Disney Television Animation

njësia e animacionit televiziv të kompanisë Disney

Disney Television Animation (DTVA)[3] (njohur dikur si Walt Disney Pictures Television Animation dhe Walt Disney Television Animation) është një studio amerikane e animacionit që shërben si njësia prodhuese e animacionit televiziv të Disney Branded Television, një dikaster i Disney General Entertainment Content, që është dikaster i Disney Entertainment. Studioja u themelua në vitin 1984 nga Gary Krisel derisa po riorganizohej Kompania Disney pasi u vendos Michael Eisner si drejtor ekzekutiv i përgjithshëm atë vit.

Disney Television Animation
Emri tregtar
Disney Channel Animation
Njohur më parë si
  • Walt Disney Pictures Television Animation Group (1984–1987)
  • Walt Disney Television Animation (1987–2011)
LlojiFiliale
Industria
Themeluar në5 dhjetor 1984; 40 vite më parë (1984-12-05)
ThemeluesiGary Krisel
Zyrat qendroreRruga Sonora nr. 811, Glendale, Kaliforni, SHBA[1]
Numri i vendodhjeve
3
Njerëzit kyç
Meredith Roberts (nënkryetare e lartë, menaxhere e përgjithshme)[2]
Prodhimi
  • Seriale të animuara televizive
  • Filme direkt-në-video
  • Programe speciale televizive
PrindiDisney Branded Television

Ky sektor merret me zhvillimin dhe prodhimin e serialeve, filmave dhe specialeve të animuara televizive, për transmetim në rrjetet e markës Disney; Disney Channel, Disney XD dhe Disney Junior, poashtu edhe për streamingDisney+. Prodhimet e DTVA-së licensohen për transmetim në rrjetet e Disney ndërkombëtarisht, dhe në televizione tjera jo të ndërlidhura me Disney.

Historiku

Redakto

Sfondi

Redakto

Kompania Disney u kyç për herë të parë në industrinë e televizionit që prej vitit 1950, duke nisur me një program special për Krishtlindjet të quajtur One Hour in Wonderland. Programi i parë televiziv i prodhuar nga Disney ishte një serial antologjik i quajtur The Wonderful World of Disney që zgjati nga 1954 deri në 2008, ndërsa programi i parë i animuar i prodhuar për televizion ishte seria aventureske Zorro (bazuar mbi librat e Johnston McCulleyt) nga 1957 deri 1959.

Zgjerimit të Kompanisë Disney në televizion i mungonte një element: një serial origjinal i animuar për televizion. Deri në vitet e 80-ta nuk pati prodhuar asnjë program televiziv vetanak, sepse Walt Disney u bind që ishte financiarisht e pamundshme. Pothuajse të gjitha materialet televizive të animuara para vitit 1985 ishin segmente me metrazh të shkurtër të prodhuar si ura ndërmjet materialit ekzistues në The Wonderful World of Disney. Artisti japonez Osamu Tezuka takoi Walt Disneyn në Ekspozitën Universale të vitit 1964 në New York, dhe aty Disney i tha që shpresoji dikur të "bëhej diçka pikërisht sikur" Astro Boy i Tezukas, por fatkeqësisht nuk erdhi asgjë prej asaj dëshire.

1984-1990: Fillimet e hershme

Redakto

Punësimi i një kryeshefi të ri ekzekutiv për Walt Disney Productions në 1984, Michael Eisner, e çoi të zgjeronte Kompaninë Disney nëpër fusha të reja, si pasojë edhe themelimin e një dikasteri të animacionit televiziv atë vit, prodhimi i të cilit do t'i ofrohej të gjitha tregjeve: rrjeteve, Disney Channel-it dhe në sindikim. Eisner mbajti një mbledhje në shtëpinë e tij ku e shpalosi konceptin e një seriali mbi arushin Gummi sepse sheqerka iu pëlqeu fëmijëve të tij. Në fillim, stafit iu tha që nuk mund t'i përdornin personazhet kryesorë të Disneyt (Miushi Miki, Rosaku Donald, Gufi, etj.) në serialet e reja.[4]

Departamenti i animacionit u formua në nëntor 1984 me Gary Krisel si kryetar[5] dhe Michael Webster si nënkryetar i lartë.[6] Kjo u konsiderua si lëvizje e rrezikshme sepse serialet televizive të animuara u konsideruan nga shumica si investime me buxhet të ulët për shumicën e historisë së mediumit deri në vitet e 80-ta. Shumë kritikë thonë që vet studioja e animacionit të Disneyt (dikasteri i filmave) humbi shkëlqimin paraprak që prej vdekjes së Walt Disneyt në vitet 1960-ta deri në vitet e 1980-ta. Megjithatë, studioja rrezikoi me disa vendime që iu shpaguan shumë mirë. Rreziku që e mori ishte ideja që një investim në animacion cilësor mund të rifitohej përmes televizionit të rrjetëzuar dhe në sindikim, si dhe nëpër televizion kabllor. Rezultati ishte një varg i suksesshëm i prodhimeve televizive të animuara me buxhet më të lartë që e ngritën standardin për mediumin e televizionit.

Prodhimet e para që kaluan nga studioja në transmetim erdhën në 1985, me konceptin e Eisnerit të mishëruar në serialin Aventurat e arinjve Gami (Adventures of the Gummi Bears), bashkuar me konceptin origjinal ama jetëshkurtër The Wuzzles, të dytë të bazuar mbi koncepte me shtazë që flasin. Seriali i tretë në një rend të ngjajshëm, Fluppy Dogs, u prodhua si një epizod pilot 45-minutësh që u transmetua në ABC në vitin 1986 dhe u bazua mbi një seri të librave për fëmijë e një linjë lodrash. Shikueshmëria e zbehtë siguroi që ai projekt nuk do të zhvillohej si serial.[7]

Në vitin 1987, Disney shpalosi më në fund serialin më të ri në ciklin e vet, dhe të parin në shtrirjen e gjatë të suksesshme të serialeve të sindikuara, DuckTales. Të ndaluar prej shfrytëzimit të personazheve kryesore të Disneyt, personazhe më pak të njohur si Skruxh MekRosaku dhe Hui, Dui dhe Lui u lejuan, dhe Disney eventualisht lëshoi Rosakun Donald për një paraqitje të shkurtër që t'i japin themel serialit, duke e përforcuar universin e Rosakut të themeluar nga artisti Carl Banks në mediumin e animacionit.[4] Seriali ishte aq i suksesshëm saqë e pjelli një film teatral, DuckTales the Movie: Treasure of the Lost Lamp [en], si dhe dy seriale të ndërlidhura: Darkwing Duck dhe Quack Pack.

1990-2003: Rrjetet televizive dhe epoka e sindikimit

Redakto

The Disney Afternoon

Redakto

Suksesi i DuckTales poashtu gdhendi rrugën për një valë të re të serialeve cilësore televizive, duke përfshirë serialin origjinal The New Adventures of Winnie the Pooh në 1988. Po atë pranverë, Chip 'n Dale Rescue Rangers filloi transmetimin më 4 mars 1989, ngjit me DuckTales në një program njëorësh gjatë sezonit televiziv 1989-1990. Disney e zgjeroi këtë ide më tutje në sezonin vijues televiziv për ta krijuar The Disney Afternoon (shq: "Pasditja Disney"), një bllok programor dyorësh plot me seriale të animuara, që nisi në shtator të vitit 1990. DuckTales ishte njëri ndër serialet prijëse të atij blloku.

Me dorëheqjen e Jeffrey Katzenbergut në 1994, Richard Frank u bë kreu i të sapoformuarit Walt Disney Television and Telecommunications (WDTT), që përfshiu Walt Disney Television Animation (WDTA). Së shpejti u formua edhe një njësi për filmat direct-to-video.

Tre studio u themeluan jashtë vendit për t'i prodhuar serialet e tij të animuara për televizion. Disney Animation Australia filloi në vitin 1988. Në vitin 1989 në Francë, vëllezërit Brizzi shitën kompaninë e tyre filmike për ta themeluar Walt Disney Animation France. Po atë vit, nisi punën edhe Disney Animation Japan.

Filmografia

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Disney TVA". Foursquare (në anglisht).
  2. ^ "Disney Channel Renews 'Amphibia' For Season 3; Kermit The Frog, Jenifer Lewis, George Takei And More To Guest Star On Season 2". Deadline Hollywood (në anglisht). 23 qershor 2020. Marrë më 29 qershor 2020.
  3. ^ "36th Annual Annie Nominations and Awards Recipients". Annie Awards (në anglisht). 30 janar 2009. Arkivuar nga origjinali më 15 gusht 2010. Marrë më 15 korrik 2011.
  4. ^ a b Bentley, Rick (19 nëntor 2014). "Disney TV Animation Is 30 Years Old, and It's Going Strong". Valley News (në anglisht). The Fresno Bee. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 21 prill 2015.
  5. ^ Smith, Dave (1998). Disney A to Z - The Updated Official Encyclopedia (në anglisht). fq. 594.
  6. ^ "Michael Webster". Variety (në anglisht). 3 shkurt 2000. Marrë më 6 nëntor 2015.
  7. ^ Grant, John (1992). Encyclopedia of Walt Disney's Animated Characters: From Mickey Mouse to Aladdin (në anglisht). Hyperion Books. fq. 139. ISBN 1-56282-904-1. Marrë më 30 gusht 2010.

Referime

Redakto
  • Cotter, Bill, The Wonderful World of Disney Television: A Complete History, California: Disney Editions, 1997, ISBN 978-0-7868-6359-4

Lidhje të jashtme

Redakto