Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2016/29
Një tempull ose mandir hindu është një strukturë e projektuar për të bashkuar qeniet njerëzore dhe zotat në një vend, duke përdorur simbolizmin për të shprehur idetë dhe besimet e Hinduizmit. Simbolizmi dhe struktura e një tempulli hindu janë të rrënjosura në traditat vedike. Një tempull përfshin të gjithë elementet e kozmologjisë hindu – duke paraqitur të mirën, të keqen dhe njerëzoren, ashtu si dhe elementet e sensit hindu të ciklit kohor dhe esencës së jetës - duke paraqitur simbolikisht dharman, kaman, arthan, moksan dhe karman.
Tempujt hindu janë realizuar në shumë stile, të vendosura në vende të ndryshme, përdorin metoda të ndryshme ndërtimi dhe janë i janë kushtuar hyjnive dhe besimeve të ndryshme vendore, megjithëse të gjithë ndajnë disa ide, simbole dhe tema themelore. Ata gjenden në Azinë e Jugut, veçanërisht në Indi dhe Nepal, në vendet e Azisë jug-lindore si Kamboxhia, Vietnami dhe ishujt e Indonezisë dhe Malajzisë dhe vende si Fixhi, Mauritius, Guyana, Trinidadi dhe Tobagoja, Karaibet, Surinami, Afrika e Jugut, Evropa dhe Amerika Veriore me një komunitet hindu domethënës. Gjendja e tanishme dhe pamja e jashtme e tempujve hindu pasqyron artet, materialet dhe dizajnin siç kanë evoluar përgjatë mijëvjeçarëve; ata pasqyrojnë gjithashtu efektin e konflikteve midis hinduizmit dhe Islamit që nga shekulli i XII.