Ekonomisti F.A. Hayek

The Use of Knowledge in Society (Përdorimi i Dijes në Shoqëri) është një artikull akademik i shkruar nga ekonomisiti Friedrich Hayek. Artikulli u botua së pari në nurmin e shtatorit të vitit 1945 në The American Economic Review. Në vitin 2011 "The Use of Knowledge in Society" (Përdorimi i Dijes në Shoqëri) u zgjodh si një nga 20 artikujt më të mirë të botuar tek American Economic Review në 100 vitet e para të ekzistencës së vet si revistë.

Në artikull F. Hayek argumenton kundër vendosjes së një Bordi Qëndror të caktimit të Çmimeve duke theksuar natyrën dinamike dhe organike të luhatshmërisë së çmimeve të tregut dhe të mirat që derivojnë nga një fenomen i tillë. Hayek argumenton se një treg i planifikuar në mënyrë qendrore nuk mund të krahasohet kurrë në efiçiencë me tregun e hapur sepse çdo individ njeh veçse një pjesë fare të vogël të gjërave (informacioneve) që njihen kolektivisht. Kështu, një ekonomi e decentralizuar përplotëson natyrën e shpërhapur të informacionit të shpërndarë në shoqëri (popullatë).

Eseja pati një pritje jo të ngrohtë nga ekonomistët e kohës për shkak të klimës politiko-ekonomike që orientohej kah etatizmi dhe ndërhyjra gjithnjë e më e madhe e shtetit në jetën ekonomike dhe shoqërore. Gjatë viteve '60-të idetë e shprehura në artikull po bëheshin gjithnjë e më të përhapura, pasojë kjo edhe e lajmeve që vinin rreth dështimit të ekonomive të planifikuara të Bllokut të Republikave Socialiste Sovjetike. Në ditët e sotme shumë nga idetë dhe konceptet e formuluara dhe shprehura nga F.A. Hayek në artikull janë të pranuara si shtylla bazë të mendimit ekonomik. Më specifikisht, argumenti qendror i esesë, se luhatjet e çmimeve të tregut promovojnë një shpërndarje efiçiente të resurseve, përqafohet nga pjesa më e madhe e ekonomistëve modernë. Në vitin 2011 "The Use of Knowledge in Society" (Përdorimi i Dijes në Shoqëri) u zgjodh si një nga 20 artikujt më të mirë të botuar tek American Economic Review në 100 vitet e para të ekzistencës së vet si revistë.

Jimmy Wales, ideatori dhe themeluesi i Wikipedisë, e citon artikullin në fjalë si "qendror" në mënyrën se si ai mendon rreth "të menaxuarit e projektit të Wikipedisë". Hayek argumentonte se informacioni është i decentralizuar - çdo individ njeh vetëm një fraksion të vogël të asaj që njihet nga të gjithë - dhe si pasojë, vendimet merren më mirë nga ata që kanë njohuri lokale sesa nga ndonjë autoritet qëndror.






Parapamje në vitrinë

Redakto