Java (gjuhë programimi)
Java (gjuhë programimi)

Java (sqt. Xhàva) është gjuhë programuese e cila fillimisht u zhvillua nga James Gosling dhe inxhinierë të tjerë të kompanisë Sun Microsystems. Java si komponentë thelbësore e Java platformës u lëshua në publik më vitin 1995. Java edhe pse shumicën e sintaksës së saj e ka të derivuar nga gjuhët programuese C dhe C++, ajo në krahasim me këto dy gjuhë përmban një model të objektit më të thjeshtë si dhe ka përkrahje më të vogël për punë të drejtë-për-drejtë me resurset sistemore (si p.sh. memorien). Programet e shkruara në Java, zakonisht përpilohenbajtkod që ekzekutohet në makinën virtuale të Java-së (ang. Java Virtual Machine) e cila është e pavarur nga arkitektura kompjuterike.

Gosling këtë gjuhë programuese fillimisht e kishte quajtur Oak (sq. dushk), sipas një druri dushku që shihej nga dritarja e zyrës së tij. Mirëpo, emri u shndërrua më mbas në Java për faj të drejtës së autorit, sepse ekzistonte një gjuhë tjetër programuese e quajtur Oak që nga 1991-shi.