vishnu-t të mishëruar në formën e një Varaha ose derri duke ngritur Bhudevi-n, hyjneshën nënë të tokës nga deti. Në shpellë gjenden gjithashtu edhe shumë figura mitologjike.[4]

Reliev në tempullin shpellor Varaha

Gjeografia Redakto

Tempulli gjendet në kodrat e qytetit të Mahabalipuramit, 4 km në veri të siteve kryesore të Mahabalipurmit, rathat dhe kompleksi i tempullit bregdetar, bregun e Coromandelit në gjirin e Bengalit në Oqeanin indian. Është afërsisht 58 km qyteti i Chennai-t (më parë i njohur si Madras) dhe rreth 32 km nga Chingelpeti.[5]

 
Hyrja e tempullit shpellor Varaha

Historia Redakto

Shpella pasqyron një stil arkitekturor kalimtar në kolonat e saj të vendosura mbi luanë të ulur dhe relievet e skalitura në muret brenda shpellës që evoluan gjatë sundimit të mbretërve Mahendra Varmani I dhe Rajasimha ose Narasimhavarmani I i njohur si Mamalla të dinastisë Pallava. Ky stil u vazhdua nga djali i Mamalla-s Parameshvaravarmani I.[6] Kërkimet historike kanë komfirmuar gjithashtu se qyteti i Mahabalipuramit u stabilizua vetëm pasi u emërtua sipas emrit të Mamallas, Mamallapuram dhe shpellat si dhe rathat i janë atribuar të gjitha mbretërimit të tij gjatë vitit 650 të e.s..[7] Është monumenti më i hershëm i njohur në Mahabalipuram megjithëse nuk është më i vizituari për shkak të vendodhjes së tij të fshehur.[8] Veçoria dalluese e stilit Pallava është se façata ballore e shpellës ka, pa përjashtim, kolona të skalitura mjeshtërisht të vendosura mbi luanë të ulur.[9] Struktura është pjesë e Grupit të monumenteve në Mahabalipuram, një sit i trashëgimisë botërore të UNESCO-s që nga viti 1984.

Arkitektura Redakto

 
Façata hyrëse e Varaha Mandapas

Planimetria Redakto

Shpella gjendet mbi një kodër që është errësuar nga një tjetër mandapa (pavjon) shkëmbor përballë saj. Dhoma e shpellës, që është e drejtuar nga perëndimi, është rreth 10.1 X 4.3 metra dhe ka një lartësi prej 3.5 metrash. Façata e hyrjes ka katër kolona tetëkëndore dhe dy gjysëm-kolona tetëkëndore, këto të fundit të kufizuara me faqen shkëmbore anash.[8] Është një tempull i vogël monolitik i skalitur në shkëm me një mandapa të skalitur në faqen e shkëmbit të granitit në ngjyre rozë, që daton nga shekulli i VII.[10] Shpella ka përmasa të vogla dhe një plan të thjeshtë. Kolonat me hulli që i ndajnë hapjet kanë kapitele në formë jastëku dhe të trungje të vendosura mbi luanë të ulur në bazë. Në tempull mund të dallohen disa elemente të arkitekturës greko-romake dhe statujat e ulura thuhet se kanë ngjashmëri me stilet e ulura të para në arkitekturën evropiane, në ndryshim nga stili indian me këmbë të kryqëzuara. Stili i krijuar kështu në Mahabalipuram u bë pararendësi i stilit arkitekturor dravidian.[11] Muret brenda shpellës kanë mjaft skena mitologjike befasuese të skalitura në relieve. Vishnu duke shpëtuar tokën, Vishnu duke hedhur tre hapa të mëdhenj, Gaja Lakshmi dhe Durga janë panelet mbresëlënëse të skaltitura në shpellën Adivaraha.[11]

Veçoritë Redakto

 
Panel i skalitur anësor me Varaha-n duke ngritur Bhu Devi-n, nënën tokë

Në qendër të murit të mbrapëm të mandapas, përballë hyrjes, janë skalitur figura gardianësh në të dyja anët e një faltoreje. Brenda mandapas, muret kanë katër panele të mëdhenj të skalitur, shembuj të mirë të artit natyralist Pallava. Muret anësore kanë panele skulpturore të skalitura të Vishnu-s si Trivikrama dhe panelit verior, që është shumë i madh, paraqet Vishnu-n në mishërimin e formës së stërmadhe të Varaha-s, derri duke ngritur Bhudevi-n, hyjnesha e tokës simbolikisht përfaqësuese e heqjes së injorancës së qenieve njerëzore. Në këtë panel, Varaha ka katër duar, dy duke mbajtur shankha-n dhe chakra-n, që janë paraqitur drejt pjesës së mbrapme dhe në një nga krahët përballë po mban Bhudevi-n. Pranë tij nuk ka ndihmësa ose shërbyes, megjithatë, paneli origjinal ka qenë i suvatuar dhe i pikturuar.[1][8][4][12] Në shpellë shihen edhe panelet e relievit të Durgës së ulur mbi një zambak dhe një tjetër panel i Vamana-s, një tjetër mishërim i Vishnu-t.[13] Paneli Gajalakshmi është në murin e mbrapëm që paraqet Lakshmi-n, hyjneshën e begatisë. Domethënia fetare e Gajalakshmi-t është paraqitur mirë në panel. Ajo është portretizuar duke mbajtur me dorën e saj lulen e zambakut, e kufizuar nga katër ndihmës dhe e skalitur në "bukurinë e përsosur dhe në shprehi të hijshme". Dy elefantët mbretëror janë duke mbushur enë uji të mbajtura nga ndihmësit dhe një elefant është duke hedhur ujë nga ena mbi Lakshmi-n dhe tjetri është gati të marrë enën nga dora e shërbyeses për të hedhur po ashtu ujë mbi Lakshmin. Paneli i Durgës, gjithashtu në murin e mbrapëm, është tregues i fitores mbi injorancën. Paneli i Trivikrama-s portretizon Vishnu-n si zoti i tre botëve. Një tjetër panel mbresëlënës është ai i Durgës duke vrarë demonin Mahishasura që është në një formë antropomorfike me kokë bualli; skena është reminishente e një beteje midis forcave të së mirës dhe të së keqes, me grupin e Durgës të përfaqësuar nga gana-t me pamje vetëbesuese duke përparuar dhe grupi tjetër i Mahishasura-s me ushtrinë e tij të asura-ve (demonët) duke u tërhequr. Kjo skenë është një paraqitje e re arkitekturore që është vlerësuar se "vë në pah dramën dhe realizmin e subjektit". Paneli i Brahmas është skalitur me Brahman që ka tre koka në posturën sambhaga.[14] Në murin verior të shpellës është paraqitur paneli i Shivas si Gangadhara. Ai është portretizuar me katër duar dhe është në një pozicion në këmbë tribhanga; dora e poshtme majtas është vendosur mbi kofshët e tij, një stil i quajtur katyabalambita. Dora e djathtë poshtë është në një pozicion bekimi varada-hasta. Dora i sipërme majtas është duke mbajtur një akshamala ndërsa e djathta po lartë është "duke mbajtur një nga gërshetat e flokut të tij për të mbajtur Ganga-n" që është një skenë e Ganga-s (hyjnia e lumit të Gangut) në një formë njerëzore duke zbritur nga qielli duke u mbajtur në flokun e lidhur të Shivës.[8] Në shpellë shihen edhe panele me skalitjen e dy imazheve të mbretërve Pallava me mbretëreshat e tyre. Një panel i vendosur në të djathtë të panelit të Gajalakshmit paraqet mbretin të ulur në fron dhe të veshur me kostumin e tij mbretëror si dhe duke i bërë freski ashtu dhe mbretëreshat e tij duke qëndruar në këmbë mbrapa tij. Mbishkrimi poshtë këtij panelit është titulluar ‘‘Adhiraja Simhavinna-Pottra (Simhavishnu Potta) i lavdishëm’’. Në një tjetër panel përballë të parit është një tjetër mbret Pallava në shkëlqimin e tij mbretëror duke qëndruar me dy mbretëreshat e tij, në një pozicion nderimi poshtë të cilit është shkruar titulli "Adhiraja Mahendra-Potta i lavdishëm". Këto mbishkrime kanë qenë interpretuar se përfaqësojnë Rajasimha-n, me titullin Narasimha Vishnu në panelin e parë dhe figura e dytë (e mbretit në këmbë) e djalit të tij Mahendravarmani III.[8]

Shiko edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ a b "General view of the entrance to the Varaha Cave Temple, Mamallapuram". British Library. Marrë më 22 shkurt 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  2. ^ George Michell: The Hindu Temple: An Introduction to Its Meaning and Forms; 1977, University of Chicago Press, kontrolluar më 7 shkurt 2013, isbn 978-0-226-53230-1, fq. 81–
  3. ^ "UNESCO Site 249 – Group of Monuments at Mahabalipuram" (PDF). UNESCO World Heritage Site. 15 tetor 1983. Marrë më 18 maj 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b "General view of the entrance to the Varaha Cave Temple, Mamallapuram 10032213". Online Gallery of British Library. Marrë më 22 shkurt 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  5. ^ P. V. Jagadisa Ayyar: South Indian Shrines: Illustrated; 1982, Asian Educational Services, kontrolluar më 7 shkurt 2013, isbn 978-81-206-0151-2, fq. 157–
  6. ^ G. Jouveau-Dubreuil: Pallava Antiquities – 2 Vols.; 1 dhjetor 1994, Asian Educational Services, kontrolluar më 3 janar 2013, isbn 978-81-206-0571-8, fq. 30–
  7. ^ Trudy Ring, Robert M. Salkin & Sharon La Boda: Asia and Oceania: International Dictionary of Historic Places; 1995, Taylor & Francis, kontrolluar më 7 shkurt 2013, isbn 978-1-884964-04-6, fq. 912–
  8. ^ a b c d e "Mahabalipuram – The Workshop of Pallavas – Part II". Adi-Varaha Perumal Cave Temple. Puratatva.in. Arkivuar nga origjinali më 21 prill 2012. Marrë më 23 qershor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Two drawings of sculpture at Mamallapuram". Online Gallery of British Library. Marrë më 22 shkurt 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  10. ^ "Mahabalipuram". Art and Archaeology. Marrë më 9 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ a b Trudy Ring, Noelle Watson & Paul Schellinger: Asia and Oceania: International Dictionary of Historic Places; 12 nëntor 2012, Taylor & Francis, kontrolluar më 3 janar 2013, isbn 978-1-884964-04-6, fq. 554–555, 912–
  12. ^ V. Subburaj: Tourist Guide to Chennai; 1 dhjetor 2006, Sura Books, kontrolluar më 9 janar 2013, isbn 978-81-7478-040-9, fq. 18
  13. ^ Rina Kamath: Chennai; 1 shtator 2000, Orient Blackswan, kontrolluar më 7 shkurt 2013, isbn 978-81-250-1378-5, fq. 124–
  14. ^ "Varaha Cave Temple". Frontline, India's National Magazine, the publishers of ‘‘The Hindu’’. Marrë më 23 shkurt 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Bibliografia Redakto

Lidhje të jashtme Redakto